Stërvitja e hapur përpara ndeshjes së parë kualifikuese me Kolumbinë, ka patur disa momente të vështira, veçanërisht për yllin e Barcelonës, Neymar.
Dy tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë vrapuar drejt tij duke e shtrirë në tokë, në përpjekje për të takuar dhe përqafuar lojtarin e tyre të preferuar.
Megjithatë, 24-vjeçari duket se e ka marrë me sportivitet ‘sulmin,’ pasi shihet teksa përpiqet t’iu shpiegojë punonjësve të sigurisë se përse dy djemtë e rinj kishin hyrë në fushë.