Këshilli Atlantik i Uashington DC ka hartuar një raport të detajuar mbi nevojat për gaz që ka Europa, si dhe konkurrencën që vjen nga linjat e interkonjeksionit të Rusisë dhe ato të SHBA-së.
Ky raport është shkruar nga analisti dhe shefi i revistës “Natural Gas Word”, John Roberts.
Në të jepen rekomandime dhe përcaktohen projektet specifike të janë konsideruar nga BE-ja si “të intersit të përbashkët’, që sigurojnë transportin e volumeve të gazit mes detitt Balltik, Adriatik dhe Detit të Zi, raporton Monitor.
Një nga rekomandimet kyçe ishte dhe zhvillimi i gazsjellësit IAP (Ionian Adriatic Pipeline) ku është angazhimi nga njëra anë i Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe nga ana tjetër i kompanisë azere Socar.
Ndërlidhja mes IAP dhe projektit TAP do të jetë pikërisht Shqipëria. Një tjetër rekomandim i dalë nga ky dokument i rëndësishëm është se plani i veprimit për ndërlidhjen për Europën Qendrore dhe asaj Jugore e cila duhet të zbatohet tërësisht. Ky rekomandim kërkon financim të mëtejshëm dhe mbështetje diplomatike. Në total janë 7 projekte dhe vetëm njëri prej tyre është duke u realizuar dhe ky është gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline.
Gjatë projektet e tjera janë : interkonjeksioni Greqi – Bullgari; interkonjeksioni Bullgari Serbi; riforcimi i sistemit të brendshëm energjetik i Bullgarisë; përmirësimi i rrjetit të brendshëm të Rumanisë; ndërtimi i terminalit të gazit në Kroaci; ndërtimi i një sistemi ndërlidhës mes Kroacisë dhe Hungarisë.
Kësaj logjike i shërben edhe plani i Komisionit Europian për realizimin e 195 projekteve me interes të përbashkët, krijimi faciliteteve ndihmëse me vlerë rreth 5.8 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës ‘ jo konkurruese”, si dhe zhvillimi i rrjetit TEN – T që përfshin zbatimin e projekteve në energji, transport, telekomunikacion.
Shqipëria, bën pjesë në projektet prioritare të Europës Juglindore, me projektin e TAP që pritet të transformojë të gjithë tregun e gazit.
Raporti, ngre pyetjet se nga ku do të sigurohen fondet për realizimin e të gjithë kësaj super strategjie.
A mundet Komisioni Europian të sigurojë më shumë fonde? Ka shtete, përfshi këtu edhe Britaninë e Bashkuar e cila ka hedhur idenë se në projektet strategjike duhet të angazhohen edhe kompanitë private, të cilat do të duhet të sigurojnë edhe furnizimin. Por, kjo strategji do të duhet të kalojë në testim gjatë këtij dimri. Bashkimi Europian ka mobilizuar një fond të quajtur “Marguerite Fund” i cili do të mbështesë në mënyrë të veçantë sektorin privat. Në të do të angazhohen gjashtë insitucione financiare që do të koontribuojnë me rreth 100 milionë euro secila.
Cfar Joniano-Adriatik-Pipeline ?! Cfare lidhje ka me kete projekt deti Jon. Ai eshte shume me poshte ku kalon tubacioni i gazsjellesit TAB.
O shqipo, gjeografia fizike eshte shkence ekzakte. Deti Adriatik me ate Jon ndahen ne Kepin e Gjuhezes ne cep te Karaburunit. Vlora eshte bregu i Adriatikut.
Po ky gaz sjelles qe ndahet me lart ne nyje per drejtim Mal i zi, Bosnje, Kroaci si dalka nga deti Jon ?! Cfare jane keto budalliqe te papara.
Duam ne shqipot te jete Joni deri ne Fier lart e vendosim ne. Duam ne ti kolektivizojme detet e bejme!
Keto tendeca jane vene re edhe ne disa emisione televizive ku brigjeve te Adriatikut ne Vlore u thuhej qe i rrahin ererat e Jonit. Dmth , eshte ne Adriatik por era eshte e Jonit !
ti Malo qenke mire me gjeografine, po e paske keq me te kuptuarin dhe I cik trashesi natyrale me duket.
sa per dijeni nuk eshte emertim shqiptar I kesaj vepre por I fondeve dhe personave qe kane ne dore vendosjen e ketij projekti ne leter dhe zbatim pra te medhenjte e evropes dhe amerikes. sa per dijeni e pak culture ne kete pike. emertimi Jonaiano Adriatic Pipeline nuk e merr emrin se fillon ne Jon por se ashtu eshte drejtimi I linjes pra fillon buze detit jon dhe shkon ne veri buze adriatikut dhe me idene qe te drejtohet dhe te plotesoje nevojat per gas dhe te popullsise ne jug te shqiperise qe perfshihet ne zonene e bregut(detit Jon,) dhe greqise veri perendimore pra po ne detin jon. ky eshte ideja e projektit qe te perfshije gjithe bregtetin perendomor te ballkanit qe ndryshe quhet Detet Jon dhe Adriatik. hajt te fala sateme malo se te ra Nuri qe tu permend Joni ne Fier dhe ngele pa dasem a derezi.
quhet “Mbreteria e Bashkuar” (United Kingdom), jo “Britania e Bashkuar” (Britania e Madhe – Grat Britain)