Rekord historik i kombëtarës së Kosovës. Vetem disa orë para arriti të mësojë kush ka leje të luajë

5 Shtator 2016, 19:49Sport TEMA


Diçka e pazakontë ka ndodhur në historinë e futbollit botëror. Trajneri i Finlandës, ka zbuluar se cilët lojtarë do të hedh në fushë ndaj Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botërorë, që nis nga ora 20:45.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, deri para pak orësh para ndeshjes me Finlandën nuk e dinte se cilët futbollistë i ka në dispozicion.

Kjo pasi FIFA kah mesdita e së hënës shqyrtoi dokumentacionin e Samir Ujkanit, Amir Rrahmani, Herolind Shalës, Alban Mehës, Valon Berishës e Milot Rashicës, të cilët qe një javë ishin në stres, duke pritur përgjigje nga FIFA nëse kanë apo jo të drejtë të luajnë kundër Finlandës.

Të gjithë futbollistët ishin bashkë në momentin kur morën lejen nga FIFA për t’u aktivizuar në Turku, me ç’rast shpërthyen në festë nga gëzimi. Madje, portieri i Besës, Granit Kolshit në formë shakaje, nga gëzimi i lajmit të mirë që erdhi nga FIFA, i tha Ujkanit: “Mendova që po mbroj unë…”. Për këtë rast të veçantë raportuan edhe mediat botërore, të cilat shprehnin habi për situatën sfiduese të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje