Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s si dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave janë mbledhur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” për të diskutuar rreth mënyrës së si do të zhvillohen minutat e mbetura të takimit.
Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.
Pala maqedonase kërkon që minutat e mbetura të ndeshjes të luhen në orën 12:00 ditën e nesërme, ndërkohë që pala shqiptare kërkon që këto minuta të luhen në orën 16:00.
Kjo, pasi pala shqiptare nuk ka prenotuar hotel në Shkodër, por në Shëngjin, dhe kërkon më shumë kohë për t’u çlodhur.
Heuuu! Po pse, me kembe do shkojne shqiptariket nga Shengjini ne Shkoder? Se me autobus 10 minuta duhen.
PO jane shume 15 minuta loje edhe duhet te pushojne shume ?
Njoftim me hamendje. Pse nuki citoni neninj dhe paragrafin dhe nr. e rregullores te FIFA apo te UEFA qe meret per baze ne raste twe tilla?
Shko mër pallë ,nga Shengjini nuk shkon dot ne Lezhe per 10 minuta.