Tribune de Genève, për ambasadoren Kodra: E bën Shqipërinë të shndrisë

5 Shtator 2016, 15:29Kulturë TEMA

Nga Isabel Jan-Hess*

Padyshim me kurajo, Filloreta Kodrës, ambasadore e Shqipërisë në OKB që prej vitit 2012, nuk i trembet syri. Kjo diplomate dinamike nxjerr në pah vendin e saj në skenën ndërkombëtare ndërsa Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut e në të njejtën kohë Ambasadorja merr postin e zëvendës-presidentes së Këshillit.

Një post i rëndësishëm për një komb të vogël, pak i shfaqur dhe shpesh i panjohur. Por angazhimi diplomatik i kësaj ish-zëvendës ministre të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Shqipëri nuk ndalon këtu.

Ambasadorja nuk ka hezituar që kohët e fundit ta distancojë Shqipërinë nga disa pozicione radikale në gjirin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke mbështetur rezoluta feministe dhe në mbrojtje të minoriteteve.

“Vendi ynë është multikultural dhe vendosmërisht i orientuar drejt Evropës” – siguron kjo grua diskrete, sytë kafe të së cilës përcjellin një vullnet të hekurt – “Nuk mund të pranojmë amendamente që bien në kundërshtim me liritë dhe vlerat që ne i mbrojmë në Tiranë”.

E orientuar drejt Europës

Ndër qëndrimet e kontestuara nga konservatorët në Këshillin e të Drejtave të Njeriut ka qënë edhe rezoluta për  emërimine një eksperti të pavarur të ngarkuar me luftën kundër dhunës dhe diskriminimit mbi orientimet seksuale dhe identitetitetingjinor në botë.

“Të gjitha minoritetet duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe liri” – këmbëngul Ambasadorja – “Sikurse nuk mund të pranojmë që një burrë të dhunojë gruan e tij, apo që një individ të persekutohet për shkak të ideve të tij, gjinisë, besimit fetar apo prej ngjyrës së lëkurës”.

Këmbëngulja e saj ka bërë të mundur që të miratohen disa rezoluta të rëndësishme në KDNJ, në qershorin e kaluar.  Por suksesi ka edhe anën tjetër të medaljes. Prej fillimit të verës, disa anëtarë të misionit kanë qenë shënjestër kërcënimesh tinzare, në Gjenevë dhe në mediat shqiptare.

“Do të ketë gjithnjë prapanikë që kundërshtojnë qëndrimet e mbajtura nga  Shqipëria” – qetëson diplomatja – “Por pjesa më e madhe e popullit tonë sheh tashmë drejt perëndimit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerët tanë kryesorë strategjikë”.

Që prej mbërritjes së saj në Gjenevë, Filloreta Kodra dhe delegacioni i saj i vogël janë angazhuar edhe pranë organizatave të tjera ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Botërore e Punës apo Konferenca e Shteteve të angazhuara në luftën kundër minave antinjeri.“Shqipëria do të jetë koordinatore e vendeve të Evropës Lindore në Këshillin e të Drejtave të Njeriut nga shtatori në dhjetor 2016, unë jam gjithashtu  anëtare e iniciativës “Gender Champions Genève”.

Për vendin tonë janë shumë të rëndësishme parimet e barazisë gjinore dhe shanseve të barabarta. Gratë shqiptare janë të përfaqësuara nëposte të rëndësishme e me përgjegjësi që prej shumë kohësh”.

Fëmijëria në komunizëm

Në moshën 14-vjeçare, adoleshente në Vlorë, një qytet bregdetar në jug të Shqipërise, ajo ëndërron të bëhet diplomate. “Babai im donte që të bëhesha mjeke” – kujton ajo duke qeshur, -“por unë doja të shikoja botën. Jetonim në një vend komunist, nën një regjim shumë strikt”. I ati punonte në administratën shtetërore. Nëna i skaliti në shpirt idetë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. “Ajo ishte militante në lëvizjet feministe dhe ka  marrë pjesë në emancipimin e gruas.”

Pasi mori një diplomë të ekonomisë politike në Tiranë, vajza e re kontribuon në krijimin e Komitetit të Parë Kombëtar Trepalësh të punës në 1995. “Nuk kishte asnjë rregullore për marrëdhëniet e punës në regjimin e vjetër.” Pasi shkoi në Harvard dhe në Institutin Adam Smith në Londër, Filloreta Kodra hyn në diplomacinë shqiptare. Në vitin 2003 emërohet këshilltare në Misionin në Gjenevë për një vit. Pas kthimit në Tiranë ajo angazhohet në reformat institucionale dhe në luftën kundër korrupsionit dhe më pas  kthehet sërish në Gjenevë në 2012. E qetë, ajo shfaqet entuziaste për të nisur sesionin e tretë të 2016’ës në Këshilline të Drejtave të Njeriut më 13 shtator.

 

*Marë nga Tribuna e Gjeneves (Tribune de Genève)

13 komente në “Tribune de Genève, për ambasadoren Kodra: E bën Shqipërinë të shndrisë”

  1. mira says:

    Artikull i porositur nga Filloreta e LSI. E rritur ne nje vend komunist , dakort, po pse nuk e ka sqaruar mire artikull shkruesin se mamaja e filloretes ka punuar ne Komitetin e Partise te Vlores> Ceshte kjo levizje feministe qe paska marre pjese mami i filloretes pervec se organizata e bashkimit te grave te shqiperise. Gjithmone mendje madhe. Ne konvikt ne fakultet asnje vlonjate nuk i fliste me goje.

    1. pacman says:

      Artikull i peshtire qe te hap barkun! Nuk zhbehen skandalet duke blere isabele-rat e gjeneves!

  2. Opinionisti says:

    Bravo Misionit Shqiptar dhe drejtueses se tij! Publikoni edhe shkrime te tilla qe te njohim njerezit tane te vertete, ata qe na bejne te ndihemi mire!

  3. ALBAN DEGA says:

    Vezhgim:

    FILLORETA KODRA PASQYRE E THYER E SHQIPERISE NE GJENEVE

    – Hetim me rrenje e dege nga Prokuroria Speciale, auditi I MPJ-se dhe KLSH-ja….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Gazeta zviceriane ” Tribune de Geneve” botoi keto dite nje shkrim te porositur nga Ambasadorja e Shqiperise ne OKB ne Geneve Filloreta Kodra.
    As gjeniu i diplomacise boterore, Henri Kisinger, as krye- diplomati amerikan Richard Hollbruk nuk i afrohen tek thembra e kembes diplomates shqiptare.
    A nuk e thote kete ashiqare vete titulli i stisur keq nga vete diplomatja shqiptare Kodra!?
    ” E BEN SHQIPERINE TE SHENDRISE” eshte titulli i shkrimit qe asnje gazete ne Bote nuk e ka perdore as per Kisingerin, as per Hollbrukun… as per… asnje diplomat boteror deri sot.
    As vete Filloreta Kodra nuk do te kishte ditur te zgjidhte nje titull me te stisur e me te shpifur se kaq!
    Nje vetdemaskim par excellance!
    Nje delir i madheshtise qe kalon cdo cak te marrezise !
    Nje shkrim i paguar me parate vjedhura taksapaguesve shqiptare ne bashkepunim me basheshortin e emeruar si llogaritar ne Ambasaden Shqiptare ne konflikt te hapur interesi dhe shkelje flagrante te ligjit.
    Vetsherbim me paret e plackitura shqiptareve fakira!
    Zj. Kodra duhet shkarkuar menjehere dhe krejt veprimtaria e saj duhet hetuar me rrenje nga Prokuroria Speciale, nga auditi i Ministrise se Jashteme dhe Kontrolli i Larte i Shtetit….
    A i lexon komentet e lexuesve qe e kane njohur kete sharlatane e hajdute te degjeneruar Ministri i Jashtem Ditmir Bushati?
    Po Edi Rama?
    Po keshilltaret e tyre!? Po Prokuroria e KLSH-ja?
    Si mund te beje diplomaci me Boten nje pseudo- diplomate e tille kur nuk merret vesh, nuk sillet si njeri me koleget!?
    Si mund te kontribuoje per mbrojtjen e te drejtave te njeriut e sidomos te grave nje dhunuese e te drejtave te kolegeve te saj shqiptare ne Ambasaden tone ne Gjeneve!?
    A mund te jete jo me shendritese e Shqiperise por edhe qofte pasqyre e perfaqesuese Shqiperise nje hajdute, nje diktatore, nje pocaqie e ndyre si Filloreta Kodra!?
    Krejt e kunderta.. Ajo eshte pasqyre e thyer e saj!
    A pak te rinje e te reja shqiptate me diploma deri edhe te Harvardit, Oksfordit, La Sapiensa…. ka sot Shqiperia qe te lihet te livadhise, te mashtroje, te vjedhe, te dhunoje nje monster e pafytyre si kjo antidiplomate turp i Shqiperise !
    Filloreta Kudra orvatet qe me pacavure te tilla te blera me korrupsionin dhe hajnine e saj ti vere vetes vetullat…
    Ne fakt ajo is nxjerr vetes syte me pafytyresine e pa kufi te saj!

  4. Adriatiku says:

    Po për drogaxhinjtë brenda misionit, pse nuk folni?
    Po për persona me vepra kriminale brenda misionit pse nuk shkruan asnjëri?
    Sëhikoni se çfarë ka shkruar e njëjta gazetë para 2 muajsh
    http://www.tdg.ch/suisse/haute-fonctionnaire-albanaise-indesirable/story/27915838

  5. Skenderi says:

    Zj. Kodra nuk i ka kapacitetet te beje te shderrise Shqiperia ne Gjeneve. Ajo, me fodullekun qe demonstron qe ne pamje te pare, te ben ta dekonsiderosh si interlokutore. Njehere e kam takuar dhe krijova bindjen se eshte njeri pa vlera, fodulle, qe mendon se bota vertitet rreth saj. Nuk ka faj, ajo ben ate qe di dhe ashtu si e mendon. Faj ka ai qe e ka emeruar apo propozuar pasi, se paku duhet te kishte pergjegjesine se po ndikonte ne emerimin e nje perfaqesuesi te vendit ne nje qytet si Gjeneva. Mendoj se dalja e ketij artikulli duhet analizuar dhe ndaj saj te mbahet qendrim. Qellimi i saj, nepermjet ndikimit perbotimin e artikullit, duket qarte se eshte i mbrapshte dhe per interesa personale. Nuk ka aqvlera zj. Kodra sa te mund te binde diplomatet e karrieres ne Gjeneve te shohin ne profilin e saj nje fener qe ben te shnerrise Shqiperia. Cfare vlere demonstroi ajo qe te tjeter te thone: lum Shqiperia per njerez kaq me vlera qe paska! Gjynah qe nuk e pranojne ne BE! Skenderi

  6. Intelektuali says:

    Shume bukur e keni nenvuzuar ate cfare eshte e vertete z. Alban Dega!! Bravo!!

  7. lindita says:

    Kjo eshte pasqyre e partise meme dhe kyetarit te saj qe e ka emeruar ne ate post. turp per kete vend se nga cfare perfaqesohemi. Por e keqja eshte se edhe zyrat e UN ne Tirane jane mbushur me mostra si puna e kesaj pseudo-amabsadore.

  8. vjeshta says:

    Pse, nuk ishte ajo qe para nje muaji gazeta juaj shkruante se kishte bërë sbkelje financiare te renda.
    Qe gati-gati quheshin vjedhje????

  9. petraq says:

    ambasadorja filoreta kodra zoteron pese gjuhe te huaja,ajo me te vertete e ka bere shqiperine te shendrise.ajo si ish drejtore e pergjithshme e administrates se republikes ka dhene nje kontribut te rendesishem per trasformimin demokratik te administrates publike ne baze te eksperiences amerikane dhe asaje europiane pas viteve nentedhjete mbas vendosjes se demokracise ne shqiperi.

    1. albaniafirst says:

      petraq, ketu ja ke fut si kau peles. Filloreta Kodra flet gjuhet qe ka mesuar nga televizori. E kam degjuar te flase anglisht dhe italisht qe I flas fluent vete dhe kam qeshur me vete per nivelin e saj.

  10. petraq says:

    dyshoj se ne qofte se nuk botoni komentin tim atehere ka nje bashkepunim dashakeqes midis gazetes dhe komentusve fiktiv

  11. Ai post, na ben krenar se perfaqeson SHQIPERINE !
    ( Mos kane gabuar istancat qe e kane propozuar apo zgjedhur?! tjeter pune kjo..Une falenderoj istancen nderkombetare qe i ka besuar ate post si Shqiptare se pari.)
    E lexova per te dyten here dhe me vemendie shkrimin e me siperm e vecanerisht Titulli qe me duket mese i drejte jo i lidhur me ate person Filloreten, po shqiperin tone . Nuk e di nga nisen komentuesit e sidomos “avokati”qielor po e quaj z.GEGA nga Sh.B.A.i kudo gjinduri dhe i lumte per kete,po jo sa flet me ne ka individualisht me te si person ti shpjere ne vendet ku duhen jo si diskriminim e Shqiperise. Nuk dua ta trejtoj ate si person se dhe nuk i njoh negativitetet e saj. Sidoqofte per figura te tilla perfaqesuese kombetare, them se ndryshe duhet kerkuar gjerat.
    Mos u nxitoni he burra apo gra sidomos nisur nga ego personale.
    Mbi te gjitha duhhet parasysh qe ne emerimet apo zgjedhiet ne kesi detyra apo poste duhet ndaluar mire. kjo zonje eshte zgjedhur ne nje forum te rendesishem nderkombetar, sma mer mendie qe ata kane qene ne pozitat e komentuesve negative te me siperm.
    Megjithate koha do flasi. Them se ajo Filloreta,aqe sa shkruhen ne kete shkrim, nuk duhet identifikuar me karakterin shqiptar si pergjithesim i negatives.Gaboi z. komentues. Gjithnje jo per personin.

    Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje