Maturantët e dëbojnë, Basha luan me protestën e maturantëve dhe thërret KLSH në ndihmë kundër Ramës

7 Shtator 2016, 18:18Politika TEMA

Provokon Lulzim Basha, teksa nga pozitat e të refuzuarit nga maturantët, pa u skuqur tenton ta përdorë politikisht protestën e tyre, thërret dhe KLSH në ndihmë kundër Ramës.

Megjithëse i refuzuar dhe nga brenda partisë së tij për këto përpjekje për të shfrytëzuar çdo protestë të njerëzve, normale për një shoqëri demokratike, kreu i opozitës akuzon qeverinë.

Kreu i Partisë Demokratike, duke e cilësuar reformën në arsimin e lartë si një pseudoreformë të rënë që në nisje dhe që prodhoi padrejtësi, theksoi se mijëra maturantë sot janë lënë në rrugë nga Edi Rama në momentin më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Por, sot maturantët dëbuan nga protesta eksponentët e PD, duke i thënë ketij të fundit se s’duhet politizuar çështja. Megjithatë, Basha nuk ngurron të bëjë politikë me maturantët

“Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar.

Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.

Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, ska transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë.

Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet.

Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër veçse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, çdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët.

Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit. Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike është në funksion aplikacioni ku çdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje