Ambasadore Schütz, Ambasador Griffiths, Profesor Vann, Profesoreshë Zeneli, zonja dhe zotërinj,
Kur shërbeja në Kirgistan një dekadë më parë, një bos i krimit të organizuar ishte aq i guximshëm saqë ngriti një tendë përballë portës së Parlamentit dhe kërcënonte deputetët se do t’i dhunonte nëse nuk përmbushnin kërkesat e tij.
Dy dekada më parë në Gjeorgji, grupi kriminal Mkhedrioni ishte aq i fuqishëm saqë Presidenti Shevernaze vendosi që nuk mund t’i luftonte dot më dhe i shndërroi në Gardën Kombëtare të Gjeorgjisë, ku kryen vrasje jashtëgjyqësore dhe vazhduan me aktivitetet e tyre kriminale me autoritetin ligjor për të mbajtur armë, arrestuar qytetarë e mbajtur uniformë.
Në Shqipëri, ata që akuzohen si trafikantët kryesorë të drogës dhe krerë të krimit të organizuar rrallë ndeshen me akuza penale. Një shembull shumë i njohur i këtij fenomeni është rasti i trafikantit të dënuar për drogë Emiljano Shullazi, që për shumë vite është akuzuar për vrasje, trafikim narkotikësh dhe zhvatje, por që u arrestua vetëm kohët e fundit.
Shqipëria ka nivelin më të ulët të procedimit penal të krimeve të rënda në Evropë. Problemi është pandëshkueshmëria. Krerë të fuqishëm të krimit mund të mos i gjejë asgjë edhe për vrasje për shkak të lidhjeve të tyre me persona me ndikim.
Ne në Shtetet e Bashkuara u përballëm me probleme të ngjashme. Gangsteri më i famshëm amerikan, Al Kapone, drejtonte një grup të krimit të organizuar në Çikagon e viteve 1920-të dhe 1930-të. Kur më në fund u arrestua, pasuria e tij krijuar përmes prostitucionit, kumarit dhe kontrabandës u vlerësua në 100 milionë dollarë. I bëri të gjitha këto duke pasur nën kontrollin e organizatës së tij kriminale persona strategjikë në polici, gjykata dhe qeverisjen vendore.
Situata në Shqipëri është serioze, por besoj që reforma në drejtësi dhe procesi i dekriminalizimit do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të pandëshkueshmërisë dhe të lidhjeve kriminale me politikën.
Popullit shqiptar i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët në politikë. Përpjekja e suksesshme për të larguar vrasësit, tutorët, trafikantët e drogës e përdhunuesit nga Kuvendi dhe qeverisja vendore do të kenë efekt jetëgjatë në uljen e pandëshkueshmërisë së krerëve të krimit të organizuar në Shqipëri.
Ky është gjithashtu një paralajmërim për kriminelët e tjerë — “Të bëhesh pjesë e politikës i bën keq biznesit. Do zbulojë aktivitetet tuaja kriminale dhe do përfundoni në burg”.
Reforma në drejtësi është e rëndësishme për pastrimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të korruptuar. Është gjithashtu e rëndësishme sepse do të krijojë një prokuror të pavarur dhe një njësi të posaçme hetimore, të quajtur Byroja Kombëtare e Hetimit ose BKH. Të dyja këto do të vënë në shënjestër korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë angazhimin të mbështesin zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit përmes trajnimeve, ndihmës dhe bashkëpunimit me FBI-në amerikane. Në muajin prill, Kryeministri Rama vizitoi selinë e FBI-së dhe u takua me Drejtorin e FBI-së Comey për ta përforcuar këtë angazhim.
Ky do të jetë një grup hetuesish seriozë dhe të aftë. Atyre do t’u bëhet në mënyrë sistematike testi i poligrafit. Do të marrin trajnimin më të mirë dhe pajisjet më të fundit. Nga Uashingtoni do të caktohet një agjent i FBI-së për t’u siguruar që të jenë efikasë në punën e tyre dhe që i hetojnë çështjet pa anshmëri politike.
Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Shqipëria të trajtojë në mënyrë të suksesshme problemin e saj të krimit të organizuar. Kjo është në interesin edhe të Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, është në interesin e populllit shqiptar. Jemi të përkushtuar ta mbështesim vendin në luftën e tij kundër krimit të organizuar dhe e dimë se Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve të saj.
*Fjala e ambasadorit në Seminarin e Qendrës Marshall: Krimi i Organizuar Transnacional (7 shtator 2016)
Shume deklaeata,te bukura,shpresedhense,me ze te lart,nene ze,para foltoeve te ndryshme,neper kafene edhe duke zbritur shkallet nga institucionet se:”Reforma ne Drejtesi do ju tregoje vendin krimineleve,hajduteve e soj e sorollop “qe,jane te shumte,per fat te keq. Po he? Kur? Kysh jo pengon? Cprisni? Me shume se nje vit fja!e! Duam te beget reslitet,boll na cate …koken. Koha zbeh gjthecka.
Se shpejti, shiko rezultatet qe eshte duke dhene ne Rumani.
Ka 25 vjet qe qeveris injoranca dhe al-kapone ne Shqiperi,shqiptaret e mire vazhdojne te ikin nga ky vend,shprese nuk ka,nuk di ku te kerkosh te drejtat e tua,qeveritaret te quajne injorant nese kerkon te drejten tende dhe vazhdojme…26…27…28 vjet…deri kur…… o shqiptar i mire!!???
K.O.S.S. (KRIMI ORGNIZUAR SHTETËROR SHQIPTAR)
Al Kapone, e organizatat e tjera Kriminale si ajo Kolombiane, Siciliane, Rusiane, e të tjera nuk e arritën hapësirën, mbështetjen, e fuqinë e shtrirjes se veprimtarise në të gjitha aspektet e KRIMIT (droge, trafikim armësh, prostitucion, trafikim njerëzor, pastrimin e parasë së zezë, baskëpunim dhë kordinim me grupet kriminale ndërkombëtare) siç është rasti unik i K.O.S.S.it që zotëron SHTET (Parlament, Gjykatë, Prokurori, Polici, Ushtri, Kryeministry, e të gjitha institucionet civile, si dhe përfaqësimin diplomatik ndërkombëtar,…)
Drejtësia duhet të zëvendesojë Diplomacinë e luftë të hapur duhet të deklarohet kundër K.O.S.S.it….
Eshte duke bere thirrje me rrezuar qeverine Rama se politiken e ka ozurpuar mafja dhe sundon vendin me politikan kruminele qe Rama i mbron , dhe mafja tenderave qe marrin çdo tender se kane mbeshtetje politike ministra qe kane lidhje me kriminele dhe trafik , vendi i mbushur me droge ne gjuthe territorin ku shihet qartazi se policia eshte bashkepuntore tendera qe i marrin te afermit ose kompanite e deleguara te ish ministrave si Beqja dhe te tjere qe i ka hell me blere votat ne Diber .Ngrihuni o popull se eshte duke ju bere vete Ambasadori Amerikan thirrje se Shqiperine e kane mbuluar Al Kaponet e Rames ne çdo institucjon e politik dhe bisnes .Reagoni veni syzet ne qoftese keni humb pjeserisht shikimin , por neqoftese keni qerruar ulni kurrizin tju vene samarin .Tani eshte koha se keni mbeshtetje Ameriken flamurtaren e lirive dhe demokracive te popujve te shtypur nga tiranet modern mafjoze .Lozne bithen vendit or Dibrane dhe mos e shisni veten se ikun efhe mbrojtesit pastaj dhe do thoni o Sali qi beme vetes pastaj .
Z. LU, Shullazi eshte vetem nje “cironke”, nje ” koke turkut ” ,
A do kemi ne 313- ten ” peshkaqene ” qe jane ulur kembe-
kryq ne Parlamentin shqiptar ? A do te kete veting per ta ??
Apo thjeshte nje retushim ?? FLM !!
Bravo, keshtu gjykohet vetem se ky LU LU eshte i lidhur ngushte si Arvziu me kriminelin me te madh Shqiptar Islamikun LUZIM bASHA. Hajde gjeje, kush flet per parime dhe drejtesi. Naivet kujtojne se keta votuan reformen apo “vetingun”.
Per alto kriminele qe punesohen n’ambasaden amerikane,Di gje ambassadori Lu? kur do t’i largoje nga puna?
Mbrapshti filloj ku ju n’ambasaden amerikane punesuat kriminelet e kur ju n’ambasaden amerikane mbyllet syte per ligjin e prônés,qe ishte vetem fillimi e qe pastaj vazhdoj me gjithe keto perdhunime te ligjit e drejtesise.
Tash sado te flet ambasadori,flet kot….too late,Sir!
Kush eshte AlKapone ?
po pse mor z.ambasador i kerkoni al kaponeve qe te bejne drejtesi ne kete vend?….pse nuk distancoheni qarte e prere nga al kaponet shqiptare por shtrengon duart e buzeqesh me ta?…pse z.ambasador nuk i godisni drejtperdrejte ata,meqenese keni mundesi dhe forma te shumta?…
Shoku ngushte i soorrosiit
Pergjigje per kendvshtrimin.