Donald Lu: Bosët e krimit lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me politikanët, shqiptarëve iu ka sosur durimi. Do iu ndihmojmë ne me FBI

7 Shtator 2016, 09:43Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka mbajtur sërish një fjalim të ashpër për lidhjen e krimit dhe mafias, me botën e politikës.

Ai ka përmendur sërish Al Kaponen, por ka thënë se ka shpresë se reforma në drejtësi do t’i japë fund pandëshkueshmërisë.

Deklaratat e Lu janë bërë në një konferencë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

“Kriminelët në politikë, shqiptarët e kanë në majë të hundës. Burg të inkriminuarve që tentojnë të hyjnë në politikë. Besoj se reforma në drejtësi do të ndëshkojë të inkriminuarit”, tha Lu.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria.

Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim.

Edhe në SHBA ka probleme të tilla.

Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua.

Kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor…

Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën.

Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë, largimi nga parlamenti i këtyre kriminelëve do ketë ndikim të madh për të ndëshkuar bosët e krimit në Shqipëri.

Ky është edhe një paralajmërim për bosët e tjerë.

SHBA ka bërë një angazhim për të mbështetur këtë byro investigimi përmes bashkëpunimit me FBI amerikane”, tha më tej ambasadori amerikan.

22 komente në “Donald Lu: Bosët e krimit lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me politikanët, shqiptarëve iu ka sosur durimi. Do iu ndihmojmë ne me FBI”

  1. LORA says:

    Nese lajmi eshte i vertete,zbatimi I Reformes se Drejtesise duhet te nise nga ndeshkueshmeria e pameshirshme e krimineleve 26-vjecare,te identifikuar qartazi nga shumica e cilesuar e shqiptareve,ne politike dhe pushtet,ne gjyqesorin e gjin-gjonerise dhe prokurorine e llallerise.
    Une nuk dua burg,zoti Ambasador,une mendoj se konfiskimi rrenjesor (deri ne centeze) i cdo pasurie te pajustifikuar ligjerisht eshte zgjidhja me koston me te vogel e problemit te inkriminimit ne Shqiperi.Burgu eshte me kosto,edhe per taksat e mia.
    Keshtu z.Lu,,,zgjidhja fillon nga koka,,,,e mos u lodh shume ,cdo dite,te n’a tregosh se eshte me mire te filloje nga bishti.

    1. Edkari says:

      Z Ambasador ju mbroni kriminelin me te madh,ju mbroni Edi Ramen
      dhe mjaft me hipokrizine tuaj.

      1. salkari says:

        Me mir me mbrojt ram qytetarin se malokun Serb jugosllavin e rusis

    2. sino says:

      une mendoj qe te na ndihmoni …te na mbushni nje nga kamikazet..me dinamit..edhe ta fusni brenda ne parlament…kur te mblidhen te gjith politikanet..mos te ket munguar asnje nga ata…flm D.lu..kjo eshte ndihma qe do na jepni..

  2. l says:

    Po doni të na ndihmoni,na dhuroni një BOMBË ATOMIKE.

    1. Korabi says:

      Po mund te fillojne me nje rrakete Tomahawk mbi parlament diten e hapjes se sesionit, kur jane te gjithe bashke me qeverine dhe presidentin.

    2. Para Laci says:

      haha – do ishte dhurata me e mire!!

  3. zambi says:

    Z. Lu duhet te jete informuar gabim ose po flet per periudhen para 2013.
    Per me teper z. Lu po dekonspiron operacionet e policise me keto deklarata kunder krimit dhe krimineleve.

    1. .... says:

      ik ore loqe, ju servilat sbeni pushim ju.

      1. Zambi says:

        Ishte me ironi

  4. Lusi says:

    Tom doshi eshte nje prej tyre. E ke ne politike ne biznes, xhiro droge dhe vrasje

  5. nje alien ne boten ton says:

    do luftoje krimin dhe kriminelet amerika dhe FBIja?!
    veshtir se besohet kjo!
    sepse:
    ishte vet amerika me CIA apo te tjere si ajo qe ,nen petkun e luftes me cdo kusht kunder komunizmit,perkrahu,mbeshteti,rriti dhe fuqizoji,i ndihmoji me para dhe aksese te tjera,te gjith ata persona kriminele qe ishin resurse te luftes per permbysjen e komunizmit. dhe kte gje e ka ber jo vetem ne fund fare kur komunizmi ngordhi si plak gerdall,ne vitet ’90 pra,por gjat gjith kohes se luftes se ftoht. faktet flasin per diversant te deshtuar ,kriminel te paskrupullt,ne misjonin e tyre “antikomunist” por qe paskerkan bo krime vrasje ne njers te pafajshem shqiptare.
    pra,ne luften kunder t kuqve u mbeshteten te gjith kriminelat shqiptare. vrasesa dhe te pabes .
    ne vitet ’90 u pa qart se kush ishin “antikomunistat” ishin thjesht kriminel,njers te deshtuar dhe me vese ,qe hypen ne pushtetin e ri demokratik,
    pra,amerika luftoji komunizmin ne shqipni dhe solli ne fuqi krimin dhe kriminelet. u pa tash e 25 vjet.
    tashti ,si mund ti luftoj ata qe der dje I ka perkrah dersa I solli n pushtet?!
    kjo esht hipokrizi.
    nderkaq,po permendet Al Kapone I para 100 vjetve ,gjoja me kriju iden e luftes kundra mafjes qe behet ne demokraci!
    gjepura!
    demokracija esht vet mafje. ajo se lufton dot ate. shikoni sesi behen zgjedhjet “e lira” kudo,dhe sesi funksjono demokracija me “lobingje” qe s jan gje tjeter vecse asosacjone mafjoze,dhe do ta kuptoni se krimi lind nga vet thelbi I demokraci-liris.
    al kapone u godit se nuk donte te ishte nen ombrellen e shtetit demokratik amerikan. dhe sepse e kaloj masen; u bo shum I pasur dhe I rrezikshem per pasurimin e te tjerve ne rrug legale.
    por ,me ti ardh rasti,esht vet shteti demokratik qe I “rregullon telat” dhe vendos lidhje kriminale me mafjozet dhe kedo kriminel.
    ja nje histori e luftes se dyt botnore:
    ja vlen te permendim marrveshjen e shtetit amerikan me kryemafjozin qe e nxorren edhe nga burgu perjet, duke I dhen lirin,vetem qe te kujdesej qe ne portin e nju jorkut qe dominohej dhe komandohej nga mafja,te mos beheshin sabotime meqe anijet mbusheshin me mall per tu cuan ne europ ne ndihm te luftes kundra hitlerit.
    pra shteti demokratik beri aleanc me mafjen! sepse ishte lufta kunder hitlerit ne plan te par.kjo esht thelbsore.
    bashkpunim me mafjen ka ber edhe ne raste te tjera shteti. p sh. kur benin plane me vra Fidel Kastron. dhe CIA dhe mafjozet uleshin ne tavolin bisedimesh si partner ne bisnes!!!
    apo,kur amerika toleronte malin e zi ne kontrabanden e duhanit neper adriatik tash ne vitet e demokracis,vetem qe mali I zi te ikte nga dominimi serbo rus.
    car kuptohet nga kto fakte:
    del se demokracija dhe mafja jan miq.
    shteti demokratik dhe nenshteti mafjoz jan ne simbioz jetesore,ndihmojn dhe mbajn gjall njeri tjetrin. “lufta kunder krimit” esht vec propogand ,dhe kur rivlersohen fushat e influences. pra kur behet marrveshje e re nderrmjet shtetit dhe mafjes per aktivitetin etyre,pra kur shteti cakton kufi tjeter thane per aktivitetin e mafjes.
    ca do behet ne shqipni,me kte parrull te re “ndihm nga FBI” per shtetin shqiptar.?
    kjo esht mesa duket nje filiz I par ne pyllin qe mund te mbillet me von,te bashkimit te shqipris me ameriken.
    shumica shqiptare e don kte. e duan mafjoz kriminelet shqiptare qe te ken me shum zona gjeografike ne krime,e duan fukarenjt qe endrrojn endrren amerikane si ne prrall,e duan per cudi edhe ish komunistet qe pasi e provuan se ne rrugen antiamerikane ngordhen per buken e gojes,normal tash qe llogjika do ju thot se e kunderta e asaj rruge,pra proamerikanizmi ,madje der ne ekstrem bashkimi me ameriken ,do jet suksesi.
    nuk e don kete vec nanji trap psikopat apo idealist I kohes se karrocave dhe pajtonve…apo nanji politikan democrat qe endrron te vjedh gjithnji me metodat e deritashme,te cilat fbi ja ja keput.
    ca mendohet ne amerik?
    nese vet shqiptart nuk bejn dot shtet,atehere pse te mos sjellim FBIn te bej shtet. kjo esht ajo qe mendojn amerikanet.
    dhe nese FBI del me sukses ne berjen e shtetit,atehere pse mos ta kemi shqiprin pjes te USA? kur ata ,shqiptart,edhe e duan vet kete dhe pallohen edhe ne byth vec per tu bo amerikana?
    pse jo?
    rrac e bardh jan,vend I bukur, trategjik,buz detit e midis europs. a nuk e ka edhe britanija gjibraltarin pron buz europes? nji cop shkemb esht dhe nuk ja jep spanjes megjithse lloigjikisht mund te ishte me funksjonale …
    madje “oversea territories” kane te gjith fuqit “e vjetra”,jo vetem anglija por edhe franca…
    a nuk ka franca ishujt ne paqsor apo guajanen francize ne amerik?
    pse te mos kemi edhe ne amerikanet nje “territory matan detit”(territory I huaj)?
    a nuk esht dicka ekzotike kjo,dhe shqipnija dhe shqiptart jan ekzotik.
    ze tenxherja kapakun! cdo gje perputhet.
    hajt pra ta provojm njiher dhe, tak_fak, vje FBI ja n shqipni.
    ca do behet?
    do kemi disa rregullime siperfaqsore,si bicim mejkapi. thjesht do behet nji tatuazh artistic si per rrolin e nje aktori ne nje film hollivudi.
    thelbi do mbetet I njejt. krimi kriminelat mafja do mbeten dhe sundojn.
    te mos shpresoj fukara njeri qe do gjej te drejten e prones,te drejten e punes,dhe te drejta te tjera.
    ata qe I zaptuan pronat do ti mbajn perjet.#
    ata qe kan bo pare krimi do ti gzojn perjet.
    dhe do vazhdoj krimi me I kamuflu.
    ne fund te fundit esht parimi I bumerangut. po e hodhe do te te kthehet mbrapsh mas kres.
    edhe amerika,i hodhi kriminelet prej disa dekadash kundra t kuqve,u arrit qellimi qe ata moren pushtetin,dhe tash ata,kriminelet pra,po I kthehen dhe po demtojn interest amerikane,si boomerang,aqsa ne disa dimensjone,si psh drog prostitucjon,e krime te tjera vrasje vjedhje…,kta kriminela “antikomunista” pra,jan bo me t rrezikshem edhe sesa vet shteti I enver hoxhs qe s njifte as drog as kurva as krime.
    esht paradox por shteti demokratik shqiptar esht nje fabrick gjigande krimi,dhe eksporto mallin krim kudo n bot,ndersa diktatura e t kuqve nuk eksportonte as krim as mafje.!!!!
    ky esht thelbi.
    prandaj edhe amerika tash perkrah pasardhsit e t kuqve ne shqipni,partin socjaliste sepse endrron qe ata ta mbajn vendin te paster nga krimet si baballaret e tyre dikur. por gabojn.
    engjejt ja shndrru ne djaj.
    s ka me pasterti n shqipni,fal asaj qe u tha me siper,fal demokratizimit te shqipnis nepermjet krimit,qe u proklamu si liri demokraci tash e cerek shekulli,e me tej madje.
    he!
    edhe nji gje!
    demokracija perndimore esht inatcore dhe godet cdo njeri qe ka divergjenca me te,qoft ky edhe engjell.,sipas parimit demokratik “me mir nje djall dhe me ne sesa nje engjell qe te na nxjerr probleme”!
    prandaj ;kurr s do ket paqe e liri,sa te ket demokraci. por do te ket krim,mafje krim dhe pak ndeshkim! kte “pak ndeshkim” po perpiqet ta bej amerika tash me FBIn.

  6. sali-lulqimi Kane vrare says:

    Ti Zoti Donald Lu e din mire se ku duhet te fillosh
    Kush i vrau Shqipetaret e pafajshem ne Tirane
    Eshte vellai i karaxhixhit qe leh cdo dite pa zinxhire
    Te fillohet me vrasesit sepse familjet e tyre jetojne ne mjerim te perditshem
    Kurse grabitesit e floririt Dhe lukunija e haduteve duhet te dyfishuar numuri i burgjeve
    Vrasesin ne burg Dhe hajduteve sekuestrim

  7. bob says:

    he me te lumte, ka ceco bicak tani…

    @nje alien ne boten tone, (koqe kandari, te erdhi fundi) – The Times Are a- changing!!!!!!!!!!!

  8. Sul Pumi says:

    Z Amb LU , Kam miresine tju komonikoj juve , se shumica dermuese e shqiptareve , ka qene anti komuniste , Dhe po ta shikojme me kujdes , e ta analizojme sot me gjakteftotesi , na del qe diktatura komuniste, kishte nje perqindje relativisht te larte te anetareve te saj. Ne gjirin e saj PPSH kishte edhe komunista , ose anetare te saj , edhe njerez te ndereshem e te drejte e me ideale ,natyrisht kishte edhe llum te kamufluar e me maske ne fytyre . Por sot mbas vieve 90 , i nderuar Z LU , Moren fuqine e frenat e shtetit fatkeqesisht llumi i tyre ( i perzgjedhur me kujdesin me te madh ) ,hajdutet e tyre e karjeristet anti shqiptare e ish anetareve te PPSH ,plus dhe sigurimsat karjeriste e pa dine e iman . Kurse anetaret e PPSH te djeshemm, qe ishin me ideale dhe te ndershem ,u hodhen ne koshin e plehrave , ashtu si dhe njerezit e tjere pa parti . .Sa me shume kohe qe kalon , mafja larte ne politike ,behet me e forte , e pa care dhe me brutale , e kjo na shqeteson ne shqiptareve . Po te kete sado pak predispozite per te gjynjezuar mafjen ne bashkim me krimin e organizuar , teknikisht eshte e thjeshte, , mjafton te shikohen e te verifikohen ndertime , qe jane bere sidomos ne bregdet, ose neper qytete dhe te kete kontroll te rrepte per te ardhurat , e deri sa takse kane paguar ,e deri tek faturat e cmimit te tokes qofte privatit ,e aq me keq ne pronat e shtetit e do shikojme shume shpejt e thjesht teknikisht ,brutalitetin e mafjes ne pushtet ne bashkepunim me njerez te trete ,nga nje here me emer e nga nje here ilegale .Pronaret po shkelen me kembe , dhe mafja ka zaptuar e vjedhur ajken e bregdetit. Dhe me keqeardhjen me te madhe ,dhe me pa fuqine e ketij populli , po paguajme me taksat tona , vendimet e gjykatave nderkombetare kunder shtetit shqiptar ,qe shkel kushtetuten , e konkretisht para 10 diteve populli pagoi 22 MIL EURO , vetem tre pronareve . Banditeve te lidhur me krimin , qe per ta keto 25 vite u ka bere deti kos , tju sekuestrohet pasuria ,dhe per mendimin tim te lihen te lire . . Z LU .. shiptaret keto kohe te fundit po presin shume nga SHBA , ku une jam optimist . Dua tju themi me sinqeritet Z amb LU , ke shume femije ketu ne shqiperi , qe flene ne darke me barkun bosh ,eshte e dhimbeshme ,me keqeardhje por eshte realitet, dhe i hidhur doja tju thoja.. ..Ju faleminderit e me respekte te thelle Z amb LU:

  9. Arber Pashtriku says:

    A eshte kjo FBI si ajo FBI qe hetoi vrasjen e Kosta Trebickes?

  10. landi says:

    Mero, boto variantin e plote te fjales se ambasadorit Lu. Te lexojne komentuesit se per cilet kriminele flet ai. Te shohin se cfare thote per PS dhe Edi Ramen. Keshtu Lorat e loretat bicimseze te grupit te komentuesve te kryeministrise te vijne ne vete.
    Ambasadori permend nje per nje emrat e krimineleve dhe te mbrojtesve te tyre.
    Ti je gazetar i fjales se lire, Mero Bsze, dhe nuk mund te mos japesh lajmin e sakte.

  11. xhemilja says:

    Ju t’rruni sumen o Lio, bashke me ate FBI-ne tate!!!!!
    Oooo Lio, Ai qe i tridhte nga koqet e qe boni shtet m’SHqipni, vdiq. E mori Shqipnine ne ’44-en Turqi, analfabete, te percare e me ligj Kanuni edhe e zhvilloi, qe ne 10-vjecarin e pare. Ai Legjendari e coi popullsine ne 3 milion banore, kurse ju keni 25 vjet, qe vetem shkaterroni, vidhni e vrisni. Jane mbush varrezat plot me rini. Them ju, se ju i piketoni keto hàle, qe na shkaterrojne (drejtojne).
    Nuk e arrini dot Enver Hoxhen ju, oooo Liooo!!!!!!
    Meqe ra fjala Lio, liri-demokraci & poshte “diktatori”………

  12. edmond says:

    z lu ju mir e keni por e thena me te ber kane ne mes nje male te ter po kush nuk e dine se shqiperia ka nevoj per shqipetar nuk ka nevoj per qevitar qe te vrasin naten e te qajne diten te gjithe e dine pore heshtine

  13. Besoj says:

    Bravo Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje