Ilir Meta, një histori mbijetese. Si u rrit LSI-ja dhe përcaktoi se kush qeveris Shqipërinë

6 Shtator 2016, 19:57Politika TEMA

Në 12 vite, Lëvizja Socialiste për Integrim ka qëndruar 5 vite në opozitë dhe 7 vite në pushtet, por kjo vetëm sa për statistikë. Sepse që prej themelimit, Lëvizja Socialiste për Integrim e shndërroi skenën politike në tripolare, duke i dhënë fund hegjemonisë së dy partive të mëdha.

Me 100 mijë votat e marra në zgjedhjet e 2005-s, LSI-ja e Ilir Metës u anatemua si përçarëse e së majtës dhe përgjegjëse për rikthimin e Sali Berishës në pushtet. Dhe kjo nuk ishte e vetmja herë me të njëjtën akuzë, edhe pse në zgjedhjet e 2007-s mes Ilir Metës dhe Edi Ramës pati një marrëveshje të brishtë për bashkimin e së majtës.

Një marrëveshje që u duk se u gris, kur në 2008-n, dy partitë e mëdha ndryshuan në mënyrë të njëanshme Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor. Qëllimi ishte rivendosja e hegjemonisë politike dhe spastrimi i skenës nga më të vegjlit. Shumë mendojnë se për Ilir Metën dhe partinë e tij të re, kjo ishte koha më e vështirë, që përcaktoi mbijetesën e tij në politike.

Para zgjedhjeve të 2009-s, me një koalicion të vogël jashtë Partisë Socialiste dhe me një sistem politik dhe elektoral që i punonte kundër, premtimi i Ilir Metës ishte i jashtëzakonshëm.

Me gati 25 mijë vota më pak se 2005-a, ky objektiv në dukje i paarritshëm, në fakt rezultoi i artë. 4 deputetë mjaftuan sa për 40, si dhe për të mbajtur Sali Berishën në pushtet.

Katër mandatet rezultuan vendimtare për të përcaktuar rritjen e pandalshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një rritje që u konfirmua në zgjedhjet lokale të 2011-s, pak muaj pas dorëheqjes së Metës nga Qeveria e kryeministrit Berisha.

Një rritje e LSI-së që i dha fitoren e Bashkisë së Tiranës Lulzim Bashës dhe që, mesa duket, bindi përfundimisht Edi Ramën për t’iu rikthyer projektit të bashkimit të së majtës. Kësaj radhe më shumë nga halli sesa nga dashuria.

Zgjedhjet e 2013-s, nën projektin e Rilindjes, i sollën Ilir Metës 180 mijë vota dhe aq deputetë sa për të përcaktuar një stërshumicë qeverisëse me 83 anëtarë. Por në pushtet, shumë asnjëherë nuk është shumë. Edi Rama e zgjeroi koalicionin me opozitaren PDIU, një parti në zgjerim gjatë vitit të fundit dhe që duket se po i bën hije Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por a i rrezikon kjo Metës tripolaritetin?

Gjatë gjithë historisë së tij të re, si kreu i LSI-së, ai është karakterizuar nga instikti, mbijetesa dhe kreativiteti. Me siguri në këtë përvjetor, ai duhet t’i ketë gjetur ilaçin e duhur miqësisë së re, të dy të njohurve të vjetër./ TCH

2 komente në “Ilir Meta, një histori mbijetese. Si u rrit LSI-ja dhe përcaktoi se kush qeveris Shqipërinë”

  1. Rajub says:

    edhe kr vjedh nga instikti niset Likja

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Ndizi nje qiri salì berishes qe donte te rrinte me cdo kusht ne pushtet
    Po LSI mexi do merrte 2 deputete
    Si ja more gnysmen e elektoratit te PD
    Qe ishin sigurimsa KOmuniste bythlepirese qe kishin hy ne PD per te fsheh gjurmet.
    Dhe sme vjen keq mire ja ke bere.
    Se ketu te ne ska parti te djathte.
    Ata te djathte qe ishin u keqperdoren nga salì Berisha po Zoti nuk ta vonon
    I coi Ilir meten dhe i morì 12 deputete.
    Pastaj metà u kthy nga e majta morì edhe cerekun e PS dhe u BE faktor
    Plus me rastin e reformes nga i defaktorizuar u BE faktor kryesor
    Dhe ne zgjedhjet e ardheshme do jau fusi te dyja partive me qetesi dhe dashuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje