Rama flet për të ardhmen e koalicionit PS-LSI: Ka shumë ankesa… po pres takimin me Metën

6 Shtator 2016, 18:23Politika TEMA

Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pritet që brenda një harku të shkurtër kohor të ulen për të biseduar mbi të ardhmen e koalicionit PS-LSI.

Kreu i qeverisë në një intervistë për televizioni publik është shprehur se, ky koalicion ka ndërmarrë reforma që nuk janë kryer në 20 vite, por shtoi se, “ka shumë gjëra për të përmirësuar në funksionimin e përditshëm të koalicionit”.

Ka shumë kritika, rezerva, ankesa, në rutinën e përditshme për funksionimin e koalicionit, etj-etj. Por nëse do të merrnim pak distancë dhe do të shikonim të gjithë panoramën e këtyre tre viteve të para të bashkëpunimit tonë, do të shikonim që ky koalicion dhe kjo shumicë qeverisëse ka bërë reforma që nuk janë bërë për 20 e kusur vite dhe ka siguruar ecjen hap pas hapi në këtë rrugë reformash me probleme minimale, në kuptimin e kompaktësisë. Dhe kjo është një gjë shumë e madhe”.

Por nga ana tjeter ai shtoi:

“Pra, ka shumë gjëra për të përmirësuar në funksionimin e përditshëm të koalicionit, por ka një gjë të rëndësishme për të vlerësuar për këtë koalicion, që është kapacitetit për te garantuar një program serioz reformash shumë të thella qe hap pas hapi do na japin rezultate të dëshiruara dhe do e bëjnë koalicionin të vlerësohet pozitivisht përtej problematikave që, sigurisht janë e kërkojnë adresim.”

Duke folur per zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe pritet te mbahen ne qershor te vitit 2017, Rama tha se do te ulet per te biseduar me kreun e LSI-se, Ilir Meta per te percaktuar nese te dy partite do te jene ne nje koalicion parazgjedhor.

“Përsa i përket mandatit të ardhshëm, unë e kam thënë e do e përsëris që është koha dhe shumë shpejt ne do të ulemi për të diskutuar në mënyrë të hapur, gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me bilancin e deritanishëm, lidhur me sfidat e kësaj faze të fundit të mandatit dhe lidhur me zgjedhjet e ardhshme për të patur qartësi të plotë, jo vetëm mes nesh, por dhe me publikun mbi ecurinë e mëtejshme, për të mos konsumuar energjitë e njerëzve me gjëegjëza që mund t’iu vlejnë vetëm atyre që jetojnë përditë me krijimtarinë e botës së informacionit, por nuk u vlejnë të tjerëve.

Ndërsa pyetjes se kur do jetë i afërt takimi me Metën, Rama shtoi: “Është koha dhe ne po presim për këtë.”

6 komente në “Rama flet për të ardhmen e koalicionit PS-LSI: Ka shumë ankesa… po pres takimin me Metën”

  1. Lal Prenga says:

    Vilat e fabrikat e hotelet ti kryeminister me Sale Berishen e Ilir Meten I keni me tapi?! Trashegim nga Mami apo nga gjyshja?! Jo per gje po toke bujqesore kam I shkreti, pa det e liqen afer, pa kanale vaditese, pa energji e me rruge te bllokuar! Kam vendim gjyqi por Agjensia e Kthimit te pronave nuk me jep certifikate! Po te mbjell canabis a ma jepni? Faleminderit per mirkuptimin!

  2. Denis says:

    Mos i jep mandatet e PS tek LSI ate bej ti. LSI eshte parti palle qe merr asnje deputet.

  3. Sul Pumi says:

    As edhe nje pergjigje konkrete ..Por tre gjera jane konkrete, qe keni bere . E para….. ,keni bere qe te mblidhen leket e energjise elektrike . (fitore boterore e shekullit ) e dyta ……… keni bere legalizime ne tokat e privatit , e aq me keq ne tokat shteterore ,(prone qe i takon te gjithe popullit mbare shqiptar) per te mbrojtur e mbuluar investimet hajnash tuajat. .. (keni ndare letra igjenike )me anen e lamashit tuaj, me falni lamajt, pamvaresisht se pagojme ne populli fukara nga taksat tona , qe i cojme ne darke femite pa buke ne krevat ,per te fjetur , , vendimet e gjykatave ndrerkombetare kondra shtetit shqiptar , si para nje jave populli pagoi 22 Mil Euro vetem per tre pronare. E mblodhet qeverine brenda dites, per kete problem ,bravo o Rame..Nuk e di kur do ndergjegjesoheni ,o ju o morrat e kuq ,e anti shqiptare ,dhe kur do vendosni te zbatoni kushtetuten ,E per kte keni bere nje betim , deri kur , na njoftoni. Kurse e treta eshte ….- Fain e ka SALIU :Nuk e di zoti kryem Rama, deri kur do e mbyllni kete pergjigje per largeqoftin SALI . Jo per ndonje gje, por deskrititoni vehten tuaj para popullit , me keqeardhje po ju qeshin dhe femite . Ka dhe te tjera per tju thene ,e spo i themi sot te gjitha.

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Fituat njehere
    Mbeten 1 milion dele ne shqiperi
    Fitoni prape qe shqiperia te shkoje ne te semes.

  5. socialistet e veertete says:

    Ne socialistet kemi qene e jemi te denuar nga ky koalicion,LSI-ja i ka sistemuar te gjithe njerezit e tij,atje ku drejtojne ata nuk ka kembe socialisti,edhe aty ku drejtojne PS nuk ka kembe socialisti ,ka vetem PD-iste e LSI-ste,sepse ne socialistet nuk kemi zot,kryetari i PS nuk do tja dije per ata qe punojne ne pik te te nxehtit ,e kur fitojme ,ne karrike ulet ai qe ka ngrene qofte te pazari i vjeter.Mblidh mendjen Edi rama dhe puno per socialistet jo per LSI-stet,se erdhi 2017 ,kujt do ti kerkosh voten ?

  6. ariff says:

    Jo koalicionit me HIENAT e LSI . Nje koalicion me Ilir koke lopen baras humbje te zgjedhjeve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje