Kryeparlamentari Ilir Meta theksoi ne celje te legjislatures se re te Kuvendit se finalizimi i reformës në sistemin e drejtësisë dhe reforma elektorale do te jene prioriteti i ketij sesioni.
“Së pari, për të ecur me finalizimin e reformës në sistemin e drejtësisë, për miratimin edhe të projektligjeve të tjera prioritare, përveç atij të vettingut që do t’i hapë rrugë zbatimit të plotë të dispozitave të reja të Kushtetutës që miratuam me konsensus të plotë në 21-22 korrik të këtij viti.
Finalizimi i reformës në drejtësi merr rëndësi të veçantë edhe në kuadër të detyrimeve që vendi ynë ka për procesin e integrimit në Bashkimit Europian, si dhe në përmbushje të detyrimeve prioritare të përcaktuara për marrjen e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian, por edhe Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Po kështu ky sesion që po fillojmë sot duhet të ecë përpara dhe të përmbyllë edhe reformën për procesin zgjedhor.
Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore duhet të fillojë të nxjerrë frytet e para të punës për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it si dhe në bashkëpunim me të gjithë aktorët e shoqërisë civile dhe të institucioneve të interesuara për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të standardeve më të larta europiane.
Njëkohësisht, në fokus të punës së këtij sesioni do të vijojnë të jenë proceset integruese të vendit në Bashkimin Europian, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit tonë ne Bashkimin e Europian”.
Po pres te me japesh certifikaten e tokes ! Ti me Moniken dhe ushtaret e tu, drejtore te agjensise kthimit te prones nuk ma lejoni, dhe pse kam vendim gjyqi! Kam mbjelle peme e jo canabis, ky eshte gabimi!
Ky kok lari , jep edhe mend per permirseimin e refaormes ne drejtesi , por cfare ke bere ti , ore shejtan budalla deri tani , per zbatimin e kushtetutes , nr 181 , qe ka qene deri me sot , posacerisht per ,pronat. Me fal qe po te akuzoj, e a eshte e vertete , se ke bere vile, pa leje ne gjirin e lalzit ; Te kerkoj edhe nje here ndjese , KAPITALIN TEND QE DOREZOVE NE KONTROLLIN E PASURIVE KISHJE CA LEKE TE KURSYERA ,neper banka ,ku nuk egzistonte kjo vile , apo deri ne ate kohe nuk ta kishte legalizuar lamashi i rames , lame. . Me fal sinqerisht ne qofte se kam informacion te rreme.