Tiranë: Vdekjet e mistershme në kompleksin “Karavan”

5 Shtator 2016, 16:12Politika TEMA

Vdekja e 13 vjeçarit Egjiptian në kompleksin ‘Karavan’ në kryeqytet nuk është e vetmja. Në harkun kohor të 3 viteve në këtë pallat që shihni në pamje kanë vdekur dhe dy te rinj të tjerë.

Ky është një pallat i mallkuar shprehet për mikrofonin e Report TV shoku i Yossuf teksa vendos qiri në kujtim të mikut të tij.

Pas këtij denoncimi Report TV u ndal pranë banorëve të pallatit teksa historitë e vdekjeve të mistershme konfirmohen dhe nga ta.

Dhe kështu zbulohet qe te pallati ka vdekur edhe një fëmijë tjetër, i cili u rrezua brenda gropës te ashensori, dhe një 19 vjeçar duke rregulluar antena në ballkon.

Por jo vetëm kaq.

Jashtë kamerave disa prej banorëve flasin dhe për dy vdekje të tjera që në nisje të ndërtimit të këtij kompleksi.

Sipas dëshmive të tyre fillimisht ka vdekur një punëtor i cili ka rënë nga skela e më pas një grua ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Po ku ndodhet pallati i vdekjeve të mistershme?

Ai ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës, në kryqëzimin e spitalit të Traumës.

Këto ngjarje janë hetuar dhe nga Policia e Tiranës por janë konsideruar aksidentale dhe për to hetimet më pas janë pushuar.

6 komente në “Tiranë: Vdekjet e mistershme në kompleksin “Karavan””

  1. ARIU says:

    Keto nuk jane lajme,por pordhe me rigon.
    A nuk ks halle te tjera me te medha ky popull?

    1. arbereshi says:

      Provincjali shet lajme per provincjalet

  2. nick says:

    PO MOR ARI , DUKESH SA I NDJESHEM E KOMUNITAR JE. BEN MIRE TE KTHEHESH NE SHPELLE SE PO VJEN DIMRI.

  3. xake says:

    dikush do te kete vene shpite ne shitje dhe dikush do qe ti bleje badihava

  4. Los Vjerda says:

    Me cudit shoku Yossufs. Ky Yossuf mos eshte marksist-leninist apo me sakte komunist qe autori i ketij shkrimi e quan shoku Yossuf. Ndofta nje kthim i mediave ne te kaluaren ose i vete autorit te ketij shkrimi. Lapsus nuk mendoj te jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje