Basha pretendon se 200 socialistë dibranë i bashkohen PD: Ta çlirojmë vendin nga bandat(si nuk na u ndanë “200 petritat” që nga themelimi i PKSH)

5 Shtator 2016, 13:04Politika TEMA

Rreth 200 socialistë dibranë kanë vendosur t’i bashkohen sot Partisë Demokratike pretendon kru i PD Lulzim Basha. Vendimi është bërë i ditur në një takim të organizuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin ata kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS.

“Edi Rama i ka harruar socialistët. Ata enden rrugëve të papunë, pa bukë, ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish”, ka deklaruar njëri prej tyre.

Të ndodhur në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal, ish-socialistët janë shprehur se kryetari i bashkisë është një person shumë i rëndësishëm për jetesën në komunitet, ndaj dhe Sherefedin Shehu është për ta personi i duhur si ekonomist dhe administrator.

Ndërsa Basha, në fjalën e tij ka theksuar se “mes aleancës me një tufë horrash dhe banditësh për të ardhur në pushtet, PD do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët e ndershëm dhe socialistët e ndershëm”.

“Sot na bashkon një hall i madh që ka kapur jo vetëm degën e socialistëve të Dibrës, por anembanë Shqipërinë. Sepse një grusht njerëzish, jo socialistët, vendosin kush do punësohet, kush merr tenderët, kush merr pasuritë e shqiptarëve”, ka deklaruar Basha.

Ai ka akuzuar edhe kandidatin e majtë për Dibrën, i cili sipas tij “nuk është kandidat i PS, por i një allishverishi që dorëzon me letra 50 për qind të pushtetit”.

“Dhe nesër do jetë 60, 70% derisa ta marrin në dorë bandat kriminale. Qindra socialistë na kanë çuar mesazhe ku na bëjnë me dije se do të bashkohen si shqiptarë rreth kandidaturës së Sherefedin Shehut, për t’i dhënë Dibrës menaxherin e duhur dhe për të mos e lënë në dorë të bandave”, ka vijuar Basha.

Ai është shprehur se, “politika që e trajton Shqipërinë si plaçkë për ta ndarë me një grusht banditësh dhe kriminelësh nuk është rruga e shqiptarëve”.

“Sot ju zgjodhët të mos heshtni por të flisni me zë të lartë për t’iu bashkuar një kauze të drejtë që nuk është as e majtë as e djathtë, por është kauza për kthimin e Dibrës dibranëve dhe kjo me kryebashkiak Sherefedin Shehun”, ka shtuar Basha.

10 komente në “Basha pretendon se 200 socialistë dibranë i bashkohen PD: Ta çlirojmë vendin nga bandat(si nuk na u ndanë “200 petritat” që nga themelimi i PKSH)”

  1. Stela says:

    Mero !
    Nuk ke perse thua :”Basha pretendon se …….”. Basha NUK PRETENDON por eshte FAKT qe braktisja e PS ka ndodhur.
    Dikur ti , me ate perkushtimin e sherbetorit te perulur, shkruaje komplet ndryshe ( ne Maj- Qershor 2013) per ndonje Drejtor apo Shef , i cili i perkiste PD dhe per te ruajtur karriken merrte teseren e PS ose te LSI ( sipas vendbanimit dhe ndarjes se influences qe kishin partite aleate ).
    MUNDOHU qe NJE DITE TE VETME ne vit te besh Gazetarin e paperlyer, me skrupuj dhe profesionist.
    Boll me Lepirje se na e shpife >

    1. Drilon says:

      Ku e ke faktin o shqupiste? Na i trego pak.

      1. Stela says:

        Hajde ne Peshkopi o Rivdekes dhe shikoje vete faktin ( nese akoma nuk t’i ka mbyllur syte fare propoganda e Mavise).

    2. Ermir says:

      Na me stelina ku te dogji me ,laje moj ate sendin qe mos te te kruhet se dibranet ju a falim po deshet aty i kini ,25 vjet ne pushtet ju beqirat e pd e keni ndritur dibren.

      1. Stela says:

        Mua edhe nese me djeg, me djeg thjesht per vete dhe kam ku dhe kur e krruaj. POR HALLIT tuaj si i behet qe Krruheni te gjithe si tufe sa here i djeg Bytha Edvin Koleres.

  2. Ermir says:

    Me 200 petrita komunista lule hapi sot PD historine e kuqe…Une nuk them qe Edi Rama ka bere ndonje gje te madhe deri me sot por mund te them qe PD jo qe ska bere gje per 16 vjet qe ka pasur pushtetin por ka shkaterruar e vjedhur gjithcka ne Shqiperi. Megjithate vendi yne ka plot budallenje qe te ju besojne akoma ju sidomos veriu i Shqiperise.

  3. Ben Dibrani says:

    Bravo “socialistet” dibrane, sapo te marre Basha pushtetin, do te beje marrveshjen e kufirit me Maqedhoninë dhe do ja fale atyre Peshkopine në menyre qe Dibra te bashkohet. Keshtu qe edhe I heq qafe dibranet edhe nuk kane kujt t’i qahen me.

  4. Muti nuk behet lakror says:

    O Basha te provuam se kush je , boll me keto brockulla se nuk i ha njeri me tani. Me djallin mund te bashjkohen dhe me PD jo.

  5. eli-tiv says:

    …asgj te re…nga basha…vazhdon te genjeje…edhe kur e detyrojne te thote te verteten…prap genjen…Genjeshtra eshte me e forte se ai….Kemi per te degjuar…ne vazhdimesi…e veshtire te mbash shenim…

  6. dibrani says:

    O mjer kush e beson kete rrenacakun dembel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje