Një incident i pazakontë ndodhi pasditen e së shtunës në terminalin e Aeroportit të Rinasit. Dy vajza, njëra franceze dhe tjetra shqiptare, u përfshinë në një konflikt fizik, duke u goditur me grushte dhe duke u kapur prej flokësh.
Burime nga Policia thanë se u desh ndërhyrja e efektivëve të Policisë Kufitare që dy vajzat, njëra 19 e tjetra 20 vjeçe, të lëshonin njëra-tjetrën. Ndërsa pas këtij momenti, vajza shqiptare, e cila ishte edhe e dëmtuara në këtë histori, nuk deshi ta linte me kaq.
Ajo u drejtua për në Komisariatin e Rinasit, ku bëri kallëzim për vajzën franceze, e cila në fakt ishte shoqja dhe mysafirja e saj në Shqipëri. Policia e Shtetit tha dje se vajzat që u përfshinë në këtë konflikt fizik janë 19-vjeçarja nga Franca, me iniciale H.D. dhe 20- vjeçarja shqiptare banuese në Tiranë, me iniciale K.D, raporton “Panorama”
Kjo e fundit ka denoncuar për dëmtime të tjera me dashje shtetasen e huaj, ndaj së cilës mësohet se ka nisur procedim penal nga Komisariati i Kufirit dhe Migracionit të Rinasit. Ndërsa materialet në ngarkim të saj janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, edhe për akuzën e prishjes së qetësisë publike.
Ngjarja ka shkaktuar jo pak rrëmujë në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, pasi në atë moment aty ndodheshin dhjetëra pasagjerë që prisnin të udhëtonin, te tjerë që vinin në Shqipëri dhe të afërm të tyre.
Kanë qenë pikërisht dëshmitarët e shumtë, që nuk kanë arritur t’i ndajnë vetë dy vajzat që ziheshin e për këtë arsye kanë lajmëruar policinë. Pas incidentit të ndodhur në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, të dyja vajzat, e dëmtuara dhe autorja, janë shoqëruar për të dhënë deklarimet e tyre në Komisariatin e Rinasit.
Burimet thanë se dy vajza janë shoqe me njëra-tjetrën. Ato janë të dyja studente në Francë, ku edhe janë njohur. Prej disa ditësh, francezja H.D. kishte ardhur në Shqipëri me ftesë të shoqes së saj nga Tirana, K.D., e cila e kishte mirëpritur në shtëpinë e saj.
Madje, prej disa ditësh ishte bërë edhe guida e saj turistike, duke i treguar disa vende të Shqipërisë. Por ditën e shtunë, kur vajza shqiptare po përcillte për në aeroport mikeshën e saj nga Franca, duket se është krisur edhe miqësia e tyre.
Disa minuta vonesë ka bërë që vajza e huaj të humbasë fluturimin, pasi avioni me të cilën ajo do të udhëtonte ishte ngritur në ajër. Për këtë arsye, ajo ka fajësuar shoqen e saj, të cilën e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte e duke e kapur nga flokët.
Kurse une kam zbuluar ilaçin e SIDAs. Ilaçi është… SIDA shkakton ABCD probleme. SIDA merret nga … Me SIDAn jane te prekur X-njerez ne vit. Sida eshte problem me proorcione te medha.
E moret vesh ilacin e SIDAs qe kam zbuluar ??? Jua thash me siper.
Fund artikullit te pjerdhur
Nuk e kuptoj çfare titujsh vendosni. “Zbulohet arsyeja e rrahjes”. Aspak. Ne gjithe lajmin nuk del askund arsyeja perse u rrahen. Genjeshtra me bisht. Sa per te terhequr vemendjen e lexuesit e per shitjen e gazetes.
Klikime or mik, klikime te konvertuara ne cents per Mero tullacin qe e ka bastarduar misionin e shenjt te gazetarit dhe na ushqen neve injoranteve te tjere me luge bosh.
MIRja ka ber keshtu e pson kur i ben nder rraces mutit qe nuk njef njerzillek,e pret dhe ne shtepi pleren.
Kush e ka shkrujt kete artikull amon!!!!
Ndonje druvar!! Po mir mo marangoz po Arsyeja kush ishte qe avioni u nis pa nji Franceze.
Shum e lige ajo francezja
Ka jetuar ne shpin e tjetres dhe nuk ja ka dit per nder aspak , por me shkakun me te vogel direkt e ka goditur shqiptaren
Te huajte jane qelbesira ndaj mos u beni shum miq ne ta
Genjeshter me bisht! Nuk eshte argumente ky qe thon se i iku avioni.Nuk e besoje te jete ky shkaku.Kolloqifte me rigon.Eshte i pabesueshme versioni i policise,por do jete shkak tjeter.
cherchez la femme—–thoshte napolon bonaparti
ne shqiperi cdo gje eshte per se prapthi. ja fut kau peles jo me francezja shqipos…..gazetar kuturru.
Perse nuk zbulohet arsyeja e sherrit me dy femrave ne aeroport?
Ju qe lexoni me duket keni ngelur ne klase. Arsyeja pse shipja e shkrete hengri dru ishte se shoqja humbi avionin per ne France, dhe fajin ja ngeci shqiptares (qe dhe mund t’a kete patur ajo). Aman mo, kalamaj jane. Pastaj kur nuk i dime detajet kot sa flasim,