Disa pyetje Lulzim Bashës, për të larguar qeverinë e Ramës

3 Shtator 2016, 18:58Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

 

Unë jam një nga ata(që nuk janë pak besoj) që nuk dinë ende ç’ta bëjnë votën e tyre. Zakonisht, kur je i zhgënjyer, ke rezerva, apo mendon se qeveria nuk ka bërë punë mjaftueshëm, i hedh sytë nga opozita. Unë e kam ndjekur opozitën gjatë gjithë kësaj kohe, me shpresën se do të gjej më shumë shpresë se tek qeveria. Por kam parë se ajo vetëm kritikon, madje shpesh edhe me informacione facebook-u, të tipit “qytetari dixhital”, “mësuesi dixhital”, “polici dixhital” etj etj.

Edhe sikur denoncimet të jenë të vërteta, a mjaftojnë vetëm ato? Pra, a mjafton të thuhet se qeveria është e korruptuar, se Rama është i kapur nga oligarkët, se Rama ia ka dorëzuar ekonominë kombëtare pasanikëve të oborrit të tij, se tenderat jepen për klientët e qeverisë, se koncesionet japen për të vjedhur, se policia është e lidhur me drogën….Vetëm të denoncosh, do të thotë që ti kërkon të vish në pushtet, jo sepse je më i mirë, por duke i bindur shqiptarët se ai tjetri është më i keq.

Dhe keni të drejtë të mendoni kështu, sepse në 2005, Berisha u rikthye sepse shqiptarët thjeshtë përzunë Nanon e krimbur në korrupsion. Në 2013, Rama erdhi sepse shqiptarët përzunë Berishën e qelbur edhe më keq se Nano. Pyetja që duhet të bëni tani është; a është qelbur mjaftueshëm Rama sa shqiptarët të mbyllin sytë e ta përzenë, që të lirohet vendi për juve? Unë për vete kësaj pyetje s’i përgjigjem dot. Madje do më dukej fatalitet që ju të vinit në pushtet për këtë arsye.

Por unë kam disa pyetje:

Ju akuzoni qeverinë që nuk i hapi 300 mijë vende pune. Ju, sa dhe si do ti hapni ato?

Ju akuzoni Ramën se po jep koncesione kurruptive. Ju çfarë do të bëni me to, dhe me koncesionet që dhatë vetë në energjitikë, e që po shkatërrojnë çdo lumë, përrua, e çdo park kombëtar.

Ju akuzoni qeverinë se punon për oligarkët, po në parlament përse i votoni pa hapur gojë kontratat që qeveria u ofron oligarkëve, që deri dje ishin klientët tuaj?

Ju akuzoni se Rama ia dha ARMO-n Besos, po ju çdo të bënit me këtë rafineri në këto kushte financiare?

Ju akuzoni Ramën se ka përdorur paratë e koncesioneve për të financuar fushatën, po ju përse nuk propozini një ligj për kontrollin e financimit të partive?

Ju akuzoni se qeveria po largon të rinjtë nga vendi. Po ju si do ta frenoni arratinë?

Ju e akuzoni Ramën se mban ministra e zyrtarë të kurruptuar, po ju përse nuk denoncuat asnjë nga tuajt, e madje pse i keni të gjithë në skuadrën që pret të rimarrë pushtetin?

Ju akuzoni se plazhet janë mbushur me plehra e turizmi ka dështuar. Po ju si do ta zgjidhni këtë gangrenë?

Ju akuzoni se deputetët e Ramës emërojnë njerëzit e administratës mbi baza politike, po përse në grupin tuaj mbani akoma deputetet që dje ishin bërë si drejtorë kuadri edhe për mësuesit, edhe për pastrueset e spitaleve, edhe për policët, duke u bërë neveria e qyteteve?

Ju denonconi se populli është i varfër, por si do ti vini në ndihmnë? Do ta lejoni të vjedhë sërish energji elektrike dhe do të jepni më shumë lëmoshë përmes ndihmës ekonomike, sikundër keni premtuar deri tani?

Ju vajtoni për djersën e fshatarit që shkon dëm, por si do ta mbështesni ju që ta eksportojë prodhimin ai?

Dhe fundit(jo se s’ka më), ju akuzoni Ramën se po vjedh bashkë me Metën, po njerën derë pse mbani sërish hapur për Metën?

A mund të jetë kjo opozitë një opsion më i besueshëm? Apo sërish shqiptarët do të duhet të zgjedhin të keqen më të vogël mes dy të këqijave?

31 komente në “Disa pyetje Lulzim Bashës, për të larguar qeverinë e Ramës”

  1. Taras Bulba says:

    Z.Mentor ju nuk keni bere pyetjen me kryesore qe ,sa do te vrisni ne protesta me duar ne xhepa,se Rama jo qe nuk ka vrare por edhe nuk ka rahur ndonje protestus etj etj….

    1. Futja Kot says:

      @tarAss:
      Sa shpejt harrove se kush dhe ose i nderseu turmat me miell e me 1000-leksha???
      Mos harro se Ed-Drama nuk eshte piktor por SKENARIST, dhe skenarin e 21 janarit e ndertoi ai dhe ia faturoi Berishes… kjo nuk lan Berishen, por edhe t’ia faturosh per sukses Rames, sikur nuk shkon????!!!!

      1. Iliridistan says:

        Akoma me deliret e Berishes ju?! Zgjohu o shqiptar o idiot hap syte

        1. Futja Kot says:

          Nuk i rruhet njeriu per plakun Sal, por edhe bythelepirje te tille ndaj Ramushit, sikur qelbet ere or kar pazari!!!

    2. tan_tironci says:

      Tapas, femrat police nuk te reading, te kapin prej zhelesh, e te rrasin ne gjykate.

  2. logjika says:

    Vetem nje ke shprehur gabim: “apo shqiptaret do te zgjedhin serish te keqen me te vogel mes dy te keqiave”. Ku eshte e keqja me e vogel tek pd-ja apo ps-ja, te Berisha apo Rama? Po ne e pame me syte tane qe per 8 vjet Berisha e groposi financat shqiptare dhe e çoi vendin ne buze te gremines, plus te tjerat qe jane edhe me banale. Atehere duhet ta provojne shqiptaret edhe nje here Berishen? Kur theme Berisha nenkuptoj vargjet e Majakovskit, “kur themi Lenini nenkuptojme partine dhe kur themi partia nenkuptojme Leninin” se Lulezimi eshte emruar sa per fasade demokratike. Te tjerat i ke me vend. Ben mire qe i shkruan keto, por me e rendesishme do te ishte qe si do te gjendet qe shprese me e madhe per shqiptaret dhe Shqiperine, pra si do te ribehet nje opozite konstruktive apo dhe nje parti e re politike qe te ngjallipak shpres. Deri tani te gjithe hane, vjedhin, flasin dhe ne i shikojme dhe degjojme me dashje apo pa dashje. A do te behet nje ligj qe keto parti parazite te dalin jashte ligjit? Sepse ndryshe nuk i hapet rruga te ardhmes. Psh Nard Ndoka edhe kryetar partie edhe baletmaester, apo ku jane gjithe ata kryetar partish, deri edhe kriminele, qe kur del ndonje probleme futen ne burg. Duhet nje ligj per partite dhe funksionimin e tyre dhe pastrimin nga morrat dhe pleshtat qe pine gjak ne kurriz te shqiptareve.

  3. XhaBarka says:

    Mentor ketu eshte bere tja mbathesh me te katra.
    Po nga tja mbathim, u lodh edhe bota me ne!

  4. temujin says:

    O Mentor shko o vlla beji programin Lulit se atje ka ra rybja e zeze e jane qe te gjithe si te trullos e spo dine nga tja fillojne…

  5. SHI NE PLAZH says:

    MIRE MIRE JA SA TE IMPLEMENTOHET REFORMA NE DREJTESI DHE TE NGRIHEN INSTITUCIONET ( PER PAK MUAJ) DHE DO TA SHOFIM “OPOZITEN” DHE TE VERTETAT NE KTE VEND MOS TE MERZITET ASNJERI, EDHE PAK FARE!!!!

  6. asd says:

    Ti Mentor nuk qenke nga ata (sic permend ne fillim te artikullit) qe gjoja nuk ditke kujt tia “dhurosh” voten tende. Nuk me dukesh kaq i paqarte … duke lexuar rreshtat.

  7. DUMDUM says:

    O Kikirik!
    E ke kapur me goxha marifet, po kot nuk te perkrah Mero ty, ngaqe je marifetxhi ?
    Po o Kikirik, ke te drejte me opoziten absente (e munguar), siç ke te drejte qe kjo opozita sot nuk te ngjall as entuziazem e as ndonje shprese te madhe.
    Por kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme per te nihilizuar premtimet e Ed-Drames, as per te neglizhuar te berat e te paberat e tij dhe ekipit te tij.
    Tre vjet kaluan dhe shpejt futemi ne zgjedhje.
    A nuk do ta kishe me oer mbare te ngrije pyetjen: “A duhet rivotuar Ripjerdhja me bilancin premtime/realizime?”
    Mbase pasi ta besh kete analize, mund te vazhdosh me: “Cilat jane alternativat, pro dhe kundra seciles”
    Keshtu o Kike pastron figuren dhe ekuilibrohesh..

  8. Drini says:

    As ka dyshim me te vogel qe Rama eshte dita Sala me Lylin eshte nata. Pse duhet te votojme perseeri erresiren apo qe te shkojme ne gremine

    1. SKENDO says:

      E vertete, D.Rama po na vjedh diten per diell dhe ka plot koqe e katundare qe bejne amin! Hossana Baraba!
      Popull raja qe vetem llapa i punon!

  9. Ratata says:

    Mente me arome Borziloku!
    E dime te gjithe ku e merr pagen ti… natyrisht se “krndezi kendon aty ky çukit” ???
    Po thone per sojin tend se “Pula (lexo Kikirikja) nuk rri pa çukitur nè mut”… edhe ti nuk ben perjashtim…

  10. Edi Rama ,nuk ka per te qene kurre [e keqja me e vogel ne politiken shqiptare ]!
    Ai ,eshte Mbrekullia shqiptare ,qe per nji pjese te tyre …..nuk e meritojne .
    Edhe Krishtin ,e degdisen ,e rrahen ,e perbuzen e shane dhe e ofenduan, dhe me ne fund e kryqezuan !
    Kete gje po bejne edhe gazetaret edhe komentuset anonime kudo neper forume !
    Pse nuk dalin gazetare dhe te numerojne qe nga fillimi 3 vjecar i Edi Rames ne qeverisje ,te gjitha reformat qe ka bere ?E quajne bythlepirje apo jargavitje ti vesh ne dukje nji kryeministri te mirat qe ka bere !!!
    Kjo eshte nji mungese e thelle kulture,kur nuk e quajne fare te tille kur vetem shajne !
    Pse duhet quajtur Edi Rama e keqja me e vogel kur ;
    Beri nji reforme qe ishte kthyer ne …ligj nga nji pjese e popullit ,mospagimi i korentit elektrik !
    Tani i paguajne qe te gjithe.
    Rregulloj dhe reformoj sistemin e rrenuar dhe te kthyer ne …piramide te aresimit !
    Beri nji polici qe bije era shtet !Policia eshte polici kudo ne te gjithe boten,tek ne ishin kthyer ne seksere kurvash.
    Futi vendin ne prag europe !
    Beri me mijera reforma qe duan shume kohe ti permendesh ,por dhe te fundit qe e tha qe ne fillim te qeverisjes se tij ;se eshte heret ,nuk keni pare gje akoma,[REFORMA NE DREJTESI].
    PSE DUHET TE QEHET NJI NJERIU QE PUNON DHE MUNDOHET AQ SHUME SA NUK ESHTE MUNDUAR NDONJI KRYEMINISTER TJETER e keqja me e vogel ?

  11. dibraqni says:

    Vajmedet te vije ne pushtet kjo opozite me lulin qe di te qeshe e te genjeje .Ky hajdut i provuar e dembel klasik.

  12. shqip says:

    heren e pare e dhe se s’kishe dhene ndonjehere vote ndryshe. heren e dyte u genjeve e dhe si e dhe, me breke neper kembe. po heren e trete, po te treten nuk te falet. nese ky popull riciklon berishen per here te trete, atehere nuk eshte faji i drakules qe kafshon viktimen. eshte faji i viktimes qe i afrohet drakules. fatkeqsisht ne shqiperi ka akoma viktima te tilla. shpresojme te jene pak, gjithmon e me pak. perndryshe mallkimi nuk do na ndahet per vite me radhe. po berisha eshte nje liber triller i shkruar. mjafton te hapesh faqet e para per te arritur tek te fundit, e per te kuptuar kanibalizmin qe ai promovoi ne nje vend si i yni. vetem vrasjet e vjedhjet, vetem tradhetia sheshit qe ju be ketij vendi, eshte historia me kuptim plote e tranzicionit te pergjakur te vendit tone. ku kulmi i genocidit berishian arriti ne 96-97.98. per tu kurorezuar ne gerdec e per tu diskretituar perfundimisht ne 21 janar. zgjidhni e merrni o njerez. po mos filloni te shani turkun, serbin, grekun. madje tani se fundmi edhe ameriken. pastaj metet te thuhet ; ky stan kete bylmet ka.

  13. Van Dami says:

    Anatemimi i nje opozitari te dovet nuk mjafton oer te fshehur deshtimin e qeverisesit!
    Dhe ti Mendjendritur e di fort mire! Prandaj ne vend te manipulimit te opinionit te brishte publiko-fshataresk, merru me thelbin dhe jo formen.
    Te perbaltesh Lulin per te fshehur zhulizmin e Rames eshte si te lash mut me shurrè!
    Mundohu te na e kursesh…

  14. tradita says:

    Disa gjera te prekshme Mentor:
    Sa u rriten pensionet pee kete legjislatur qe drejtojne et majtet: kjo eshet e metshme eshte 0.
    Sa u rriten rrogat gjate legjislatures qe ishte ne pushet e dajthta. pothuajse u dyfishuan. edeh kjo eshte e matshme,.
    Sa shkolla u ndertuan ne kete legjislature. O
    sa shkolla ndertoj Berisha. 1800
    Sa rruge u ndertuan ne kete legjislature: Pothuajse 0
    Sa u rriten pensionet per 48 muqj qeverisje O
    sa u rrietn kur ishte berisha te mesmet rreth 70 % ndersa te ultat 100%.
    Treguesit do te ishin te pafund. Por nuk duhet te merremi me ty dhe tipat e kallepit tend.

  15. Deni says:

    Njeri vodhi dhe ishte I korruptuar, dakord!
    Tjetri I korruptuar vrau njerez te pafajshem per te vjedhur.

  16. Gezim says:

    Me 24 Qershor 2013 z. Arjan Vasjari duke komentuar deri ne ato momente humbjen drastike te PD tha “Duhet te rithemelohet PD”, kjo fraze nuk me hiqet nga koka. Kembanat bien per ato qe degjojne.

  17. TJ says:

    S’keni pse pyesni Lyle! Shikoni foton! Tregon c’do gje! Tregon qe eshte idiot i lindur!

  18. Ben Dibrani says:

    Mentor, si mor burr nuk e paske ndare mendjen? PD nuk eshte nje parti por nje klan me saktesisht te njetat fytyra dhe mendesi si athere kur ishin ne pushtet. Te kujtohet firmosja e dhurimit te territorit si te ishim fuqi e mundur? A ka tradheti me te madhe se kjo? Per akte te tilla duhet te shkosh ne pushkatim, jo te kerkosh vota paturpesisht. Per cfare do te vije PD ne pushtet, qe te rifirmose edhe nje here ate marrveshje?
    Nese nuk e ke ndare mendjen me kete PD, shiko se ke probleme me mendjen, me mire hiqe fare!

  19. Sul Pumi says:

    Zoti Mentor ,,,Plakut te shkrete , i ka rene bastuni komplet ne mut , i shkreti nuk di nga ta kapi. . Pershendetje e rrespekt z Mentor..

  20. Olsi says:

    O mentor soji yt per ps dhe shpurren e tij do votoje cfaredo qe te ndodhe. Edhe sikur Rama ty te arrestojne me te padrejte edhe sikur te prishin shtepine edhe sikur te mbyllin biznesin edhe sikur te heqin njerzit nga puna ti perseri per ramen dhe ps do votosh. Edhe pallate me florinj te te jape e djathta ti perseri nuk do ta votosj. Ky eshte nje lloj diskutimi i vjeter dhe bajat. Nuk e ha njeri mesazhin hileqar tendin

  21. katarakti says:

    Zgjedhjet e ardhshme do te jene zgjedhja qe do beje populli ndemjet shtetit dhe antishtetit, ndermjet Rrumpalles dhe Ligjit. Eshte kaq e thjeshte. Kjo damllaja e zeze qe vetquhet demokratike vetem te zeza i ka sjelle Shqiperise keto 25 vjet. Dhe per te gjitha ato qe akuzojne Ramen sot, ata i kane bere vete me pare dhe 100-fish. Rama nuk eshte i perkryer. Pa asnje dyshim. Por eshte kryeministri me shtetar, me pozitiv, me i perkushtuar dhe me atdhetar qe ka pasur Shqiperia keto 25 vjetet e fundit. Eshte i vetmi qe e ka vene gishtin ne plagen me te madhe nga e cila vuan Shqiperia sot: ne mungesen e shtetit dhe te ligjit.

  22. Trojani says:

    Berisha ka aq te keqija ne shpinen e tij te kerusur si te shtriges se borebardhes sa nuk kane bere te gjithe tradhetaret e kombit qe nga Dhimiter Fari e deri me sot. Qe me marjen e pushtetit ne 92 duke shkateruar ne themel te gjithe ekonomine e vene me djersen e popullit dhe pervetesimin e saj per vete e klanin e tij e te Xenit pa haruar “GITEN” , me ngjarjet e viti 1997 kur si asnje shqiptar tjeter i ktheu armatimin e forcen e shtetit kunder popullit qe i kishte vene me mund e djerse dhe vrau me doren e tij e zagareve te tij aq sa nuk ishin vrare as ne luften Nacionalclirimtare, vrau e hoqi qafe me keq se Zogolli te gjithe ata qe e kundershtonin sa do pak ose ja dinin te zezat qe i ka bere ketij populli duke filluar me Azemin , Xhulalin, Gazideden e ShIKU-t, Pashkon e varosi ne det, Olldashin e shume te tjere qe eleminoi me forma te tjera nga arena, realizoi mjaft “bukur” Gerdecin e famshem te denje per filma te Hollivudit, eleminoi me marifet deshmitrin kryesor te Gerdecit ne fushat e Korçes Trebicken dhe solli FBI amerikane te thote qe ishte aksident, kur edhe me budallai e kupton qe e hoqi qafe Berisha, kavrare e ka thyer ne bese shume bashkekombas tanet nga Kosova e Maqedonia, pra perfundimisht eshte me mire te mos kemi qeveri e te qeverisemi me Kanunin tone te Lekes (Dukagjinit), se sa te kemi nje qeveri qe na vret, na vjedh, na neperkemb me shume se nje pushtues dhe ne fund duhet ti themi “Amin”. Ky njeri duhet te qendroje i lidhur ne mes te Tiranes , ta peshtyjne i madh e i vogel, ta ushqejne me therime qe te mos na ike e ta harojme te keqen e madhe te ketij kombi. Ky njeri na i ka bere njesh heronjte dhe tradhetaret dhe historia jone eshte bere lesh arapi, sa qe nuk e marim vesh , nese Avni Rustemi, Bajram Curi , Hasan Prishtina e shume te tjere jane Heronj apo Ahmet Zogu, pasi Zogu ka nje bust ne Tirane po ka edhe Avni Rustemi, vrasesi edhe viktima. Popullit shqiptar ky njeri dhe ata pas tij na duhen te gjalle e te lidhur, per ti patur gjithmone para syve qe te mos na perseriten.

  23. tori says:

    Mentor kisha respekt per penen hende, po shume servile e ke bere ndaj rames. Ske faj, do hash dhe ti nje kocke

  24. Bari Dervishllari. says:

    Pdse po i vjen keq per nje fatkeq ne sharre po e drejt eshte por sa here e ka ngritur zerin pd per viktimat e Gerdecit po per viktimat e 97 rreth 2800 kur i vjen keq per viktimat pse nuk vajti nga pd ja ne funeralin e 21 janarit ,po kush i ha me keto hipokrezi o ju hengert flama.

  25. Mjaft ! – nuk rrihet uji ne HAVA
    Nuk i kuptoj tere sa flitet e komentohe; Them se-nuk rihet uje ne hava.
    nje dhe vetem nje eshte zgjidhie:
    Nje gjyq special per akuzat; bere vete njeri tjetrit. Ato i njeh nje popuul i tere.
    Kjo do mjaftonte.
    Ata komentues, qe i kane rjeshtuar akuzat, ato le ti shpien ne gjykate. ajo te vendosi.
    Hiqni iminitetin per kedo dhe drejtesia(pa tjeter ajo qe duhet jo kj) te vendosi.
    Njerezit e thjeshte denohen per 5 leke apo nje fjale, Boset,sidomos, ata
    te politikes dhe gjyqesorit aktual, jane te imunizuar.
    Kjo duhet pare O njerez, ne ju ka mbetur nje grime njerzillek !

    Dhimbia e Dadhe D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje