Nishani, Meta dhe Rama, të gjithë jashtë vendit, shteti në “dorë” të Niko Peleshit

3 Shtator 2016, 18:29Politika TEMA

Tre krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i qeverisë janë nisut të gjithë jashtë vendit, duke e lënë shtetit në “dorë” të zv.kryeministrit.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga bashëshortja e tij, Odeta Nishani dhe kryeministri Edi Rama janë nisur sot paradite drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, do të udhëtojë sot pasdite drejt Selisë së Shenjtë për të marrë pjesë në ceremoni, së bashku me kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Ndërsa sa i përket ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, ai ndodhet në Bratislavë për të marrë pjesë në takimin e Bashkimit Europian.

Në një kohë kur tre zyrtarët e lartë ndodhen jashtë vendit, shtetit drejtohet nga  zv.kryeministri Niko Peleshi.

Ndryshe nga herët e tjera, largimi i Nishanit, Metës dhe Ramës në të njejtën kohë nga Shqipëria nuk përbën shkelje të protokollit.

Protokolli i Shtetit ka ndryshuar disa herë dhe ndryshimi i fundit është bërë më 8 qershor të këtij viti në një mbledhje të Qeverisë së drejtuar nga Peleshi.

Në pikën 1.6 thuhet se tre zyrtarët e lartë mund të marrin pjesë në një ceremoni vetëm në raste emergjente apo ngjarje të shënuara, ndërsa nuk sqarohet nëse këto përjashtime ndodhin vetëm për aktivitete të zhvilluara brenda Republikës së Shqipërisë apo edhe jashtë saj.

“Si rregull, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, si personalitetet më të larta të shtetit, nuk marrin pjesë në të njejtin aktivitet.

Bëjnë përjashtim rastet emergjente, ngjarje të rëndësisë së veçantë apo ngjarje të shënuara, si festa kombëtare, funerale shteti, etj”, thuhet në protokoll.

Duke qenë se shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan është një ngjarje e rëndësisë së veçantë, Nishani, Meta dhe Rama e kanë konsideruar të justifikueshëm largimin në të njejtën kohë nga vendi.

 

6 komente në “Nishani, Meta dhe Rama, të gjithë jashtë vendit, shteti në “dorë” të Niko Peleshit”

  1. Zaho rilindasi says:

    E çfare mund ta gjeje kete lloj shteti pa keta te tre? Me mire te ikin te gjithe plehrat se bashku me deputetet dhe ju siguroj qe do jemi shume me mire.Do vidhet e do vritet shume me pak .

  2. Moni says:

    Po a jemi shtet pe leshi. Le te na qeverise Niko.

  3. temujin says:

    Shtet pe leshi mo…

  4. Arber says:

    Shteti ka qene, eshte dhe do te jete ne dore te Sali Berishes.

  5. ylli i shamunaqes says:

    Çfarë shteti qyrre! Është hera e njëzetë që ndodh kjo dhe prapëseprapë rezilët që kanë në dorë çelësat e qeverisjes nuk i binden protokollit te shtetit për situata të tilla. A ju heqtë populli zvarrë, shtazë pa dinjitet.

  6. mmoisiu says:

    Le ta eksperimentojme cdo te ndodhe ,po te qendrojne kokat e kombit nja nje muaj larg nesh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje