Ambasadori Amerikan nuk i quan kërcënime pasojat që u ka treguar deputetëve ditët e fundit të korrikut kur ata duhet të votonin draftin për reformën në Drejtësi.
Në një intervistë për revistën “Mapo” ai thotë se ka biseduar me deputetët ballë për ballë, siç bëhet në një demokraci.
Secila palë i ka bërë pyetje palës tjetër dhe në fund ambasada i ka treguar për pasojat.
“Lejomëni tu them se të gjitha bisedat e mia mbi pasojat dhe mbi marrëdhëniet, janë bërë të tëra ballë për ballë, ashtu si ne bëjmë në një demokraci. Ashtu siç jemi ulur sot ne të dy duke biseduar për këto çështje, ashtu edhe ne u ulëm me shumë politikanë. Ata na bënë pyetje, ne u bëmë pyetje, dhe më pas biseduam edhe për pasojat. Dhe këtë e bëmë si rezultat i udhëzimit nga Uashingtoni”, thotë ambasadori amerikan.
I pyetur për marrëdhëniet me Ilir Metën, ambasadori Lu shprehet se “Z. Meta është kryetar i Parlamentit Shqiptar. Ai është gjithashtu prej një kohe të gjatë edhe partner i Shteteve të Bashkuara. A bie unë dakord me z. Meta për çdo gjë? Pa dyshim që jo. Por ne kemi marrëdhënie të mira dhe do të vijojmë të kemi një partneritet të fortë. Z. Meta gjithashtu viziton shpesh Shtetet e Bashkuara. Ai ka marrëdhënie të ngushta me disa nga anëtarët e Kongresit, dhe Ambasada Amerikane, ashtu si për të gjithë zyrtarët e lartë, ka ndihmuar në organizimin e takimeve të tyre në Uashington. Ne kemi punuar ngushtë me zyrën e zotit Meta për të gjitha vizitat e tij në Uashington”.
Kryediplomati amerikan në vendin tonë tregon se shumë njerëz të fuqishëm e kanë frikë reformën dhe këtu përfshihen politikanë, gjykatës, prokurorë, kriminelë dhe figura të krimit të organizuar.
Duke u ndalur te çështja e dekriminalizimit, ai thotë se është i befasuar që brenda një viti disa njerëz janë larguar nga politika. Dhe këtë e tregon me emra konkretë.
“Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu.
Cndryshime jane keto qe permendni, zoti ambasador. Me Shukrin, Prengen, Frrokun? Nese kjo quhet fitore, cdo thene per ujqit e njohur e te medhenj. Jo ambasador. As me ndonje gjykates minor, kur te tjere qendrojne te palagur ne piramiden e drejtesise. E kuptoj kontributin tuaj, por nje vleresim i tille nuk mund te justifikoje ate qe realisht pritet nga njerzit.
E hengri dhe kaq e pati LIKJA: -…E meriton . bark pangopuri fshatar dhe koza nostra i bandave, qe jane ngritur si kerpudha vdekje prurese me helm , e punojne per te , ne te gjithe teritorin , brekegrisur dje dhe sot miliardere , ne kurriz te popullit e natyres shqiptare . Faleminderit shtetit Amerikan , personalisht nga une . . I nderuar e i respektuar i gjithe popullit shqiptare ,Zot i nderuar amb LU.,dua tju them nje shprehje te popullit shqiptar . Zoti mund te vonoje , por kurre nuk do harroje . Se keta drite shkurter fshatare, e si shume te tjere ,kujtuan se u be deti kos , dhe do jene pashallare te perhershem te ketyre trojeve te bukura dje , ku fatkeqesisht sot jane te shkateruar. Ju befte dita nje mije zoti i nderuar AMB LU:
E hengri dhe kaq e pati LIKJA: -…E meriton . bark pangopuri fshatar dhe koza nostra i bandave, qe jane ngritur si kerpudha vdekje prurese me helm , e punojne per te , ne te gjithe teritorin , brekegrisur dje dhe sot miliardere , ne kurriz te popullit e natyres shqiptare . Faleminderit shtetit Amerikan , personalisht nga une . . I nderuar e i respektuar i gjithe popullit shqiptare ,Zot i nderuar amb LU.,dua tju them nje shprehje te popullit shqiptar . Zoti mund te vonoje , por kurre nuk do harroje . Se keta drite shkurter fshatare, e si shume te tjere ,kujtuan se u be deti kos , dhe do jene pashallare te perhershem te ketyre trojeve te bukura dje , ku fatkeqesisht sot jane te shkateruar. Ju befte dita nje mije zoti i nderuar AMB LU:..
Po ca komenti i paska bere ai largimit të Kokdhimes??? Thjesht ka thënë që kushtetuesja i hoqi mandatin. Gazetar patatinash
???. Apo mesa kuptoj shet mirë emri i Kocos dhe ju e vendosni ku te mundeni. Po të lexosh mirë me shum ka fol për Liken e për të tjerët se sa për Kocon. Gjithashtu shumë nga ato që ka thënë janë jo dhe shumë reale se një pjesë e atyre që ai thotë janë akoma në politikë e në postet e tyre.
Taqke bre
Nuk arin ta kuptosh qe ky e ka renditur kokedhimen ne nje sere me banditet kriminelet trafikantet e droges dhe prostitutave?
@Sule ca ka mbet me pa u vjedh
Po e dite MOS e thuaj se do turren ta vjedhin.Tung!
Kocon e ke perfshire qellimisht ne radhen e personave qe shkruan! Kocon e largoi nga Parlamenti vetem Edi Rama sepse pati frike nga aftesia, oratoria, nga reputacioni dhe rritja e fihures si lider i se Majtes! Ai beri komplotin dhe e largoi nga Parlamenti! Ku hyni ju? Ju e keni marre peng Edi Ramen me metodat tuaja, ai ju ka mare peng si person juve me histori qe jane larg syve te publikut! Ju jeni duke “shperblyer” mikun tuaj, por jo te Sh B A. Do ikni nga Shqiperia i pasur zoti Lu! Dhe parate jua kane errur syte te ngaterroni miqte e vendit tuaj me armiqte! Kete e di i madh e i vogel ne vend! E dini qe “miku ” juaj drejton gjithe plantacionet me kanabis ne vend? Dhe policia eshte ” korporata” e droges si ne asnje vend tjeter!?! Detaje pa vlere keto! ky eshte vetem miku juaj por jo i ShBA
I nderuar ambasador!
Populli nuk do te dije fare as Prengen, as per Frrokun, as per Shukriun dhe as per ndonje tjeter nga keta te pa rendesishmit qe thoni ju.
Ju nuk e kini vene gishtin mbi plagen e madhe qe popullit i dhemb aq shume; Nuk po shikojme t’u dridhet toka nen kembe atyre qe i kane shkaktuar drama dhe fatkeqesi Shqiperise dhe popullit shqiptar
Copat e kockave te femijeve te pafajshem qe u perveluan ne Gerdec nuk do te gjejne qetesi ne varr, jetimet e Gerdecit presin te rriten dhe te studiojne per drejtesi qe te munden ta fitojne ate vete, 97 dhe 98 ulerasin dhe tundin token dhe kupen e qiellit, nenat shamizeza presin, presin,presin.
Ata duhet te paguajne per keto tragjedi dhe jo ata qe na permendni ju, per te cilet as na duhet fare te dime.
Fytyra qe ktheu Shqiperine ne varreze ngerdheshet dhe zgerdhihet ne parlament dhe nga ju, i nderuar ambasador nuk kemi degjuar te thoni dicka, por i shkoni ne zyre t’i merni doren ne vend qe t’i tregonit cfare e pret, apo ndoshta eshte edhe per ju nje “burre shteti”?
Me shume respekt i nderuar amasador!
Z.LU ! ,Sa ke kudulisur cironkat e vegjël ,kurse peshqit e mdhej të krimit po livadhisin pa frikë në pasuri të shqiptarve.Krimi e korrupsioni nuk luftohet me cironkat që thua ti ,por duhet të goditet krimi e korrupsioni te të fuqishmit DIREKË në ballë për VDEKJE ,të tjerat janë prralla .
***i pari është krimineli S.Berisha dhe mbas tijë vjen banda e horrave që vodhën dhe shkatrruan shqipërinë 25 vjet.SHqipëria po lufton për jetë a vdekje me këtë klasë kriminale që ja kan nxi jetën ,për vete këta politikan të degjeneruar kanë vënë pasuri përrallore të vjedhur e grabitur,kurse populli jeton në varfëri ekstreme 100 $ muaj.
***Pa ndihmën e SHBA-së dhe BE-së nuk bëhet asgjë.vetëm ju me byro hetimi ose me një një revulicion popullor iu sekuestroet pasuria e vjedhur dhe disa ti plas në burgë .
ARMENDI! Ja ke futur kot.
Zoti Lu keta emrat e permendur nga ju jane ndeshkuar nga drejtesia e vjeter. A mund te na thuash a do te ndeshkoje dhe drejtesia qe ju sapo reformuat ndonje peshkaqen qe po kafshon akoma. Populli pret ndeshkimin e peshkaqeneve te medhenj dhe nje nga ata eshte edhe Ilir Meta. Ilir Meta eshte hajdut dhe kete e di gjithe populli shqiptar. Ju lutem mos na hipnotizoni ne mes te dites dhe te mashtroni opinionin per gjerat qe I ka pare me syte e tij. Dhe me kryesore eshte se po nuk u arrestua Sali Berisha per krimet e tij te shumta asnjeri ska per te besuar tek drejtesia e reformuar.
Ende nuk i kam pare efektet e reformes ne drejtesi dhe vetingut,,,,keshtu qe Lu efendiu ben me mire te flase pasi te shohim ate per te cilen e dhame voten me 23 qershor 2013;ndeshkimin e pameshirshem te te pa-prekshmeve dhe konfiskimin rrenjesor te kusarive te tyre.
TUNG.
Mero je I nderuar. Te falenderoj per hapesiren qe I jep publikut tek Tema.
Do te isha I mbrekulluar te dija si do ta interpretoje mesazhin e takimin te Eliot Engelit me Bashen Berishen dhe gjithe lukunine e krimineleve te PD. Pse hesht shtypi per kete takim dhe ska asnje information. Mos valle I vuri kapakun me presion reformes ne drejtesi ky Engeli dhe I hodhi nje komerdare Saliut?? Ne se po, kjo do te kishte pasojat traumatike per popullin dhe kombit shqiptar. Per mua reforme ne drejtesi do te thote cuarja pas hekurave e Sali Berishes.
Sa mire eshte te besosh se Mesia po vjen.Keshtu besonte edhe populli izraelit para 2000 vjetesh.Ama populli izraelit ka tradite ne berjen e shtetit ne krahasim me popullin hajdut e te paafte shqiptar qe beson se punen duhet tja bejne te tjeret!
KATSTROF ,KUR DEGJON PACAVURE NGA KY AMBASADOR,ME MIRE MOS TE DALI FARE.
MENDOJ QE KY NA NJEH PER POPULL IDIOT ,