Fatos Lubonja: Rama nuk ndryshoi sistemin, por njerëzit. Kriminelët do jenë prapë aty

5 Shtator 2016, 10:15Politika TEMA

Fatos Lubonja shkruan sot se reforma në drejtësi është e destinuar të mos ndryshojë sistemin.

Lubonja i referohet një fjalimi të kryeministrit Rama, që deklaronte se për korruptimin e njerëzve e ka fajin sistemi dhe jo njerëzit, se edhe një gjerman po të sillje në këtë system, ai do korruptohej.

“Pra, ai nënkuptonte se do të ndryshonte sistemin. Ndërkaq, ajo çka ka bërë deri më sot dhe që, sipas meje, synon ta përmbyllë edhe me Drejtësinë) është pikërisht ndryshimi i njërëzve dhe jo i sistemit”, shkruan Lubonja për gazetën Panorama, që beson se reforma në drejtësi nuk është një ndryshim sistemi, por thjesht do të hiqen ca njerëz dhe do të vihen disa të tjerë.

Lubonja shkruan se Edi Rama dhe partia e tij vërtet e kishin shumë vështirë ndryshimin e gjithçkaje menjëherë. Por një gjë e kishte të lehtë:

“Të bënte vetingun te vetvetja më së pari, të mos lidhej me krimin vetë, të mos bënte korrupsion vetë”.

Sot shohim paradoksin që këtej rilindasit flasin për veting të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kurse në anën tjetër mbështeten te kriminelët që kanë futur në Parlament e nëpër bashkira.

Janë pjesë e sistemit, pjesë e strukturës së pushtetit ekonomik, politik, mediatik që korrupton edhe ‘gjermanët’”, shkruan Lubonja.

Sipas tij, duhet rrëzuar ky sistem dhe të ngrihet një tjetër.

Ai jep edhe argumentat se si mund të ngrihet një sistem i ri:

Së pari, të mos sponsorizohet nga kriminelët, por t’i çojë ata në burg;

Së dyti, të kontestojë konfliktet e interesave ndërmjet politikanëve dhe biznesmenëve, duke i larguar këta të fundit nga politika;

Së treti, të bëhet një reformë në tregun mediatik për të larguar mediat manipuluese dhe dizinformuese që punojnë për interesat e krimit dhe politikës;

Së katërti, shoqëria civile të shkëputet nga interesat e politikës dhe të punojë për interesat e publikut;

Së pesti, ta fillojë vetingun nga vetvetja që Drejtësia të shkëputet nga politika.

“Kush pretendon se me një politikë, ekonomi, media dhe shoqëri civile të kapur nga krimi dhe korrupsioni, mund të kemi një drejtësi të pavarur, që të mbrojë barazinë e të gjithëve përpara ligjit, vetëm se mashtron për qëllime që s’kanë të bëjnë me Drejtësinë dhe shtetin e së drejtës”, e mbyll shkrimin e tij botuar në gazetën Panorama, Fatos Lubonja.

4 komente në “Fatos Lubonja: Rama nuk ndryshoi sistemin, por njerëzit. Kriminelët do jenë prapë aty”

  1. TJ says:

    Une,por besoj qe edhe nje pjese e mire e shqiptareve, nuk i lexojne keta lloj artikujsh te shkruar nga analiste ,qe duan te na hedhin “trute e gamorit”! Jane Andi, Tosi,Zheji, Shkullaku,Artani sigurims president, Qimi, Fahriu,karikatura karikaturistike, Bejtja dhe lista e plehrave eshte e gjate! Keta marrin porosi nga Berisha, pasi Rama nuk i ka futur ne listat e deputeteve apo Ministrave apo nuk u kane dhene leje ndertimi, te pastrojne parate e pista qe kane bere! Pra ky eshte halli i modh i ketyre “letyrave”! Nuk ndroi sistemin -thote Lubonja-ndroi njerezit! Pra meqense Tosi, nuk u be Minister Kulture, u bo me Salen! Mentalitet otoman shqiptar!

  2. Dyrrahu says:

    Dikure mendoja se koheve te fundit je bere m.. i madh, por paskam gabuar sepse ti gjithmone paske qene i till, o Luboviq!

  3. fatos says:

    Kur kerkon te jap mend edhe bythe shpuari i Spacit.

  4. Claus says:

    Lubonja ka plotesisht te drejte.
    Para tre vitesh, kur Rama filloi fushaten elektorale me premtime bombastike, qe njeriu normal kudo ne bote, sebashku me mediat analitike, nese do te kishim, do te kishin ngritur pyetje qe do ta rrenonin ate fushate nga themeli, gjendesha para asaj demagogjie gjithmone para nje dileme:
    Eshte normal ai popull qe e beson? Jane normale ata njerez qe e besojne?
    Kam bere ne ate kohe disa komente dhe replika, por dhe ato me nje fare rezerve, padyshim qe qellimi i vetem ishte largimi i Berishes.
    Dhe ai largim ndodhi. Po c`na pane syte me vone?

    Nese jeta e Berishes ka qene me shume e lidhur me punen dhe partine, jeta e Edi Rames ka qene vetem nje shthurje totale ne te gjitha aspektet.
    Me formim te cunguar i dale nga Liceu Artistik, shthurje ne ndergjegje dhe koshience, konfuz dhe kaotik ne biseda dhe jete shoqerore deri sa arriti ne ate pike qe ne vitet `90-`91ju tek ne koke te formonte nje parti me emrin “KIS” (kristiano-islamike), pra nje “puthje” partish fetare dhe besimesh qe nuk jane puthur kurre ketu e 1400 vjet me pare, Edi Rama kishte vendosur te arrinte te bashkonte dhe vellazeronte Jesu Krishtin me Muhametin ne politike, qe dhe ata te putheshin si burrat shqiptare, ne nje ambjent pre-pagan sic ishte Shqiperia!
    Shkurt nje amulli ne mendime dhe ndergjegje, ku gjurme te forta kishin lene vetem bunkeret e Enver Hoxhes. Me keto amullira ne koke ky njeri u be “intelektual” interesant neper bulevardet e Tiranes ku simpatite e Rudianave dhe Delinave nuk munguan deri sa perfundoi ne nje moshe 50 vjecare tek Linda e thjeshte dhe tiranase e urte. A thua ne kete moshe arriti pjekurine?
    Tani, lind pyetja:
    A mund te presesh nga ky njeri ndryshimin e sistemit kur nga cdo pikepamje si ideologjike ashtu edhe politike ka qene nje thes me pikepamje ku as gjurmet e Marksit, Hegelit bile, bile as te Thomas Aquinit nuk gjen per te cilat sistemi i asaj kohe i kishte futur dhe ne provime pjekurie?
    Ja pra te ndryshosh nje sistem te duhet nje jete me te pakten nje formim politiko-filozofik, po kush i kishte keto ne Shqiperi, qe ti kishte Edi Rama?
    Dhe ne mungese te tyre modeli qe po na ofron kjo “Rilindje” qe nuk lindi asnjehere eshte vetem droge, koncesione, shit-blerje, taksa, per rruge, shkolla, banesa, marrje borxhe, dhune policore per vjelje taksash, vjedhje bankash dhe krime ne pafundesi.
    Model, ku pa teklif dhe pa turp, ky shtet nderhyn ne xhepat e njerezve per ti vjelur atyre para dhe per ti shperndare ato me tej ne klientet qe mban rreth vetes.
    As Kontet dhe Duket ne mesjete nuk e kane bere kete qe po ben ky kryeminister, se edhe ata te pakten kishin nje fare morali biblik, por per kete si Bibla dhe Kurani jane te huaja.
    Per te modeli me i mire eshte vetem modeli sorosian, ai i spekullimit dhe grabitjes se popullit, qe eshte natyrishte eshte ne pershtatje te ligjeve te kohes, per kete nuk ke c`thua, por qe eshte tejet i urryer dhe inhuman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje