REAGIMI: Asnjë socialist nuk i është bashkuar PD (përveç Sherefedinit)

5 Shtator 2016, 15:35Politika TEMA

Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” z.Muharem Rama përgënjeshtron lajmin e bërë publik nga Partia Demokratike për gjoja largimin e 200 anëtarëve nga strukturat e Partisë Socialiste.

“Asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk është larguar në drejtim të Partisë Demokratike dhe e gjitha është një shfaqje e shëmtuar me njerëz të importuar nga jashtë Dibrës, me synim dezinformimin e qytetarëve pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Shtatorit.

Përdorimi i manovrave të tilla nga Partia Demokratike veçse fyejnë popullin dibran dhe nuk mund të kenë asnjë efekt elektoral.

Përkundrazi, edhe fushata elektorale e ka provuar se kandidatura e doktor Muharem Ramës arrin të sigurojë mbështetje nga e majta dhe e djathta. Fakt që do të provohet nga vota e kësaj fundjave. Qytetarët e Dibrës e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të votuar masivisht në 11 Shtator për kandidaturën e doktor Muharem Ramës“, thuhet në reagimin e stafit të Ramës.

1 komente në “REAGIMI: Asnjë socialist nuk i është bashkuar PD (përveç Sherefedinit)”

  1. harillaqi says:

    Pd-ke keshtu ka vepruar gjithmon,duke shpifur e shantazhuar.Njihen nga te gjithe shpifjet dhe mashtrimet e tyre.Njihet pd-ke si parti i e genjeshtareve dhe hajduteve.Kjo duket.Nuk mbulohet muti me shurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje