Haxhinasto flet për herë të parë: Pse dhashë dorëheqjen si ministër

5 Shtator 2016, 14:19Politika TEMA

Ish-Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto flet për herë të parë pas dorëheqjes nga posti që mbante në qeverinë “Rama”.

Në një prononcim për mediat, Haxhinasto, sikundër e kishte specifikuar edhe në dorëheqje ka theksuar se arsyeja e vetme e vendimit për të lënë postin e ministrit është angazhimi në parti.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër vec angazhimit tim në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim”- ka thënë Haxhinasto.

Haxhinasto dha dorëheqjen ditën e premte, me një kërkesë drejtuar kryeministrit Rama, e menjëherë pas kësaj, Rama, duke e pranuar kërkesën, çmoi punën e Haxhinastos në ekipin qeveritar.

Fill pas lajmit, burime nga LSI konfirmuan se vendin e tij në kabinet do ta zërë Sokol Dervishaj, këshilltar i Metës në Kuvend, sikurse dhe ndodhi dhe u bë publike.

1 komente në “Haxhinasto flet për herë të parë: Pse dhashë dorëheqjen si ministër”

  1. Banda LSi + Banda Shullaz + Banda Hajdari says:

    Nje lajm tipik idjotik I Temes. Vetem e vetem ti nxjerrin surratin e nxire te Metes fotografi sic kerkon sponzorizimi nga vete Hajduti.
    Fotografi tregon surratin e Ilir Metes kur artikulli I gatuar te Plepat eshte per Egyptianin tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje