Deputetët, vetëm 3 gjysmaligjesh në muaj dhe… 170 milionë lekë shpërblime

5 Shtator 2016, 15:58Politika TEMA

Një raport i Institutit të Studimeve Politike mbi “monitorimin e institucionit të parlamentit” zbulon se në 7 muaj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar vetëm 19 ligje.

Janë më pak se 3 ligje në muaj. Për këdo që ndjek aktivitetet parlamentare, numri i ligjeve të miratuara kuptohet që është i pakët, tregues i një pune të dobët.

Tregues po ashtu i volumit të punës që kryejnë deputetetët e kuvendit, për të cilët nga buxheti i shtetit paguhen 420 milionë lekë të reja apo 4.2 miliardë të vjetra (250 milionë rroga dhe 170 milionë shpërblime).

Se sa janë lodhur në këto 7 muaj deputetët e tregon edhe një tjetër e dhënë: 70 % e 19 ligjeve, pra 13 ligje, janë akte që lidhen me funksione ratifikuese, me ndërhyrje në axhendën parlamentare, me mandatet e përbërjen e komisioneve parlamentare dhe akte të tjera rutinë në punën e parlamentit, thuhet në raportin e ISP.

Mungesën e rolit aktiv të deputetëve që marrin 4.2 miliardë paga në vit për të miratuar ligje që përmirësojnë jetën e shqiptarëve, e tregon edhe fakti se “asnjë grup parlamentar nuk ka pretendime dhe as propozime për axhendë tjetër parlamentare”.

2 komente në “Deputetët, vetëm 3 gjysmaligjesh në muaj dhe… 170 milionë lekë shpërblime”

  1. tfgs1 says:

    hahahaha,hani o horra se punojne qorrat,bourdeloalvania po ndryshon…………………!

  2. Zeqir Ullishtja says:

    http://www.panorama.com.al/nje-prind-i-shkruan-veliajt-ja-ne-cgjendje-eshte-kopshti-qe-perurove/
    Gazeta tema keto lajme duhet te publikoni, jo ajo kur i ben shurren ne gote pronarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje