Ecuria e koalicionit PS-LSI? Ja si përgjigjet Ilir Meta

5 Shtator 2016, 18:39Politika TEMA

Kreu i LSI­-së, Ilir Meta i është përgjigjur interesit të gazetarëve në përfundim të seancës së sotme parlamentare që shënoi dhe hapjen e punimeve për sesionin e ri të Kuvendit.

Pyetjes nëse ka nevojë për reflektim për mënyrën e funksionimit të koalicionit PS-­LSI, Meta iu përgjigj duke thënë se ka vend për përmirësim.

Por, kreu i Kuvendit refuzoi të jepte një përgjigje të prerë për pyetjen e gazetarëve.

Ndërkohë, sesioni i ri parlamentar, i parafundit për këtë legjislaturë nisi me dhënien e mandatit të deputetes zonjës Dhurata Çupi, e cila do të zëvendësojë Sherefedin Shehun kandidatin demokrat për bashkinë e Dibrës.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mbajti dhe një fjalë për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, ndërsa më tej vijoi me miratimin e ligjeve të reformës në Drejtësi.

Meta e konsideroi si një nga figurat më të shquara dhe humaniste me shpirt të gjerë, duke shtuar se duhet të reflektohet dhe të përçohet mesazhi i saj.

“Hapja e këtij sesioni të ri parlamentar përkon me një moment kur të gjithë shqiptarët në mbarë globin kanë ndjerë krenarinë dhe frymëzimin e jashtëzakonshëm nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Nënë Tereza është ngritur në piedestalin e figurave më të shquara, jo vetëm të kishës katolike por edhe të historisë së njerëzimit në tërësi”, tha Meta.

Meta apeloi të vijohet me reformën në drejtësi, reformat e tjera të nevojshme për integrimin si dhe reformën zgjedhore.

Kuvendi miratoi kalendarin e punimeve tre javore të tij pasi opozita ka abstenuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

1 komente në “Ecuria e koalicionit PS-LSI? Ja si përgjigjet Ilir Meta”

  1. Lal Prenga says:

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ne bashkepunim me ushtaret e tyre te LSI drejtore te agjensise se Kthimit te pronave ne rrethe nuk me japin certifikaten e tokes ! Kam vite qe kam be kerkesen dhe kam vendimin e gjyqit por politikanet tane jane mbi Kushtetuten! Kam be dhe nje gabim te madh, kam mbjelle peme frutore dhe jo canabis! Ju kerkoj falje Ilir dhe Monika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje