Ndonëse konsiderohet institucion përgjithësisht i besueshëm dhe histori suksesi në raport me nivelin e degradimit të gjykatave të tjera, Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i trembet shndërrimit në Gjykatë Speciale dhe procesit të Vetingut.
Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda kërkon mandat të pakufizuar dhe kushte të tjera për t’u konfirmuar në detyrë shkruan ‘shqiptarja.com’.
Gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda i kërkojnë Kuvendit rishikimin e Kushtetutës së re, e cila në pikën 9, e bërë pika 8 e nenit 179, parashikon shkrirjen e kësaj gjykate dhe ngritjen e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë dosjet e krimit dhe korrupsionit elitar.
Kushtetuta e re parashikon që Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të emërtohen, funksionojnë dhe ushtrojnë kompetencat e gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mandat i perjetshem per Krimet e Renda !!!
Po vrasesin e komisarit kush e la te degdisej?!?! Ja bente muuuuu si ceshtje…
Kerkojne mandat te perjetshem se duan te vjedhin dhe te mos i ndeshkoje njeri.
Mandat te perjetshem ka vetem PERENDIA.
Ja pse gjykatesit dhe prokuroret nuk duhet te emerohen por vetem te ZGJIDHEN ME VOTIM NGA POPULLI.
Keta i tremben kontrollit prandaj kerkojne keto cmendurira.
Bajgat