Dy dekadat e fundit mund të quhen fatlume për historinë e dy shteteve shqiptare të Ballkanit. Apoteoza arriti të dielën, kur Pontifikati shenjtëroi murgeshën me origjinë shqiptare, Nënë Terezën e të gjithëve. Shqipëria është demokratizuar dhe po përgatit gjithçka anipse me hapa breshke për t’iu përshtatur anëtarësimit në BE. Reforma të thella, por që në shumë raste konkludojnë të jenë krejt të cekëta dhe pa substancë; përgjigje angazhimeve ndërkombëtare, por pa faturë; dhe zhvillime të brendshme pozitive që i hasim shpesh e më shpesh në vitet e fundit me anëtarësimet në subjektet potenciale.
Kosova, nga ana tjetër, nën vëzhgimin e të huajve po e bën rrugën më të vështirë të rritjes sepse ende e ka të paamenduar mirë Kushtetutën e saj, bash dokumentin themeltar të shtetit, që po i sjell kaq andralla në kaosin e vet permanent. Por, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë e kanë marrë me nge një Reformë pa krye kurse në Kosovë nuk gjejnë prej muajsh gjuhën për demarkacionin, një proces, ku të gjithë mëtojnë se janë në një varkë, por që e shikojnë steren ndryshe peizazhi i botës që po afrohet, po ravijëzohen sfida të vështira.
E para është vetë ekzistenca e Bashkimit Evropian, për të cilën ne po humbim energji. Kurse, një nga ato realitete të frikshme, ka të bëjë me konjukturat e reja që do mund të krijohen nëse drejtimin e shtetit amerikan, kumbarën e madhe të pavarësisë kosovare, do ta marrë z.Donald Trump. Dhe, jo shumë larg tij gjeografikisht, në poltronin e kreut të OKBsë të ulet ishministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, armiku më i madh i pavarësisë kosovare!Deri më tani, media shqiptare dhe artikullshkrues të ndryshëm, qoftë dhe krerët e lartë të Shqipërisë, e trajtojnë si gjysmë të marrë Donald Trump.
Ndërkohë që, miliarderi ka marrë shumë pikë në javët e fundit dhe hendeku që e ndante me kandidaten demokrate Klinton, që ne shqiptarët vazhdojmë ta besojmë si aleaten tonë të madhe, është fare e ngushtë, madje ka kaluar sipas CNN dy pikë për republikanin. Kurse Vuk Jeremiç, ish-kreu i diplomacisë serbe, po ashtu, po ngjitet si ndër kandidaturat kryesore në OKB dhe ka të ngjarë të jetë një nga drejtuesit më të rinj të këtij organi, që vërtetë e ka humbur shkëlqimin, por që nga instrumentet e tij varen shumë gjëra për mbarëvajtjen e Kosovës.
Le ta marrim me radhë: Donald Trump, i pyetur nga Larry King se çdo të bënte nëse do të ishte në vendin e Klintonit sa i përket bombardimeve në Serbi, dha një përgjigje, që duhet të na shkundë mirë! “Epo, unë do të bëja diçka krejt të ndryshme dhe e di se kjo mund të tingëllojë e kobshme për çdokënd. Por shikoni kaosin të cilin ne krijuam në Kosovë. Mendoj se vërtetë mund të themi se u humbën pak jetë sepse ishim 75.000 metra në ajër dhe i hidhnim që atje bombat. Por shikoni ç’i bëmë atij vendi (Serbisë), atyre njerëzve dhe sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar”, tha Trump. “Ne duhej të kishim intervenuar me trupa. Mbase do të kishte vrasje dhe atëherë më pak, aman s’do kishim këtë kaos që kemi tani, ka thënë ai, duke shtuar se “Nuk jam i sigurt nëse kjo mund të quhet si suksesi ynë, dhe unë vetë s’do ta quaja sukses”, duke e dënuar bombardimin e Serbisë.
Me pak fjalë, Donald Trump dëshiron të ndryshojë kursin e marrëdhënieve të huaja të SHBA dhe ka nënvizuar se mund të jetë mik me presidentin rus Putin, është shprehur ashpër kundër Meksikës dhe kështu me radhë, masa që i ka shkundur aleatët evropianë. Në Ballkan ultranacionalisti serb Šešelj, që tanimë është edhe në parlament, po ngazëllehet sepse e kanë një linjë të përbashkët me kandidatin që shkon me racizmin, por edhe se fitorja e tij është një lehtësim i madh për serbët nga presioni i SHBA-së.
Të mos harrojmë se janë rreth 1 milionë serbë në SHBA, që mund të konsiderohen si mbështetës të tij potencialë në votime, ku vetëm në Ohaio banojnë 400.000syresh. Mbase, realisht, nuk është shumë për t’u shqetësuar se ende Trump nuk është futur në detaje dhe në xhunglën e marrëdhënieve të Ballkanit, porse deklaratat e tij dhe më shumë qëndrimi i kryeministrit shqiptar ndaj tij, të bën të frikësohesh, për të ardhmen e shqiptarëve. Ndërkohë që vëzhgues interesantë të Evropës kanë filluar ta marrin gjithnjë e më seriozisht edhe presidencën e tij.
Në një artikull të fundit, ishministri polak Jacek Rostowski shkroi se: “Presidenca e Donald Trump do të ishte një katastrofë për NATOn dhe Perëndimin, porse ai ka të drejtë rreth marrjes së më shumë përgjegjësive nga anëtarët europianë të Aleancës për shpenzimet e mbrojtjes së përbashkët. PBBja totale e BEsë është paksa më e lartë se e Amerikës, megjithatë ajo kontribuon vetëm 25% të buxhetit të mbrojtjes së NATOs, ndërsa SHBA mban 72% të përgjegjësisë dhe Kanadaja e Turqia ofrojnë pjesën tjetër”, duke hedhur ide të një formatimi tjetër të buxheteve ushtarake përballë realiteteve botërore.
Ndërkohë, OKB-ja vërtet nuk do të thotë shumë për Shqipërinë, por për Kosovën lidërshipi i saj dhe institucionet që varen prej saj, lidhen shumë me shtetformimin kosovar. Ardhja e kandidaturës së Vuk Jeremiçit, që deri tani ka shkëlqyer realisht me aftësitë e tij të oratorisë dhe slloganet, që kur u bë presidenti më i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë në sesionin e 67, nuk mund të quhet aq e mirëpritur ndër shqiptarë.
Kosova këtë e ka ndjerë më herët dhe tashmë rreshtohen dy protesta kundër tij, ndërkohë që ai po ecën drejt ambicies së tij. E të mos harrojmë se njeriu që shkëlqeu si ministri i Jashtëm i Serbisë duke qëndruar më shumë në qiell sesa në tokë për gati tre vjet, në një fushatë të pamatë kundër pavarësisë së Kosovës, do ketë në dorë me instrumentet e tij disa nga institucionet që ushtrojnë ndikim në Prishtinë.
Për momentin Jeremiç është duke bërë kryediplomatin botëror kur flet për gjëra globale “sesi mund të kthesh kredibilitetin dhe besimin e botës nëse nuk flet hapur për problemet e botës, përfshirë dhe vetë atë të OKB-së”.
Këto të fundit janë probleme që tashmë OKB nuk mund t’ia dalë më si dikur, teksa Fuqitë e Mëdha as nuk e llogarisin fare për interesat e tyre, por që gjithsesi, ardhja e tij në krye të këtij organizimi ia bën Kosovës jetën edhe më të vështirë. Mund të ngjajë pak si skenar i çuditshëm për ardhjen e njëkohshme të Trump dhe Jeremiç dhe i gjithë ky shtjellim, por a ka ardhur koha të kemi plane rezervë për shikimet tona strategjike? Mbase janë fjalë të tepërta për një vend që bën politikë atypër –aty, por aman nuk duhet të flemë, pasi bota duket se nuk do jetë aq e mirë sesa kur Shën Tereza ishte thjesht Nënë Tereza. (Javanews)
Po te fitoj Jeremiq, do te behet fenomenal per Shqiptar, sepse OKBnuk kamkurfar relevance per Shqiptar……
Ndersa po te fiton Trump, vetem edi rama domte pesoje …mdersa kombi Shqiptar do te fitoje.
Ben Andonit i ka mbetur ora ne vitet 90′. Atehere shqiptaret tirrnin pa fund, po te fitoje ky – po te fitoje ai. Bota ecen perpara dhe deshirat dhe interesat e nje njeriu te vetem kane influenca te kufizuara. Po fitoi Trump do e hedhi nje pjese te demagogjise (qe tani po thote ca gjera te kunderra me ato te para 1 viti) dhe do behet me i pergjegjshem dhe do shikoje me me kujdes interesat e USA dhe aleateve te vet dhe pa diskutim edhe interesat e veta personale.
Po te fitoje Jeremic do te drejtoje organizaten me burokratike dhe te paafte ne bote, por qe ka force te veproje per shume gjera kur ka vullnet politik nga fuqite e medha. Pra do te veproje vetem sipas humorit te USA, Rusi, Kine.
Une mendoj qe po fitoi Trump do te jete me mire per Ramen se sa po te fitoje Clinton, por kjo kerkon nje argumentim te gjate shpjegues i cili perseri mbetet subjektiv.
Pra cdo behet me shqiptaret ? Ajo qe do te jene te zote te bejne shqiptaret.
cdo behet me shqiptaret apo cdo behet me Edi Ramen?
Ne se fiton Trump qe fitorja e tij duket qarte ne shqiptaret
do kemi shume avantazhe dhe nje nder kryesoret eshte se
Edi Rama duhet te ike vete me bisht nder shale mbasi
eshte shprehur keq per kandidatin republikan.
…………………………………………………………………………………
pak a shume keshtu e mendoj fundin e karrieres se kryeministrit tone;
si fillim do e lejme qe te na tregoj ca batuta nga ato qe na pelqejne,
pastaj do e pyesim qe a e mban mend kur the qe-prisni se skeni pare
gje akoma….e pastaj i vjen radha denimit qe do i japi populli.
Te lumte EPIRIOTI,shum i sakt
C’fare mund te fitoje kombi shqipetar po fitoi ky psikopat???
Hahaha! CIA tallet me ruset duke i dhene spresa te rreme me nje aleat te mundshem si Tramp, e gjithe kjo loje per harxhim kohe, mundi, srategjie dhe pasurie te sherbimeve sekrete ruse per asgje. Idiota rus politika Amerikane nuk ndryshon pavarshisht se kush fiton.
per here te tret amerika nuk do kete nje president qe e meriton ,,,tramp flet per vota se ne amerike ligjin e ben kongresi ,s igurisht eshte shqetesuse qe eshte afer lobit serb,,po humbem
kete aleat mbaruam koha qe po punonte per shqipetaret do perendoje,,,,,,,,,,,europa eshte asgje pa ameriken,as maqedonia n uk mund te perfilli nje europ te tille,,anglia e cila eshte shtet serioz si nga ana ekonomike si ushtarake eshte jashte unionit,gjermania i qendron afer frances vetem per nje shkak mbrojtjen e saj teritoriale, sepse gjermanise nuk i lejohet te kete nje ushtri te rregullt,, franca ka potencial berthamor i vetmi vend i bashkimit europian prandaj dhe gjermania i qendron afer,,
e cdo te ndodhe me shqiptaret?kush na ka ne liste ne more mjeran,ne do i futim nje oh sa mire me ken shqiptar(megjithes te gjithe quhen ibrahim,selim, asqer,zabit ,mahmut)ose ose do kendojm oh sa mire me ken turkoshak.
po fitoj trapi saliu do bahet president o OKB kurse luli do bahet pederas ikni o lesher trampi vetem president nuk bahet çoban delesh
Cfare eshte ky koment prej nje gazetari injorant i cili akoma nuk e di politiken qe ndjek Uashingtoni me boten,dije mor injorant se Uashingtoni meret me popullin e shtetit dhe jo me individin e nje mendimi te nje shtetari ku ne rastin tone ju i referoeni Edi Rames ,e para nuk fiton ky ,por edhe sikur te fitoje gje qe nuk ka per te ndodhur kure ,mardheniet e USA do te jene po te njenjta,sa per kujtese parlamenti yne ne 1997 akuzoi Uashingtonin per rebelimin e popullit apo jo mor gazetaruc ,e prape mardheniet me kriminelin Berishe vazhdua se ,ne qoftese do prisheshin ishin ne dem te popullit ,prandaj eshte e kote me te mbush mendjen ty mor injorant ,me vjen habi si i boton kote komente Z Mero Baze
Ore B.Andoni c’synim ke me kete artkull.Nuk do ndodhe sic do ti….O Andon
O Beno, sa per dijenin tende, pjesa me e madhe e komunitetit shqiptar ne pergjithesi dhe 99% e shqiptareve me orgjine nga kosova, mali i zi dhe maqedonia mbeshtesin Trump. President mund te vije kush te doje ne Amerike, nje gje qe nuk ndryshon kollaj ose ndryshon brenda kornizes se lejueshme eshte linja e politkkes se jashtme. Serbia eshte zgjatim i rusise dhe si e tille nuk mund te shikohet si aleate e besueshme e Amerikes, sado te thote ashtu e ekeshtu Trump ne fund eshte nje vije e kuqe qe nuk kalohet dhe ne rast se kalohet ka mekanizma per te te futur serish ne vathe. Mos e vrit menjen se cdo beje Amerika me shqiptaret, vrisni menjen se cdo bejne shqiptaret per njeri tjetrin dhe shqiperine.
KOSOVA DHE SHQIPRIA DUHET TE BASHKOHEN BASHKE ME TROJET ETNIKE NENI SHTET NATYRA NE NDACIN ME PERJETUA SI KOMBE ME ORGJIN E VET NATYRALE, PER DRYSHE DO T,NA SHRRAJOJN KREJT SISHTE
Trump e Jeremic nuk jane zgjedhje te mira per USA dhe UN por shqiptareVE as u rruhet palla nga keta dy njerez te liq.Shqiptaret kane me dale me te fitu kur bota te turperohet e mendoje se pse u zgjodhen dy figura negative per paqen e zhvillimin e botes.Ne as na rruhet palla fare po e them edhe nje here.Tani ka ikur vapa me gushtin, e ARDHMJA ESHTE E JONA.
Po sikur te fitoje Rama, cfare mendon se do ti ndodhe Trumpit ne USA o gazetar trumcak me emrin Ben Andoni, RTK?
Po fitoi Jeremic, OKB do te relativizohet dhe nuk ka per ta pjerdhur njeri, po fitoi Trump, do t’i bindet rregullave te establishmentit, ndryshe shkon o ne burg o ne “parajse”. Historia e Shqiptareve eshte e percaktuar, vetem per mire ose ne rastin “me te keq”, shume me mire.
..Me duket se as Trump dhe as Jeremiç nuk jane perenia..se kuptoj..kete frike!!
Te na rruajn bithen ,mune do na hane
More ti serbi sit back fole per veten tate qe i mbeshtes heta dy e sidomos serbin shqiptaret me USA voten nuk ejapin per serbin more i ndyre
Sipas mendimit tim qe ne fillim , ne USA do te fitoj Donald Tramp per shume aresye. Per shqiptaret si Tramp si Klinton do te ndjekin vijen politike strategjike qe ka shteti amerikan per Shqiperine.
TRUMP FITON 100% ,POR NUK PARAQET RREZIK PER SHQIPERINE ,SEPSE AI NUK DIRIGJON VETEM ,NDRYSHE AMERIKA DO TE KISHTE MARR FUND ,ME IDIOTAT E TYRE. PRESIDENTET JANE VETEM MARIONETE .