Sondazhi për Dibrën/ Rama në avantazh me 12.4% para Shehut

7 Shtator 2016, 09:07Politika TEMA

Katër ditë para votimeve të 11 Shtatorit, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama rezulton në avantazh ndaj rivalit të tij të koalicionit të djathtë Sherefedin Shehu.

Burimet konfidenciale  pranë Shtabit Elektoral të kandidatit Rama zbuluan për Lexo.al  të dhënat e sondazhit më të fundit të kryer për zgjedhjet e së dielës në Bashkinë e Dibrës.

Sipas këtyre burimeve, kandidati Rama është 12.4% në avantazh në raport me rivalin Shehu. Një avantazh i tillë duket se ka për bazë faktin se kandidatura e koalicionit të majtë arrin të sigurojë mbështetje edhe nga një pjesë e të djathtës.

Ndërkohë për shtabin elektoral të Ramës këto të dhëna nuk konsiderohen surprizë pasi sipas tyre gjatë gjithë fushatës është vënë re fenomeni i pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve në takimet elektorale edhe në ato zona që janë njohur tradicionalisht si bastione të Partisë Demokratike.

Të dhënat e këtyre sondazheve natyrisht nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së Partisë Demokratike. Kjo besohet të jetë edhe arsyeja se përse demokratët kanë intensifikuar sulmet personale ndaj kandidatit Rama ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zhvendosur plotësisht në Dibër thuajse pjesën më të madhe të ditëve të fushatës.

A do të ndryshojë diçka në dy ditët e fundit?! Gjasat janë që diferenca prej 12.4% mes dy kandidatëve të jetë e vështirë për të ndryshuar perceptimin e dibranëve. Por një situatë e tillë ka mundësi ta bëjë opozitën më radikale në kërkim të alibisë së humbjes së mundshme të zgjedhjeve të së dielës.

1 komente në “Sondazhi për Dibrën/ Rama në avantazh me 12.4% para Shehut”

  1. alban says:

    12.4 % vetem kaq vota do marri Rama2 ne Diber

    te fala mener Meros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje