Lulzim Basha dhe ushtria e të ikurve nga Dibra, të kthyer në hajdutë në Tiranë!

7 Shtator 2016, 09:25Politika TEMA

Nese Sali Berisha eshte mbyllur ne shtepi, Lulzim Basha eshte shtatezene ne Diber.

Kreu juridik i PD po ben betejen e jetes; I duhet nje fitore. E ka lidhur fatin e tij ne krye te PD, me fatin e zgjedhjeve ne Diber.

Duhet ta kishte te lehte; Dibra eshte nje zone me rezultate tradicionalisht ne favor te se djathtes.

Por nuk duket keshtu.

Kjo e ka detyruar te rrije vete atje, te therrase thuajse gjithe grupin e tij parlamentar atje lart, te mbledhe drejtuesit e bashkive ku qeveris PD- sic Mati, Klosi, ata me me ndikim per shkak te origjines sic ky kryetari i bashkise Kamez, por mbi te gjitha, te marre me vete nga Tirana, nje cete te tere me hajdute- pjese e nivelit politik te administrates se Sali Berishes.

Te gjithe te ikur nga Dibra, te zbritur ne Tirane, pasuruar ne kryeqytet- zoterojne placke e para te madhe, bere ne menyre te paligjshme kudo ku u emeruan, duke nisur nga ushtria, policia, doganat, tatimet e keshtu me radhe.

Kjo eshte ushtria e Lulzim Bashes ne Diber.

Ne fakt e njejte me kandidatin. Edhe ai, Sherefedin Shehu, eshte nje i ikur nga Dibra, prej me shume se 20 vitesh jeton familjarisht ne Tirane, me nje shkeputje prej thuajse 8 vitesh kur u largua ne SHBA-si emigrant.

Keta jane njerezit tipike qe e kane perdorur te qenit dibrane per perfitime politike dhe pasurore.

Jane njerezit qe prej Dibres morren pushtet te madh ne kryeqytet, por nuk bene asgje per te, nuk kthyen asgje ne vendlindje.

Sherefedin Shehu drejtoi per 4 vite zyren e buxhetit te shtetit ne Ministrine e Financave, me fuqi te plota mbi listen e investimeve, por sot, nuk tregon dot ne Diber nje veper te vetme, kontribut i vendimmarrjes se tij ne favor te Dibres.

Ai po ben fushate si te kete lindur sot, duke premtuar ate qe ka patur mundesi ta bente kur drejtonte zyren e buxhetit te shtetit.

Por eshte ne stil.

Lulzim Basha qe udheheq fushaten e tij, eshte tipiku i politikanit qe thote me ze e duke qeshur: Une linda sot.

Edhe ai ka qene ne pushtet per 6 vite me radhe. Edhe ai nuk tregon dot ne Diber nje veper te vetme.

Fshat me fshat, Sherefedin Shehu po thote se “Lulzim Basha me premtoi se ai do te ndertoje rrugen e Arbrit” dhe, Lulzim Basha vijon pas tij te thote “Une do ta bej rrugen e Arbrit”.

Po si?

Dy genjeshtare te ikur nga Dibra- Lulzim Basha per shkak te fushates po perserit se eshte dibran, qe e kishin mundesine shume here, madje edhe me votat e Dibres dhe, nuk ndertuan ne te nje veper te vetme.

Ky boshllek qe vec ne Diber nuk e shet dot per permbajtje, po i detyron te thone genjeshtra edhe me te medha.

I ulur ne poshte ne salle me “popullin socialist” te revoltuar, Lulzim Basha shperndau lajmin se 200 socialiste dibrane kane lene PS-ne dhe i jane bashkuar atij.

Nje produksion banal, por lajm per televizione qe kurre nuk verifikojne “prodhimet” e tij; mashtrim fund e krye si cdo genjeshter qe Lulzim Basha e thote me buzen ne gaz.

Me foton e udheheqesve te “rebelimit socialist” ne Diber, kerkuam e gjeten ne “turizem”, ciceronin tone te bulevardit.

“Jane nga Zall Dardha te gjithe”, tha.

“Te ikur ne Tirane heret, si te gjithe ne fakt”, vijoi.

“Kur u be mitingu hapes, ju tregova ne krah te Bashes, dibranin e ikur ne Tirane, doktor Petrit Baren, ate qe se bete rektor tek Mjekesia. Jane punet e tija keto, ka thene se do hakmerret ndaj socialisteve dhe mire tua bej, e kane bere me leke e pasuri ne Tirane ata” thote ai.

E pyesim pse e thote kete dhe ai identifikon te parin ne foto.

“Ky ketu, e pashe ne tv ky fliste me ton dje tek ajo mbledhja me Bashen, eshte Bashkim Murati, doktor ne Tirane, dentist me mire me thene, i zene ne Tirane, ka kliniken e tij tek Selvia, e ka bere me parate e familjes-vellai i tij Hasan Murati- eshte ky tjetri ne krah te Lulzim Bashes, ka qene kryetar dogane ne Kapshtice dhe Durres, ka bere para te madhe, eshte ketu ne fushate”, shprehet ai.

“Jane nga i njejti fshat me Petrit Baren, ai i ka mbledh, mendja e tij eshte kjo me i shit keta si socialiste”, thote ai.

“Ne Diber ne i njohim, nuk na i fusin dot, juve ne Tirane po; ju i mban per dibrane te medhenj keta, i pasuroni dhe na i sillni ketu te na bejne kesi filmash”, e mbyll ai.

Ne foto ne Diber: “Te ikurit ne Tirane”: Ish shefi i shtabit te Ushtrise, Gjunkshi- i larguar nga detyra pas lakimit te emrit te tij ne nje kabllogram ku akuzohej per marrje parash nga ushtaret tane qe dergoheshin me mision ne Irak e Afganistan; ish kryetari i bashkise Peshkopi per tre mandate, Krosi, i akuzuar per korrupsion masiv e pasuri te paligjshme; pas tyre, Petrit Bare, doktor, dekan i fakultetit te infermjerise, zoterues i nje pasurie te madhe e te pa justifikuar me rrogen e dekanit

Skandal.al

10 komente në “Lulzim Basha dhe ushtria e të ikurve nga Dibra, të kthyer në hajdutë në Tiranë!”

  1. Dibran says:

    DIBRANET JANE PO AQ TE ZHGENJYER NGA PD ,SA E GJITHE SHQIPERIA , PRANDAJ BASHA LUFTON KOT , NUK E BESON ME NJERI.

  2. mitati says:

    Po te ishte se,Lulzimi nuk do te njifesh si zyrtar i larte ne Qeverine e Berishes,e,mund te kishte pak besim.Lulezimi dhe ceta e tij jane te njohur dhe te njollosur koke e kembe.

  3. K says:

    Ali Basha me 40 hajdutë.

  4. Llapaqenet e PD lehin kot says:

    Basha Dhe likunia e hajduteve qe e shoqerojne nga mbrapa duan te eleminojne reformen per te shpetuar nga burgu qe I pret ne fundin e shtatorit
    Kjo gje i pret me siguri pastaj do fillojme rrugen e
    Arberit sepse parate e vjedhura do perdoren pikerisht per kete Pune
    Dibranet kane mencuri te vjeter Dhe nuk e fshehin Por ne rastin. Konkret. E ndjejne TALLJEN qe po ju serviret nga keta kaposhe qe kendojne mbi hallet e tyre pa fund.

  5. Bushi says:

    Si nuk i vjen turp Lul Bashes qe kerkon ti hedh hi syve popullit te dibres.Ai me maskaralleqet e tija,duke sjell njerez nga Tirana,nga me te korruptuarit,per ti bere presion dibraneve.Por populli dibran i njeh mire kriminelet e pd-ke dhe kurre nuk ka per tja dhene voten Sherefedin Shehut.

  6. beni says:

    Luli nese mendon se Xhemal hajdut, ordiner eshte vizioni i PD, nuk do te marresh kurre pushtet.Xhemali eshte person i korruptuar, e dine te gjithe ne FA, SHBA ka paraqitur kabllograme si te korruptuar, turp per ju, ju nuk jepni shprese…….

  7. perikli says:

    Po me gjunkshin do fitojne turp dhe marre … gjunkhi gomar nga trute dhe i korruptuar ne ekstrem TURP PER PD DHE BASHEN QE DEL ME KETA HAJDUT

  8. Rrok Bushati says:

    Hajde palo gazete qe nje dore shkruan artikullin dhe e njejta dore ben komentet
    Palo media, turp dhe shemtim sa ska ku te veje.

  9. Normal says:

    ahahahahahahahahaha!!!!
    Petrit Bare mbeti si qeni pa kocke pas zgjedhjeve ne Mjekesi dhe tani po i lepin kocken PeDe-se.
    Parti rrembythje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje