Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e maturantëve, të cilët nuk janë klasifikuar si fitues në listën paraprake të fituesve nga universitetet.
Për shefin e qeverisë, kjo është një nga të risitë e reformës që më të mirët, zgjedhin të parët.
“E drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës. Një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në 10 degë”, ka thënë Rama.
Sipas maturantëve që kanë protestuar para Kryeministrisë, fitues në fazën e parë janë shpallur maturantë të cilët nuk kanë rezultate të larta, ndërkohë që maturantët që kanë pasur nota të mira ende nuk janë shpallur fitues në asnjë degë.
Postimi i plotë i kryeministrit
Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët! Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë.
Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë… Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës.
Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!
Po sa i trashe qe je more burre i dheut! Po cfare kupton ti nga kjo qe po ndodh ?
Skema duhet te ishte transparente ne zbatim, pra ne monentin qe aplikonin kandidatet dhe jo t’i tronditesh keshtu per dite te tera per tekat e tua.
Stadiumi i ri ne qender te Tranes si po shkon ?
I more pare ato do i marresh ne natyre ?
Ka 25 vjet qe qeveris injoranca dhe al-kapone ne Shqiperi,shqiptaret e mire vazhdojne te ikin nga ky vend,shprese nuk ka,nuk di ku te kerkosh te drejtat e tua,qeveritaret te quajne injorant nese kerkon te drejten tende dhe vazhdojme…26…27…28 vjet…deri kur…… o shqiptar i mire!!???
Per sa kohe sistemet realizohen nga komp private dhe skan auditim nga shteti (qe nga ana tjeter ka mbush postet teknike me gazetare e sociologe ) normale qe ndodhin keshtu pislleqesh. Sipas ketij sistemi shpërndaka nje here te dobtit pastaj te zotet… Hajde logjike piktori hajde, kush ta ka dhene aman ajo palacua qe ke ministre teknologjie?
Z.Rama, zyra juaj eshte shume gay…
Edi Rama nga momenti qe beri aleance me Ilir Meten te cilin e akuzonte si te super korruptuar disa muaj para se ta shpallte si aleat, nuk ka me asnje lloj kredibiliteti kur ben deklarate dhe shet leksione morale.
Te me falin ata q besuan ne kete perdhunim qe u beri inteligjencees se tyre duke u shitur rilindjen si shprese e te ardhmes, po per mua eshte nje sharlatan karrierist.
Perpara se te ndoti ekranet e meediave me propoganden e tij, le te shpjegoje vetem nje fakt, vetem nje, si mund te behesh aleat me dike qe e ke akuzuar publikisht si te super korruptuar?! Kush eshte ai idjot qe beson ne ndershmerine e Edi Rames!!
Pjesa me e madhe qe votuan per te (perveç atyre qe siguruan vendet e punes per servilizem) rane ne kurthin qe kushdo qe te vije, me i mire se Berisha dhe qeveria e tij do te jete.
Sot Shqiperia eshte nen diktatin e matrapazlliqeve qe behen ndermjet Rames dhe Metes, dhe te gjitha keto ne kurrizin e popullit me te varfer te Europes, popullit shqiptar.
Kjo eshte nje idiotesi e papare. Ne fillimi duhej te shpalleshin fitues me te miret dhe me pas te tjeret. Kjo eshte ta fillosh nga bishti
Futja kot. Po si mund te quhet sistem i drejte e transparent, kur maturantet e sotem nuk dinin para tre vjetesh por as kur plotesuan formularet e provimeve me zgjedhje se çfare kriteresh e lendesh do zgjidhnin fakultetet. Ku nje vit i jepet prioritet matematike .nje vit piktures e nje tjetri anglishtes.
Pale po del ai kllefi i Minis.Arsimit. Plarent e ju thote maturanteve se nuk shtite fall te dinit çfare lendesh do perzgjidhnin fakultetet. Eh o piktor basketbollist i bie qe pas perfundimit lojes te anullohen piket e marra nga gjuajtjet jasht zone. Po me e keqja vazhdon amullia. Udhezimi thote duhet aplikuar per vendet bosh. Nuk mund te aplukosh per vende bosh po u regjistrove ne raundin e pare e ke deshire te ngjitesh ne preference. Plarent thote qe ngjitja do behet automatikisht pa konkurim. Ke te besojme
Mos e stresoni me kete poull se boll vuajtje e robetime tjera i jane shkaktuat