Tendenca e Serbisë për ta cilësuar Grupin e Dobrosinit si terrorist islamik

7 Shtator 2016, 21:05Rajoni TEMA

 

 Skender Jashari,

pjesë i grupit të  Dobrosinit.

Më 03.07.2012, me rastin e marrjes time  në pyetje nga Prokurori Maurizio  Salustro, akuzohem  si  terrorist  islamik. Kjo informat ishte  një dëshmi shtesë që Serbia tërë kohën tentonte  që  familjen  time( dhe mua) të na  identifikonte  me  islamizëm! Mirëpo kurrë  nuk ia  kishte  arritur! Në çastin e parë reagoi ndaj  prokurorit  duke i thënë:” s’jam musliman, jam  katolik…” Pasi e  verifikoi këtë  thënije time, atëherë  tërheqi  këtë  cilësim- terrorist islamik( dhe  nuk ka  mund ta  përdorë në  asnjë  çast!)

Në arrestimet   e mia, më 01. 07.2012 si dhe më  16.10.2012, nga  Policia e EULEX-it, mbetet  i vetmi  rast  ku  absolutisht  Policia e Kosovës  aspak nuk  merr pjesë dhe  as nuk  i jepen asnjë  informatë në  lidhje  me   rastet! Sepse Policia e EULEX-it e  porositur  përmes  prokurorit të   njohur tashmë Maurizio Salustro, materialet  në lidhje me  këtë  rast i mba  shumë sekret nga  Policia  jonë, nga dyshimet që  mund të  më jepnin  informata për rastet!

Gjatë  gjykimit, shumica e  pjestarëve të  Grupit të Dobrosinit,  personalisht  mua disa nga ta, më kishin kërku  që  të  vë në spikam besimin tim, ngase kishin frikë që mos  do  dënoheshin  si terrorist  islamik ( dmth do mund të merrnin  dënime të rënda me  burgim)!

Mirëpo  vërtetë një pjesë  e mirë  e  këtij  grupi, nuk kishte asnjë element të theksuar  të asnjë feje( e as të asaj  islame!). Madje  shumica  nga  9 të  dënuarit si pjesë e  Grupit të Dobrosinit,  vetëm  2 kishin qenë  më  herët  student por që  nuk  ishin më- të gjithë të tjerët studionim në  fakultete në  bachelor  e ca edhe në  master. Nga të  krahasuarit me rastet tjera, struktura  e këtij  grupi është plotësisht që  dallon- krahasoni grupet tjera  që janë   akuzu a dënu për  terrorizëm( janë  me  shkollë të ulët, e ca  edhe me shkollim  teologjik  sidomos të  sektit  vehabi).

Por  që nga  koha  e paraburgimit,  ndaj  një pjese të  të  akuzuarve të këtij  grupi,  iu  ofroheshin sidomos agjentë  vehabist( të cilët  në  burgjet  e Kosovës, sidomos në  QKD-Qendrën Korrektuese Dubravë, QPL-Qendrën e Paraburgimit  Lipjan  dhe  QPGJ-Qendrën  e Paraburgimit në  Gjilan, kanë   detyra  në rekrutim, radikalizim, ekstremizim, organizim të   grupeve terroriste  vehabiste- të  dirigjuara direkt apo edhe  indirekt nga Shërbimi Sekret i Serbisë!). Këta  agjentë  synonin  që anëtarët  e këtij  grupi  edhe  në  burgje të  Kosovës  të  identifikohen si  ekstremist  islamik! Mirëpo edhe  gjatë  paraburgimit dhe   pastaj  burgimit,  nuk ia  arritën  që t’i  identifikonin qoftë edhe  ndonjërin  nga  ta, si  ekstremist islamik!

Më 18.12.2013, vetëm   më pak se ca muaj( nga  shpallja e aktgjykimit dënues  më  16.10.2013), policia e Serbisë  minon dhe  detonon  eksplozivin duke  e  djegur plotësisht  shtëpinë  time në  fshatin Rahovicë komuna e Preshevës! Të nesërmen  Më 19.12.2013, në  burgun e  Dubravës, më vie  kërcënimi,  nga  Serbia, që :” edhe në  burg  do na  sulmoj a do na  helmoj  me pije  a ushqim”- për ç’gjë  njoftoj drejtorin e pavionit II dhe Drejtorin e Përgjithshëm të QKD-së( mirëpo asgjë  asnjëri nuk ka  ndërmarrë!).

Më 07.02.2014,  sulmohem fizikisht  nga  dy  të  burgosur  ordiner, mirëpo që në  rrahje  ata mbetën  të  lënduar- për  ç’gjë qëllimisht  fajsohesha  si fajtor! Pas këtij  rasti ish-funksionari i Serbisë( drejtori i njësisë Delta të QKD-së), si dhe  drejtoria e përgjithshme  e QKD-së, na ofrojnë  siguri! Dërgohem  në  pavionin VIII të  Sigurisë së Lartë të QKD-së, mirëpo ku më  qershor-korrik 2014, drejtori i këtij  pavioni i përfshirë në  rekrutim, radikalizim, ekstremizim, organizim të   grupeve terroriste  vehabiste, pasi  kisha  shkruar  shkresa  drejtuar  institucioneve  kompetente për  veprimtarinë  e  tij  antiligjore, kërcënohem( duke   vetëtregu se çfarë ishte!). Gjatë   fundmuajit  qershor  dhe  fillim korriku 2014  dërgon  dy pjestarë të  një grupi  terrorist vehabist, për  të më  kërcënu- për  këtë edhe për  më shumë, janë  me  dhjetra shkresa nëpër  shumicën  e  institucioneve  gjegjëse!

Ngaqë nuk pati sukses  agjentura  serbe, përmes  kërcënimeve a sulmeve kundër meje dhe  vëllaut tim si dhe  kundër qëndrimit të  grupit si tërësi( që mos të  quhej  grup terrorist  islamik),  atëherë  nga muaji  qershor 2014, ingranohet   edhe një  person  në  luftën  speciale! Për shkaqe që të nxjerrë  sa më shumë   informata,  s’mund me këtë  rast  të   shpalos  çdo detaj, por do  e paraqesë  si dukuri!

Nga qershor 2014, akrtivizohet  një person, i cili është  dënu si pjesë  e grupit, mirëpo  që realisht  është  përfshi nga  EULEX( prokurori  Salustro) për  ta manipulu  grupin si tërësi! Veprimtaria  e tij, është e lidhur  me  aktivitete të  shërbimeve  informative  të një partie politike  në Kosovë, si dhe  në  lidhje  me fundamentalist islamik…!  Ky person  kishte  detyrën  që  sa më shumë  nga   të  burgosurit  e këtij  grupi, të i kthente   kundër meje( që edhe pse kisha  marr  përgjegjësi  maksimale penale  në këtë  gjykim, për t’i lehtësu  nga përgjegjësia  penale  shumicën,  edhe pse  s’kishte   asgjë   të vërtetë që më  fajësonte  mua).

S’do  flas këtu, për  aktivitetet  e tij, derisa isha në burg, por  vetëm  në lidhje  me gjykimin! Në gjykat  të Apelit në Prishtinë,  derisa unë,  paraqesja fjalën  kundër terrorit  të Serbisë kundër  meje dhe  familjarëve të mi,  në Kosovë, si  dhe  kundër  pronës( shtëpisë) në Rahovicë të  Preshevës,   dy  personat  e  manipuluar nga  ky  agjenti  vehabist, gjegjësisht  njëri prej tyre,   nga pas shpina ime,   më  thotë:” çfarë  Serbie bre,  leje, s’ta ka bo  Serbia!”

 

Ndërsa edhe  gjatë  shqyrtimit gjyqësor të sotëm( në rigjykim pas shpalljes  së pafajshëm  nga Gjykata Supreme)( më 07.09.2014), akuzohem  pas  shpine nga ky person, sikur unë qenkam  antiislamist që  fyej përmes  facebook-ut-( duke   mohu qëllimisht që unë  kritikoj Agjenturat  e Serbisë që dirigjojnë Vehabist  të  caktuar, që  operojnë  në Trojet tona- veçmas në Kosovë, e asesi  s’jam  antiislamist)!

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje