Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është i ftuari emisionit Top Story me gazetarin Sokol Balla.
Gjatë intervistës, ai ka folur për ndryshimet e fundit në qeveri, marrëdhëniet me Partinë Socialiste dhe çështje të tjera të rëndësishme të aktualitetit politik në vend.
Meta ka folur dhe për arsyet që e larguan Edmond Haxhinaston nga qeveria.
Kreu i Kuvendit mohoi zërat se bëhej fjalë për një shkarkim, por për një dorëheqje apo dhe një zëvendësim.
“Ministri ka pasur pozicion edhe në kabinetet e më pashme. Tani LSI është në një fushatë brenda saj dhe ai ka një rol të rëndësishëm për çështjet e programit” – tha Meta.
Ai këmbënguli se nuk bëhet fjalë për çështje performance që lidhet me mungesën e investimeve publike.
“Çdo investim publik është dukshëm më i ulët se më parë. Shumë investime nisën në kohën e qeverive Berisha. Por kjo mazhorancë u vu nën një regjim të fortë për shkak të borxheve” – tha Meta.
Nëse largoi Naçon dhe Haxhinaston me dy besnikë si Manjani dhe Dervishi, kreu i LSI-së e mohon.
“Nuk bëhet fjalë për çështje besnikërie. Çdo ndryshim është pozitiv dhe unë e besoj këtë”.
Meta: Koalicioni ka funksionuar në përgjithësi, por ka vend për më tepër frymë bashkëpunuese
Në lidhje me reformën në drejtësi, Meta ka deklaruar se LSI do ta votonte edhe pa konsensusin e opozitës, por se ai do të hiqte dorë nga posti i kryetarit të kuvendit. Ai shtoi më tej se reforma edhe tani ka problemet e saj, por ato janë të manaxhueshme
I pyetur nëse pas thuajse tri vitesh, koalicioni i ka realizuar të gjitha objektivat, Meta tha se janë realizuar disa objektiva kryesore, por duke shprehur pakënaqësinë e tij për tensionin politik që vazhdon të ekzistojë.
Për sa i përket hipotezave të një kërkese ndaj tij për t’u bërë president i vendit, Meta ka deklaruar se ai do të kandidojë sërish postin e kryetarit të LSI dhe se do të jetë aty për t’i drejtuar në zgjedhjet e ardhshme, duke mohuar kështu thashethemet se ai do të pranonte kërkesën për të qenë president i vendit.
zagar i meros
vetingu! me pare te pergjigjet per “bllokun”
Pa ideollogji, pa largpamje. Ne rolin e nje kurve qe shkon me ate qe paguan me mire . Kjo eshte LSI. Mjere ata qe genjehen nga fjalet e ketyre cibaneve qe e shikojne te ardhmen e Shqiperise nepermjet industrise se famshme te genjeshtrave telefonike, te industrise se brekeve te kopjuara dhe te sandaleve ! Mjere Shqiperia nga kush mendohet se do te udhehiqet !