Nikolla shpjegon si duhet të aplikojne maturantët në raundin e dytë (janë 25 mijë vende për 23 mijë aplikantë)

8 Shtator 2016, 19:08Sociale TEMA

Në një bisedë me maturantët  ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, shpjegoi se si funksionon skema e pranimeve pas raundit të dytë. Bëhet fjalë për një post-raund tjetër, ku do të bëhet zbritja e listës së emrave poshtë vijës së kuqe, sipas renditjes përfundimtare për aq kuota të parealizuara sa do të ketë secila degë.

“A mund të ndodhë që në raundin tjetër të përsëritet historia si në raundin e parë, ku një nxënës të fitojë më shumë se një degë? Nëse do të vazhdonte kështu, ku këta nxënës do të bllokonin disa vende më shumë, nuk do të ishte më e drejtë që në raundin e dytë të zbatohej meritë- preferencë?”.

Ministrja i garantoi se pas fazës tjetër të garës asnjë vend në universitet nuk do të mbetet bosh. Thënë, ndryshe, formula e pranimeve pritet të zgjidhë në raundin e dytë ngërçin e degëve aktualisht të zaptuara nga një grusht studentësh.

“Ajo që sistemi mundëson, ka të bëjë me faktin që nuk do të mbeten më kuota bosh. Ai që ka fituar në 10 do të zgjedhë preferencën e vet dhe këto 9 vendet e lira do të plotësohen, duke futur kandidatët poshtë vijës së kuqe. Kuota bosh, kur ka studentë që meritojnë të jenë pjesë e tij nuk do të ketë. I tillë është ndërtuar sistemi”, vuri në dukje Nikolla.

Shqetësimet e maturantëve vinin edhe për kurrikulën e zhvilluar në shkollën e mesme, kriteret e pranimit nga universitetet, ku lëndë me peshë të caktuar disa prej tyre nuk i kishin zhvilluar fare në vitin e tretë të gjimnazit e problematika të tjera që morën përgjigje nga ministrja dhe rektorët e universiteteve.

 

4 komente në “Nikolla shpjegon si duhet të aplikojne maturantët në raundin e dytë (janë 25 mijë vende për 23 mijë aplikantë)”

  1. Zz says:

    Kshu eshte kur e centralizoni te gjithe maturen shqiptare ne Tirane. Aplikon nje student ne 10 dege ne tirane. Kur nderkohe duhet te aplikonte nje student ne 10 universitete (publike), dhe ne te njejten dege. Qe enderra te mos i thyej. Te kishte te drejten te studionte ku te donte, por jo me doemos ne Tirane. A thua se Tirana i ka me mjaltë.

  2. Atros says:

    Ju vrafte Zoti po pse po vrisni te ardhmen e rinise.Shkolle duan te shkretet.Ne perendim ku te duash shkon ne shkolle pa bere zgjedhje e perzgjedhje e burokraci koti

  3. Qytetari says:

    Jam i sigurt qe keshtu si u gatua kjo pune do te kemi patjeter edhe raune te tjere pse jo edhe 5 raunde.

  4. Largoheni kete syunjur nga qeveria sepse eshte ministrja me e pa afte qe ka patur ndonjehere ne te gjitha qeverite shqiptare qe nga 1912. Ajo e kreu detyren e saj, e zgjodhi edhe njehere dekan burrin e vet, çfar kerkon tjeter. Per te rizgjedhur dekan burrin e Lindites u be ligji i till qe sot kemi perseri ne krye te arsimit te lart maskarenjte si Dhori Kule,Mynyr Koni, dhe pa harruar Kaçanin e famshem. Me gjithate patem nje humbje te madhe qe nuk u zgjodh rektor edhe Petrit Bare sepse do e drejtonte universitetin bashke me dashnoret e veta. POr s’duhet harruar edhe Profesori i Madh dhe autor i ABC shqipe, qe tame eshte ulur plot nur parlamentin e Tiranes -Shezai Rrokodoko. Shikoni se si ndrit koka pa qime e dekanit te Agronomise ne UBT e Tiranes Fatbardh Sallkaku, kur e akuzojne se mbas mijra hereve te marrjes se rryshfetit ne kembim te “5” ose te ndonje favori seksual ne kembim te doktoratures. Keta jane shkelqesit qe solli Nikolla ne krye te arsmit te larte ne Shqiperi.
    Largojeni kete ministre qurravece master te fallco, lergojeni kete ndyrsire jo per ato qe thot Berisha por per faktin se ajo nga padija eshte e papergjegjeshme dhe arroganet, askujt qe i shkruan kesaj shurrufulle nuk i kthen pergjigje, le te jet edhe pedagoge ne universitet. Bashke me z/v e saj Nora Malaj, gjinkallen e LSI jane dy figurat me te urryera ne gjithe qeverin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje