Shpërthen “lufta”: Ministria e Transporteve ankohet për skualifikimin e turqve të rrugës së Kombit

8 Shtator 2016, 18:46Ekonomia TEMA

Pasi Komisioni i Prokurimit Publik ka skualifikuar nga gara për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit turqit e “Vendekës” dhe ka kualifikuar “Catalyst Viba Das General Constractin LLC&Salillari shk& BEE Tech” & Viplap Ateve & Kastrati sha”, Ministia e Transporteve e ka ankimuar këtë vendim po në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Burime zyrtare nga Ministria e Transporteve pohuan për Monitor se e kanë ankimuar vendimin të Komisioni i Prokurimeve Publike me arsyetimin se është pranuar kërkesa ankimore e palës tjetër 10 ditë pas shpalljes së rezultatit ndërkohë që afati është tre ditë.

Një tjetër argument i Ministrisë së Transporteve është se firma “Catalyst Viba Das General Constractin LLC&Salillari shk& BEE Tech” & Viplap Ateve & Kastrati sha”, që fillimisht u skualifikuara dhe u kualifikua pas vendimit të Komisionit të Prokurimeve nuk plotëson kërkesat e përcaktuara nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) që ka qenë këshilluese dhe pjesë e grupit të punës. IFC ka vlerësuar kompaninë turke, pasi ajo plotësonte shumë më tepër kërkesa se konsorciumi tjetër.

Burimet e Ministrisë së Transporteve thonë se aktualisht do të pritet përgjigje për ankesën e tyre në Komisionin e Prokurimeve dhe shtuan se edhe pas kësaj ministria nuk dorëzohet po do vazhdojë të mbështesë investitorin më të madh.

Një ditë më parë Komisioni i Prokurimit Publik e ka pranuar si të drejtë ankimimin e bërë nga grupimi “Catalyst Viba Das General Constractin LLC&Salillari shk& BEE Tech” & Viplap Ateve & Kastrati sha, për skualifikimin nga gara për koncesionin e mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë. Ky vendim skualifikoi turqit e “Vendekës”, që kishin fituar më parë tenderin.  Ministria e Transportit dhe Infrastukturës, kishte 10 ditë kohë për t’i shprehur Komisonit të Prokurimit Publik vendimin që do të marrë.

Tenderi

Pak javë më parë, për tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë, Ministria e Transporteve shpalli fituese ofertën e kompanisë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, e cila ofroi shumën 320,604,079 euro për investim, ndërsa do të subvencionohej nga buxheti i shtetit në shumën 5,600,000 euro, nëse nuk arrihej trafiku i programuar i makinave që do të taksohej.

Kompania “Catalyst and Salillari”, e dyta në garën e koncesionit, ofroi shumën 217,562,056 euro për investim dhe kërkoi 4,995,000 euro subvencionim nga shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje