Akti Normativ i Buxhetit, Ahmetaj: Reformat, platforma ku rritet ekonomia

8 Shtator 2016, 14:31Ekonomia TEMA

Nga Arben Ahmetaj*

Akti normative vjen në një peizash tejet të përmirësuar ekonomik, me një trajektore tejet pozitive rritëse në tre vjet rradhazi 2014-2015-2016. Këto nuk janë parametra të politizuar, janë parametra të certifikuar nga insitucione ndërkombëtare dhe agjensi ndërkombëtare prestigjioze.

Sot padyshim qytetarët po ndiejnë rikthimin në normalitetin e rritjes së ekonomisë shqiptare pas një plage të gjatë, rënie, keqmenaxhimi, borxhe tëpapaguara, borxhe të padeklaruara. Për herë të parëpas shumë vitesh, ekonomia po thyen tabunë e rritjes prej 3%.

Ka një arsye dhe kjo padyshim ështëzbatimi rigoroz I reformave të thella që ka ndërmarrë maxhoraca në tre vitet e fundit. Kjo është një mazhorancë që do të krenohet për reformat e thella në financë, në sistemin e pensioneve, në sistemin e drejtësisë apo në vendosjen e ligjit dhe të rendit. Këto janë arsyet e para, platforma ku rri dhe rritet ekonomia shqiptare.

Ligji organiki buxhetit që vendos për herë të parë rregullin fiskal që detyron cdo qeveri të mos rrisë borxhin publik përkundrazi, me ligj e detyron cdo qeveri që ta ulëborxhin public minimalisht cdo vit me 1% të PBB për ta cuar në 43% të PBB. Po brenda këtij ligji, në një vit elektoral nuk mund të harxhohet me shumë se 55% e deficitit në gjysmën e pare të vitit.

Këtu kronologjia e fakteve është e rëndësishme. Në 2013 kur u dorëzua pushteti nga PD, kishte 0 lekë, igjithë deficiti vjetorishte harxhuar brenda pesë muajsh dhe ndërkohë ishin lënë borxhe të papaguara në thesar afërsisht 100 milionë dollarë, shërbime, spitale apo punë publike në kurriz të qyetarëve dhe në kurriz të financave publike.

Reformat nuk janë që t’I japin mundësinë një qeverie të abuzojë, reformat i japin mundësinë qytetarit të kontrollojë qeverinëdhe qeveria të vetëkontrollohet, në mënyrë që ajo që ndodhi në 2013 me financat publike të mospërsëritet më kurrë.

S&P, një nga organizmat certifikuese të ekonomisë, sërish e vlerësoi ekonominë shqiptare ne B+ stabël. Ekonomia shqiptare ka vënë në kontroll borxhin, deficitin dhe ka hyrë në një trajektore rritëse përtej 3%.

Duhet të përmend kërkesën e brendshme patjetër, sepse kuadri ekonomik është bërë pjesë e debatit politik, shpesh edhe e gënjeshtrës, por ka nevojë t’I referohemi fakteve dhe statistikës. Kërkesa e brendshme u rrit 2.39%. Dikush thotë ka rënë konsumi, por me statistiëk, tremujori i tretë 2015, T4 2015, T1 2016, të gjitha indikacionet tregojnë që edhe T2 2016, do te kenë rritje konsekutive të konsumit privat. Politika nuk duhet ta njollosë këtë lajm të mirë për ekonominë. Mos harroni që reforma më e mire në ekonomi është optizimi.

Investimet bruto janë rritur në tremujorin e parë 2016 me 7.33%.

Deflacioni, folën disa anëtarë të nderuar të opozitës që flisnin me kënaqësi për deflacion. Sikurse e theksova dhe atëherë, ishte nje goditje e përkohshme e ofertës dhe sot po riekulibrohet nënivelet normale të2%. Kemi një ekuilibër të ofertës dhe kërkesës që materializohet tek rritja ekonomike.

Treguesi I NdjesisëEkonomike, nëtremujorin e dytë 2016, shënoi një përmirësim të ndjeshëm me 6.2%.

Eksportet, duke përjashtuar mineralet dhe lëndët djegëse të cilat kanë pësuar një rënie drastike me 1/3 e cmimit të tyre për shkak të ofertës dhe kërkesës globale, e cila nuk ndikohet nga ne, po të heqim pra efektet e këtyre dy kategroive, rritja e eksporteve në shtatëmujor është 7.5%. Eksportet e ushqimeve u rritën me 24.1% dhe tekstile e këpucë me 21.4%

Importet e mallrave në gjashtëmujroin e parë u rritën me 6.9%. Rritje e konsiderueshme u shënua në makineri dhe pajisje, duke treguar gjenerim të brendshëm të ekonomisë dhe zhvilime tëlinjave të reja të prodhimit dhe produkteve nga ana e kompanive.

Kreditë, portofoli I kredisë bankare shënoi rritje mesatare vjetore rreth 3% falë zgjerimit vjetor me 6.4% të kredisë në lek, ndërsa në valutëështë thuajse I pandryshuar nga një vit më parë.

Kredia konsumatore ka një rritje të qëndrushme gjatë këtij viti në tremujorin e parë prej në 12.6% dhe 3.6% në T2 kurse për individë u rrit 1% në shtatë muaj.  Patjetër që kemi problem në kredinë korporative që vjen nga disa elementë. Kredia e keqe ishte 25% në 2013, ka akoma problememe ekzekutimin e kolateralit prandaj e nisëm atë reformë legjislativo-financiare për të zgjidhur këtëpjesë të kthyer nëgangrenë në sistemin financiar.

Papunësia, kemi rënie të mëtejshme dhe trendi është vetëm rënës në tre vite rresht. Shkalla e papunësisë u ul në 16.9% duke rënë gjatë tremujorit të parë 2016 me 0.8%.

Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT)  për 7 mujorin e vitit 2016 u realizuan në vlerën 201.7  miliard lekë, që do të thotë 19.3 miliard lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2015, ose +10.6%  dhe  1.3 miliard lekë më shumë se plani, ose  +0.6%.

Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 19.5 miliard lekë, 17% më shumë se 7 mujori i vitit 2015 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 95.5%.  Faktor që ka ndikuar në këtë rezultat ka qenë rritja e rimbursimeve me 19.1 % ose +0.7 miliard lekë si rezultat i masave përmirësuese për thjeshtëzimin dhe reduktikimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së. Këtu dëshiroj të ndaj me ju që shumë shpëjt do të sjellim në Parlament ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore me thjeshtësime në favor të tatimaguesve.

Të ardhurat nga  tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 18.1 miliard lekë, 19.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 22.2 % më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve. Faktorë të tjerë përmendim: fazën e dyte të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimësine e proçeseve. Thjeshtëzimi i proçedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatorët e biznesit po gjeneron performancë më të lartë.

Sidoqoftë, për të patur një garanci më shumë në arritjen e pritshmërive për këta tregues jetikë për ekonominë tonë në tërësi, e ndjemë të nevojshme ndërmarrjen e hapave ligjorë për miratimin e këtij Akti Normativ, duke konsideruar faktin që çdo formë tjetër rishikimi buxhetor nuk do të prodhonte të njëjtin impakt pozitiv në kohë.

Më lejoni t’ju rendis më konkretisht synimet kryesore qe kerkon te realizoje Qeveria nepermjet  këtij Akti Normativ:

 

Gjithashtu një tjetër parim që do të ndjekë tashmë qeveria ka të bëjë me vendosjen e disa rregullave fiskalë të ligjëruar, që do të mundësojnë uljen e nivelit aktual të borxhit publik, në një trend gjithnje rënës që i jep shumë më tepër frymëmarrje financave publike dhe një shtysë të mëtejshme ritmeve të rritjes ekonomike.

Vlen për t’u theksuar gjithashtu, se përmes këtij Akti shmanget çdo risk i mundshëm i krijimit të detyrimeve të reja të prapambetura nga institucionet buxhetore. Gjë që, jo vetëm përmbush një nga objektivat kyç fiskal të kësaj Qeverie, por njëkohësisht respekton rigorozisht edhe një nga shtyllat më të rëndësishme të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Në këto kushte, lidhur me investimet publike, që janë edhe synimi kryesor i këtij Akti, dëshiroj t’ju sjell në vëmendje se nëpërmjet rialokimeve të burimeve të financimit të investimeve publike në masën 3.5 miliard LEK nga projektet me financim të huaj tek ato me financim të brendshëm, synojmë mbylljen/përshpejtimin e projekteve të rëndësishme në sektorët prioritarë. Më konkretisht:

Në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe portuale:

Në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime:

Në sektorin e arsimit dhe sportit:

 

Në sektorin e mjedisit:

 

*Fjala e mbajtur sot në Kuvend.

4 komente në “Akti Normativ i Buxhetit, Ahmetaj: Reformat, platforma ku rritet ekonomia”

  1. klea says:

    Jemi te gjithe deshmitarese te seriozitetit qe ka treguar qeveria ne kto vite se si i ka trajtuar financat e shtetit, kemi pare e prekur ndryshimin qe ka pesuar ekonomia..natyrisht qe duhet akoma me sh pune po kjo situate na ben te ndihemi me optimist

  2. tea says:

    e te gjithe ata qe jane skeptik , ekzistojne statistikat ato qe e vertetojne rritjen ekonomike. ka akoam shum eper te bere po qe disa gjera qe jane aty dhe te dokumentuara duhen pranuar

  3. Kidman says:

    …komentuesit me pagese te ministrit e kane lene me kaq sepse askujt nuk i hy ne pune fjalimi i nje mashtruesi ordiner… Te guxoje kush te shkruaj kunder se sulen cakejte e komenteve te Tom Cruiz alias Tiger Ahmetaj. Puc! Nicole Kidman

  4. Niko says:

    Parti enver jemi gati kurdoher yy rrac mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje