Rritja e kredive të këqija ka ardhur për shkak të abuzimeve që bëhen nga bankat, duke qenë ato të vetmet gjeneruese të kredive me probleme.
Kanë qenë deputetët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, gjatë diskutimit të ligjit të falimentit, që akuzuan punonjësit e bankave si përgjegjësit kryesorë të shtimit të kredive të këqija. Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, u shpreh se ndryshimet e ligjit nuk e zgjidhin problemin e kredive të këqija, pasi përgjegjës për to janë oficerët e kredive, të cilët kanë përfituar financiarisht nga procesi, raporton Panorama.
“Argumentet që dhatë ju nuk janë bindëse, se është e vërtetë se mund të bëni 1, 2 apo 3 ankande, mund të ulni 20 apo 30% vlerën, por problemi i kredive të këqija me këto masa nuk arrin të zgjidhet plotësisht. Kjo sepse në vlerësimin e parë të pronës, banka me aksionerët e saj mund t’i kenë politikat e shëndetshme, por njerëzit që janë aty në banka, disa prej tyre mund të jenë bërë milionerë me këtë, më shumë sesa debitori i vetë për shkak të këtyre proceseve”, u shpreh Xhafaj.
Bankat kanë dhënë kredi me kolaterale jo të sakta, duke shmangur detyrimet ligjore. Sipas deputetëve, ndërkohë që rriten kreditë e këqija dhe ka procese ligjore, nuk ka asnjë akuzë për drejtuesit e bankave, se përse janë dhënë kredi kur nuk duhet të jepeshin.
“Edhe për bankat është çështje e vlerësimit të riskut që e kanë çuar gjendjen në këtë nivel se oficerët e kredive të bankave janë ata që i kanë bërë këto, nuk i kemi bërë ne kreditë e këqija”, shpjegoi Xhafaj.
Deputetët ngritën edhe shqetësimin për shitjen e kolateralit, ku sipas tyre duke shitur pronën e qytetarëve me 20 për qind apo 30 për qind të vlerës, bankat zgjidhin vetëm hallin e tyre, pasi ndryshimet e ligjit nuk lejojnë që qytetarët të ankohen mbi vlerësimin, shkruan gazeta Panorama.
Edhe deputeti i opozitës, Eduard Halimi, tha se ndryshimet e propozuara nuk e zgjidhin problemin e kredive, pasi problemi është te vlerësimi i koletaralit.
Fatmir Xhafaj: Bankat janë një grup interesi shumë i rëndësishëm në këtë proces, sepse sjellja e bankave në treg, nuk është sjellja e çdo lloj biznesi. Sjellja e bankave në treg ka të bëjë drejtpërsëdrejti me qytetarin, me ekonominë e vendit, me sigurinë e vendit. Nga kjo pikëpamje, banka nuk mund të sillet si një subjekt që mund të bëjë ç’të dojë në treg. E para, është fakti që legjislacioni në këtë fushë ka ndryshuar disa herë dhe insistuese kanë qenë bankat, po ashtu iniciuese të këtyre iniciativave kanë qenë po bankat, edhe me mbështetjen e Bankës Botërore dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe situata nuk është se ka bërë përpara, situata ka ardhur duke u rënduar. Kreditë e këqija mbeten përsëri problem për ekonominë, zgjidhet halli i bankës, në njëfarë mënyre, se mund të procedohet më shpejt, të marrë një pjesë të kolateralit, por kreditë e këqija mbeten problem. Unë si ligjvënës dhe shoqëria nuk jemi që të zgjidhim hallin e një aktori në treg, por të zgjidhim problemin që ka tregu.
Ajo që nuk na bind ne me këto masa është a zgjidhjet problemi i tregut. Argumentet që dhatë ju nuk janë bindëse, se është e vërtetë se mund të bëni 1, 2 apo 3 ankande, mund të ulni 20 apo 30% vlerën, por problemi i kredive të këqija me këto masa nuk arrin të zgjidhet plotësisht. U ngrit këtu problemi i vlerësuesit dhe ajo ku dua të dal është se këtu ka diçka që nuk shkon dhe ky është opinioni i të gjithëve. Nuk shkon që nga vlerësimi fillestar i pronës dhe vlerësimit të pronës më prapa.
Kjo sepse në vlerësimin e parë të pronës, banka me aksionerët e saj mund t’i kenë politikat e shëndetshme, por njerëzit që janë aty në banka, disa prej tyre mund të jenë bërë milionerë me këtë, më shumë sesa debitori vetë për shkak të këtyre proceseve. Ajo që do të donim ne është se: në rregull i zgjidhëm këto problemet e tjera, po hallkën bankë në këtë proces, me funksion përgjegjës të ekonomisë, sigurisë publike, të stabilitetit, kush do të na e zgjidhë dhe si, pasi është vetëm një këndvështrim dhe ne mendojmë se që këtu gjenerohen problemet?
Përpos diskutimeve apo të vëmë përgjegjësi penale apo që nëpunësit e bankave të venë në përgjegjësi penale për këtë gjë që është një histori tjetër dhe ka vajtur tregu këtu. Nuk besojmë se për këto zgjidhja që i keni dhënë është e duhura, dhe për disa të tjera nuk ka zgjidhje fare, ose ia keni lënë në dorë lojës suaj të brendshme.
Edhe për bankat është çështje e vlerësimit të riskut që e kanë çuar gjendjen në këtë nivel, se oficerët e kredive të bankave janë ata që i kanë bërë këto, nuk i kemi bërë ne kreditë e këqija. Është e vërtetë ajo që thatë ju që ai debitori kur të firmosë, po ky që e lëshon dhe pse ne duhet t’i japim lehtësi të tjera? Dakord këtij t’ia zgjidhim dhe t’ia vendosim dy këmbët në një këpucë që ta shlyejë, po ky tjetri që e bën këtë gjë dhe i krijon ekonomisë problem?
Eduard Halimi: Problemi që ju ndodh në të gjithë vargun, për të marrë kredinë që keni dhënë, që nga gjykata, te vlerësuesi dhe te përmbaruesi.
Me kreditë e këqija ekziston ky problem. Shkon përmbaruesi dhe thotë që vlera nuk është 100 lekë, por është 20 lekë, prandaj keni bërë atë ju që të mos ankohet vendimi dhe të hiqet eksperti, siç thoni ju. Besoj se ju këtu e keni çelësin e problemit. A është ky problem dhe nëse po, a keni ndërmend ta zgjidhni?
AHAHAHAAHA, CFARE IRONIE…JANE XHELOZE, KAMUNISTAT..SE KUPTOJNE KAPITALIZMI E LEJON DHE E PRANON PASURIMIN E BANKAVE ne Albanistan qe kontrollohohen me ligjet e ketyre deputeteve……Miresevini ne Albanistan
–
kush thote qe smendojne deputet me univeristet pa diplome te shkolles mesme
Bankat shkaterruan komplet tregun imobiliar. I rrembejne pronat kompanive me mashtrime
me 20-30% te vleres se tregut dhe me njerezit e tyre i riblejne vete ,ose i shesin nen kosto qe te realizojne
qellimin e tyre. Parlamenti duhet te mendoje mire para se te miratoje ligjin e kolateralit. Ne momentin kur banka vendos sekuestro
mbi kolateralin, duhet te nderpriten te gjitha interesat dhe te konsiderohet e likujduar kredia. Por bankat tona jo vetem qe te
marrin kolateralin por edhe te lene ne borxh gjithe jeten.
Po edhe permbaruesi me kaq shume kompetenca qe ka mund te behet milioner me disa ankande.
Psh kolaterali shitet me 30%, kur ne te vertete mund te shitej me 80%.
Nga kjo fiton vetem mafja e ankandeve fallco.
Me vjen keq per vendin tim qe gradualisht do te behet teresisht prone e bankave private, madje do te shitet e blihet disa here. Sot pasuria e patundeshme e bankave eshte 160 milion dollare por se shpejti do te rritet edhe me tej. Nje nga rruget eshte “ rezerva e detyrueshme”
Ne Shqiperi rezerva e detyrueshme e bankave per çdo depozitim eshte 10 perqind. Une depozitoje ne banke 100 euro. Banka eshte e detyruar te mbaj 10 euro ne rezerve dhe te jap 90 euro kredi me nje interes mjaft te larte dhe zakonisht me koleteral ose duke mbajtur peng nje pasuri te patundeshme te debitorit. Deri ketu duket çdo gje ne rregull, por pas kredise se pare fillon nje nga spekullimet qe pasuron bankat dhe sjell kriza sosiale e politike. Debitori qe mori 90 euro kredi detyrohet qe ti depozitoje ne banke, tani banka sipas ligjit jep 80 euro kredi dhe mban 10 euro rezerve te detyrueshme. Kredine e dyte banka e jep me koleteral e interes te larte. Keto 80 euro depozitohen ne banke dhe banka jep kredine e trete 70 euro pasi 10 euro duhet ti mbaje ne banke, pastaj jeo kredine e katert prej 60 eurosh e keshtu me radhe. Me fjale te tjera banka nga 100 euro depozite qe vendosa une, ka te drejte sipas ligjit aktual te jap 8 kredi qe bejne gjithesejt 440 euro. (90+80+70+60+50+40+30+20) . Mbi keto kredi banka zakonisht vendos kolateral, por per politikanet dhe miqte e saj i jep edhe menjehere pasi 340 euro jane faktikisht euro FIKTIVE te PRODHUARA nga bankat private dhe jo nga Shteti shqiptar. Ne kete lloj sistemi kreditimi pa limit, pa kontroll te vazhdueshem nga Banka Qendrore lindin edhe kredi te keqija, por banka nuk rrezikon pasi ka kurdohere 8 koleteralet qe mund ti shes shume lire dhe te kompensoje fitimin e parashikuar. Ka te drejte Zoti Xhafa qe e kundershton kete. Banka nga ana tjeter kercenon qeverine se do te shpall falimentim dhe do te sjell kriza neqoftese nuk favorizohet ne politikat e saj te pasurimit. Shqiperia qe krijoi nje sistem teresisht privat te bankave te nivelit te dyte ka hyre ne kete rruge te kalimit te pasurise nga njerezit tek bankat. Kemi propozuar disa here qe te krijohet sa me shpejt nje banke e nivelit te dyte me kapital publik, p.sh. Banka Posta, e cila do te ishte nje konkurente e denje e bankave private, perkrahese dhe kredituese e politikave strategjike te qeverise ne zhvillimin e vendit.