Kompania “I&S”, u themelua në vitin 2002 në Bari, Itali, me aktivitet kryesor prodhimin dhe shitjen e software e hardware, si edhe konsultime strategjike për aplikimin e teknologjisë nga bizneset. Kjo kompani nxit, bashkërendon dhe rregullon veprimtarinë e kompanive kliente të saj. Muajt e fundit ajo ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri, ku aktualisht po asiston 3 kompani në këtë fushë. Ky projekt u mundësua falë mbështetjes publike të rajonit Pulias. Ky projekt vlerësohet si një mundësi e madhe për të rregulluar dhe për të forcuar praninë e saj në Shqipëri. “I&S” synon të sjellë shërbimet e saj në çdo vend kur ekziston nevoja për to.
ICT është një sektor kompleks dhe shumë i rëndësishëm në një botë ku ekonomia po zhvillohet me ritme shumë të shpejta dhe shkon gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të teknologjisë. Në një vend në zhvillim si Shqipëria, këto shërbime janë shumë të domosdoshme dhe tregu shqiptar ka nevojë për to. Dhe duke qenë se “I&S” është ekspertë e teknologjive të tilla, ka bindje se do të ketë në Shqipëri, të njëjtin sukses si edhe në vende të tjera.
Më konkretisht, konsorciumi “I&S” ka për qëllim stabilizimin e tregut shqiptar dhe është angazhuar të japë asistencë teknike në çështjet ligjore dhe kontrata, në mënyrë që këto shoqëri të njihen në detaje me çështjet teknike që lidhen me menaxhimin e një kompanie lokale.
Projekti, i koordinuar nga figura e një menaxheri me përvojë të eksportit, ka për qëllim të sigurojë një metodë të brendshme të punës të orientuar për aktivitetet e eksportit. Po punohet, gjithashtu, për promovimin e strukturës së biznesit të prodhimit shqiptar. Pas një analize të kujdesshme, që evidentoi më shumë detaje në tregun e synuar shqiptar, ata kanë zgjedhur strategjitë me të cilat po veprojnë.
Nga :Leonardo Ricchiuti
Komplimenti per projekte te tilla ka nevoj ky vend dhe jo per fjale lart e poshte..