David Cameron ka braktisur mandatin e deputetit duke u larguar përfundimisht nga politika.
Ka qenë vetë ish-kryeministri britanik që ka dhënë njoftimin.
Pak kohë më parë ai kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të largohej deri në 2020, por diçka e ka bërë të ndryshojë mendje.
“Është koha të qendroj larg Westminsterit”, ka thënë Cameron.
Shumë njerëz e shohin këtë lëvizje si një nisje të re për të, ndoshta në rolin e këshilluesit, si Tony Blair.
“Nuk dua të ushtroj presion ndaj kryeministres Theresa May në procesin e vështirë të Brexit”, tha Cameron në fjalën e tij.
Sa ndryshim kane keta nga politikanet tane.kemi 25 vjet qe shofim te njejtit surreter here lart here poshte
Shume e vertete qe po dorezon postin e deputetit por mos gaboni rende duke bere ndonje krahasim me lamashet injorante, analfabete, qafetrashe, rrugace kriminele deputete te Albanistanit, qe nuk japin doreheqje apo te dorezojne postin pa i rrezuar nga kali me force pavaresisht lidhjeve me mafjen apo krimin ne pergjithesi, paaftesise dhe harbuterise. Te krahasosh kete veprim dinjitoz te Kameronit me mentalitetin Shqiptar eshte katastrofe .