Meta në Britani/ Reforma ne drejtesi i shërben klimës së biznesit dhe rritjes se investimeve britanike

13 Shtator 2016, 12:42Sociale TEMA

“ Britania e Madhe dëshiron t’i thellojë marrëdhëniet me Shqipërinë, veçanërisht në drejtim të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe anti-terrorizmit”, tha David Lidington, Liderin e Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, Ministër i Kabinetit për Parlamentin, gjate takimit me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta .

Meta dhe z. Lidington diskutuan mbi reformën në sistemin e drejtësisë, ku Ministri Britanik për Parlamentin, Lidington vlerësoi miratimin me konsensus të plotë të paketës kushtetuese si një zhvillim pozitiv për rritjen e investimeve të huaja dhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryetari Meta nënvizoi se reforma në drejtësi i shërben klimës së biznesit dhe në këtë drejtim rritja e investimeve britanike është e mirëpritur në Shqipëri veçanërisht në fushat e turizmit, energjisë, etj.

Në përfundim, z. Meta dhe z. Lidington biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke vlerësuar rolin pozitiv që Shqipëria luan në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal.

Pas takimit, z. Meta dhe z. Lidington dhanë edhe një prononcim për mediat.

3 komente në “Meta në Britani/ Reforma ne drejtesi i shërben klimës së biznesit dhe rritjes se investimeve britanike”

  1. Zamo says:

    Ishalla te areston Anglia te shpetoj ai popull nga kusarija jote

    1. Qazim Mulleti says:

      po ben se kur degjon mafjozi…

  2. 44$cm.*thll says:

    ca lesh do ta arrestoj anglija!
    iliri me histori florini i ben konkurrenc historis se florinjve shqiptar qe i mur anglija me nji gjyq te manipulu n Hag.
    jan te njejt,kan te njejten story. prandaj edhe anglest e kan ftu ilirin.
    “ti mos hap gojen me kerku florinin shqiptar qe jua morem ne koh t luftes,ne s do hapim gojen per florinin qe ti jua vodhe shqiptarve po ne koh te luft’97es.OK plako? OK!”.
    edhe nji gje.
    shikjoni “shqiptaret krenare”. “bijt e shqipeve” duken si nxenes shkollash me fletoren e detyrave te shtepis ,kurse “pedagoget” anglez po japin leksjone.
    ja pra se kush jan shqiptaret! shokjoni ne foto shqiptarin “e fort” Meta qe thoshte se “s kan le ata burra me fut n burg ilir meten”! dhe tash ,me figure,si ke vidjo e Priftit,me figure e keni Lir Meten duke u sjell si nxens shkolle qe po merr klasen e par.,me fletore katrore.
    sa “nxenes te zellshem” qe duken mor jahu!
    si pedera te zellshem mo.
    o shqiptare
    o rrota kari
    po ca kujtoni
    se ju anglest po mashtroni?!
    duke bo si te zellshem
    si te urt e te sjellshem!
    o shqiptar rrac katunari
    jeni krejt ca rrota kari
    e ka thon Checho Pidhari
    tuj kendu n ate ur Brrari..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje