Elvin Hoxha, “Paganini shkodran” që e ka fiksim dhe Putini: Ja si garon me të mëdhenjtë e botës në Shangai

14 Shtator 2016, 23:57Kulturë TEMA

Ai shfaqet vite pas famës së treshes shqiptare: Arben Spahiu, Klodiana Skënderi (një dyshe dibrane kjo), e Tedi Papavrami. Ishin dikur këta emra me të cilët Shqipëria mburrej në botë, me lojën e tyre virtuoze në volinë.

Ishte një kohë kur pakkujt i shkonte ndër mend se vite më pas indivdë që nuk njohin as notat e krejt ordinerë, do quhen paturpësisht këngëtarë e do rrihen me njëri – tjetrin si të ishin përfaqsues bandash droge. Ndaj dhe nuk ka vend për ta njohur Elvin Hoxhën, atë që sot konsiderohet një ndër “paganinët” e botës.

Elvin Hoxha, një djalosh rreth të 20-tave me baba nga Shkodra dhe nënën nga Azerbaxhani është prej vitesh “xhevahiri” shqiptar i muzikës botërore.

Prej vitesh, Elvini që i vogël ka pushtuar skenat botërore me talentin e tij të veçantë.

Por sot ai mund të thuhet se është një nga artistët më të mëdhenjtë e botës.

Në një konkurs ndërkombëtar që u zhvillua në Shangai të Kinës me më të mirët e më të mirëve, Elvin Hoxha është renditur në 8 muzikantët më të mëdhenj të botës.

Një garë vërtet e vështirë, aspak komerciale dhe e gjitha “hard” që do të thotë se si do ta luajë secili të “tmerrshmin” Paganini me “capriçio-t” e tij.

Dhe Elvin Hoxha është vlerësuar si nga publiku, duhet thënë shumë i përzgjedhur, dhe nga juria tepër, po tepër kërkuese.

“Shanghai Isaac Stern International Violin Competition” është një konkurs jo-konvencional dhe për shoë, por një garë e tmerrshme ku instrumentistëve u “del qumështi i nënës”, e ku gjyqtarët spartanë nga konservatorët më të mëdhenj të botës, vlerësojnë dhe akordin më liliput.

Me një fjalë, në këtë konkurs përballen gjenitë e telave, “te çmendurit” e këtij arti elitar që nuk ka lidhje dhe nuk ndikohet nga listat e shitjes së muzikës komerciale që del nga qypat dhe organot që vetëm vegla muzikore nuk janë, por thjeshtë manjetofona modernë dhe ku instrumentistët janë kthyer thjesht në dixhej.

Konkursi i Shangait që financohet nga instustrialistët më të mëdhenj të botës, por edhe nga Pekini zyrtar, ka qenë një spektakël për Elvin Hoxhën, i cili në mënyrën më njerëzore dhe korrekte të mundshme ka vënë në dokumente edhe mbiemrin e mamasë së tij, Narmina Ganyiev, për të respektuar artin e prindërve, edhe ata instrumentistë që kanë sakrifikuar shumë për artin e të birit, njësoj si i ati i Moxartit që ne e njohim mirë nga filmat e shumtë.

Elvin Hoxha me Capricio nr. 5 të Paganinit tronditi sallën e Operas në Shangai me një performancë që u konsiderua nga pedagogu i “frikshëm” i konservatorit të Shangait me shprehjen: “të ngjeth mishtë”.

Elvini është djali i dy artistëve talentuar: Hajredin Hoxhës dhe Narmina Ganyiev.

Të dy janë artistë në Filarmoninë Kombëtare të Ankarasë.

Hajredini-Dini, siç i thërrasin, është një shkodran 24 karatësh që shumë vite më parë u ftua nga kolegët turq që të luante në Ankara dhe ata nuk e lanë më të kthehej.

Aty u dashurua dhe u martua me Narminën, një artiste nga Azerbaxhani dhe kështu u bënë pjesë në grupin internacional të artistëve të elitës kulturore të Turqisë, e cila jep koncerte në të gjithë cepat e globit.

Hajredin Hoxha është pjesë e një familjeje të njohur qytetare dhe intelektuale të Shkodrës, nga ku kanë dalë artistë të njohur të arteve vizuale, por edhe pedagogë shkencash dhe muzikantë.

Dini dhe bashkëshortja e tij, Narmina e kanë ndjekur Elvinin që në vogëli duke e shoqëruar në skenat e të gjithë botës, ku Hoxha i Shkodrës ka lënë nam prej vitesh.

Dhe për të, prej vitesh flasin qarqet mediatike dhe kulturore të të gjithë botës. Elvini është thirrur edhe nga Putin në Kremlin për të dhënë koncert.

Presidenti i Azerbaxhanit, Ilham Alijev e ka nderuar me shumë e shumë raste jo vetëm Elvinin por edhe familjarët e tij, duke vënë në dukje lidhjen normale të gjakut me vendin e tij. Dhe duhet thënë se familja e nënës së Elvinit është e njohur si pjesë e elitës kulturore azerbaxhanase.

Por absurdi është se vendi nga ku Elvin Hoxha ka rrënjët e mbiemrit të tij, Shqipëria nuk është kujtuar kurrë.

Madje edhe mbulimi mediatik ka qenë shumë sporadik. Dhe kjo vjen prej modës që në Shqipëri ka zënë rrënjë: ushqimi që vjen vetëm nga agjencitë e marketingut nga vendet e Europës Perëndimore dhe mediat e tyre.

Për qarqet tona kulturore të mangëta dhe të njëanshme vetëm në një anë të botës bëhet art, ndërkohë që teatrot madhështore gëlojnë nga Tokio, në Sidney, Pekin, Shangai, të gjithë kryeqytetet e famshme të ish-republikave sovjetike, Moskë, Shën Petërsburg, për të mbërritur në Ankara e Stamboll.

Në të gjitha këto skena “Paganini shkodran” ka tronditur publikun kulturor dhe ka marrë kritika pozitive nga media kulturore.

Por askush nuk e ka ftuar nga vendi i tij, pikërisht për ta treguar se e kemi tonin dhe muzikë nuk bën vetëm Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Aq më tepër  që  Elvin Hoxha përfaqëson një zhanër që kur merr famë prek majat e artit.

Nuk i kanë thënë kot: “Paganini shkodran”.

Tesheshi.com

14 komente në “Elvin Hoxha, “Paganini shkodran” që e ka fiksim dhe Putini: Ja si garon me të mëdhenjtë e botës në Shangai”

  1. ee says:

    Edhe nje sazexhi! Azeret jane arixhinj dhe arixhinjte kane nje dell muzike. U bien kusive sa lindin! Suksese!

  2. violon says:

    Shko mo pirdhu ti, fiksimi i Putinit. Titujt leshi
    Bravo i qofte ai djalit. Po mos beni sikur eshte vetem ky violinist ne bote. Per me teper qe Rusia ka me mijera violiniste virtuoze. Mes tyre ai qe mbahet violinisti me i mire sot, siberiani Vadim Repin i famshem jo vetem per virtuozizmin dhe mjeshtrine e vet por dhe per instrumentin e mrekullueshem Guarnieri, te vitit 1736. Sipas jush ke ka fiksimi Putini para te cilit luajne violiniste e artiste e balerine nga e gjithe bota? Repinin siberian qe gazetat gjermane w kane shpallur violinistin me te mire te gjalle apo kete 20 vjeçarin?
    Po te shtoj ketu ca emra qe qarkullojne ne boten e violiniste qe ju s i keni degjuar ndonjehere por jane me te famshem se futbollistet e kombetares:
    Hillary Hahn
    Anne Sophie Mutter
    Vengerov
    Znaider
    Kramer
    Joshua Bell dhe Itzhak Perlman i madh.
    Elvinit i uroj te futet mes ketyre me te mireve kurse ju qe t ju kete fiksim ndonje Putin shqiptar e t ju tregoje vendin!

    1. Pelasgian says:

      Putin vec ty te ka fiksim se e ke bycen mjalt t’omel

  3. ABC says:

    Po ky jo qe nuk zihet me grushta dhe nuk del ne foto ne FB me kallash dhe hashash por as nuk shan e ofendon neper intervista. Perse ta ndjekin atehere rinia apo “intelektualet” shqiptar. Jemi bere si majmuni. Imitojme te huajt….por vetem te keqiat e tyre.

    1. armand says:

      Edhe une keshtu mendoj.
      Po s’beri ndonje vrasje s’ja vlen ta degjosh. Ka lezet,Kozmai me Novruzin ne Prishtine na e bene zemren mal dhe ja vlen ti degjosh. Mbeta pak i zhgenjyer nga shenjestra e Kozit po s’prish pune se do permiresohet djali.

  4. Roland says:

    Nje Bravo te madhe dhe vetem suksese.

  5. aaaaaaaaaaaa says:

    S’ka gale,ne te na nderoj sinani dhe çiljeta. Tallava,tallava haaaaajdeeeeee mandi nishtulla…………………..

  6. Pra te gjithe hoxhallaret e Shqiperis paskan len nam,te gjithe paskan ikur ne turqi,azerbaixhan,jane martuar me turkesha arabe dhe jane me origjine nga fiset ilire dhe ne duhet ti njohim per shqipetar me origjin arabe.

  7. Don says:

    KEtij djali bravo i qofte, dhe u lumte prinderve pamvaresisht nga kombesia a shtetesia. Por gazetari te me fale, per Putinin nuk arrita te lexoj gje ne artikull… Jo per ndonje gje, por te krijon idene e nje mashtruesi e genjeshtari qe ne titull dhe keshtu ne vend qe ti beje jehone te mire ketij djaloshi artist, ngre dyshime midis lexuesve se mos valle gazetari eshte duke thurur me shume elozhe sesa duhet!

  8. Vlora1912 says:

    Pse dreqin duhet shkruajtur me kaq Mllef kur raporton per nje “te ri-artist” te talentuar…!!??

    Duket sikur eshte shkruar nga grat e lagjes, qe perhapin nje thash-e-them—“E morret vesh ju qe sna kishit ne refene- Shiko se kush jemi bere”.

    Djali duket te jete vertet Virtuoz, po nuk eshte faji yn qe nuk dim shum per te. Dhe nuk jemi te gjith fansa te Noizy apo halabakve te tjere te kesaj kategorie.

    E meqense ra llafi- ky Hoxha qenka Shkodran( Qe mban edhe mbiemrin e nenes azerbajzhanase), Arbeni dhe Klodiane ishin Dibran !!!!, po ky Ted Papavrami nga ishte ?!!!!! – Duket si nje raportim nga Kalaja e Dodes- Komplet Baritore.

  9. Nje shqiptar says:

    Te lumte Tema per kete shkrim qe i kujton popullit tone se ka shume djem te tij, punetore, te talentuar qe e nderojne edhe ne bote sikurse Elvin Hoxha, te cilit i uroje suksese te metejshme. Djem te suksesshem ka edhe ne Shqiperi, madje ne shume sektore, dhe mund te shkruhet per to. Femijet tane nuk perfaqesohen nga ata qe e kalojne tere naten jashte dhe flejne deri ne mesdite. Te lumte Tema qe u kujton medieve te ndryshme shqiptare qe te mos jetojne e te ndyhen me shume me kroniken e zeze e qe ben lajm. Te mos u japin shume hapesira e te shkruajne per llumin qe bredh neper rruget e nates per te bere biznes me çdo gje, me skandale, seks, droge, perdhunime, grabitje, vjedhje e vrasje. Shtypi yne dhe mediet tona mendoje se nuk jane kthyer te tera ne tipin skandaloz dhe qe ndiqen nga persona me nje boshellek shpirteror dhe kulturor.

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kesaj i thon demagogji e jo gazetari,suksese djalit te talentuar

  11. lek plepi says:

    qa munesh me than per kyt kur na kem nue shytin me lahut me ni tel e me raft me pasqyr qe tknaqet shpirti nta mu kqyr na jem nisha edhe bisha hahahahaah

  12. 17nentori says:

    shqiptaret i mori turku i vuri te par’
    gazetatema rri dhe shkruaj dhe bej pall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje