Barack Obama ka përfituar nga vëmendja e turmës në një miting në Filadelfia, për të falenderuar veten e tij.
Ai shkurtimisht bëri disa krahasime në çmime dhe në fund përfundoi duke falenderuar veten.
“Ulëm naftën në 2 dollarë galloni, një çmim që rrallëherë është parë. Ulëm diferencën e rrogës mes meshkujve dhe femrave. Rritëm numrin e personave me sigurime shëndetësore dhe rritëm rrogën minimale. Më lejoni pak momente të them: Falemnderit Obama!”, tha presidenti.
Kaq ka mjaftuar që turma të shpërthejë në duartrokitje dhe ovacione.