Partizani, Kalari: Kundër Teutës i rikthehemi fitoreve

16 Shtator 2016, 13:55Sociale TEMA

Partizani ka pasur një nisje jo të mirë në këtë fillim të kampionatit shqiptarë, duke dhuruar një performncë larg pritshmërive.

Në dy sfidat e para të Kategorisë Superiore të kuqtë kanë arritur të marrin një fitore me vështirësi ndaj Luftëtarit dhe një barazim kundër Vllazinisë.

Sfida e ardhshme do të jetë ajo kundër Teutës ku të kuqtë kanë si synim vetëm marrjen e tre pikëve. Në lidhje me këtë takim mbrojtësi i kuq Renaldo Kalari në konferencën për shtyp u shpreh se nga transferta e Durrësit do të nisë dhe seria e fitoreve të Partizanit.

Në përballjen e radhës ndaj Teutës shpresojmë të përmirësojmë mungesën e shënimit të golave të zhbllokohen sulmuesit dhe ekipi . Teuta është një kundërshtar i vështirë në fushën e vet, por panvarësisht këtij fakti ne si në çdo takim edhe në Durrës do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin 3 pikët. Forca kryesore e ekipit mbetet grupi , shpresoj dhe besoj se me këtë grup ne do të arrijmë ti zgjidhim ndeshjet duke filluar nga përballja ndaj Teutës” tha Kalari.

Teuta-Partizani do të luhet më datë 18 shtator në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:00./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje