Këngëtari i njohur italian me shtetësi shqiptare, Albano Carrisi, është nderuar nga Bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit. Ai u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij çmimin në shenjë mirënjohje për kontributin që këngëtari ka dhënë jo vetëm në jetën artistike dhe kulturore në vendin tonë, por edhe në lidhjet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kryetari i bashkisë e falenderoi këngëtarin për vizitën e tij në Shqipëri dhe për faktin që ai ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës. Albano Carrisi ka ardhur në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi”, dhe do të mbajë nesër në orën 18:30 do mbajë një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.
Koncerti organizohet me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, 20 vjetorit të shoqatës si edhe të 27 vjetorit të organizimit të koncertit të parë që dha çifti i këngëtarëve Al Bano & Romina Pouer (17 shtator i vitit 1989) në Tiranë.
Po Bamirit i shkoi per vizite ?
I dha te gjitha celesat e bashkise ky palafiku!!!
Tufiko se mos ju shkon mendja dhe nje dite te vetme te thoni bravo qofte dhe per nje xhest qe eshte pozitiv dhe nderon shqiptaret per respektin ndaj nje figure si Albano!! Çfare ka per te kritikuar kur dekorohet dikush ne baze te meritokracise!!!!???
Boll se na hapet barkun duke bere propogande partish neper forume. Opozite behet ne ideollogji, ne vepra, po jo kundra individesh.
Po ky copa e mashtruesit sa celsa ka neper duar…?:)
PRMETI e pret- ARTISTIN E MADH ALBANO KARRISI !
Faleminderi Albano Karrisit qe jeton me shqiperine tone dhe paste mires gjithnje ajo familie e nderuar; deri ne Permet shkuar ne vite para, qe keto dite lexova dhe nje shkrim A do vije Albano ne Permet. Besoj se do shkoje.
Me nostalgji shkruante Niko Mihali, pritesi i asaj vizite te tij me gjithw babane e tij ne Permet me 1985. ne emer te Permetareve dhe timin si “Dangelliot”me Frasherine “Vellezerve Frasheri” kryeqender.e FTONTE SHKOJE ne PERMET se e presin me “buke e kripe e zemer”
Sidoqofte punet e tij Ai i di vete. MBRETEROFTE si MBRETERON ai arist i Madh sa Italian dhe shqiptar do ta quaja, mare ate emer ne lindien e tij ALBANO, qe na nderon.
Me shume Konsiderate nga Torontua jo vetem urimi im
Toronto 17-09-2016 Guri Naimit D (Mesuesi 80 vjecar Dhimiter XHOGA.)