FOTOT/ “Rilindja” e Tamarës dhe çiftelia e veçantë të cilës i bie Rama

17 Shtator 2016, 16:23Sociale TEMA
FOTOT/ “Rilindja” e Tamarës dhe çiftelia e

Kryeministri Rama ka publikuar këto foto nga Tamara, të cilën ai e quan “Rilindja urbane e turistike e saj”.

“Mrekullia natyrore e Tamarës, deri dje dëshmi rrënqethëse e braktisjes dhe e rrënimit të shkaktuar nga paaftësia qeverisëse, sot ka rilindur si një nga perlat natyrore të Veriut të Shqipërisë, falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane. E kthyer në një destinacion turistik, ku ndalen përditë udhëtarë të shumtë që shijojnë mrekullinë e natyrës dhe mikpritjen e familjeve malësore, Tamara është sot një vend me shpresë e punësim familjar në rritje”, shkruan Rama.

Në një prej fotove ai shihet me një çifteli të veçantë, që mesa duket e ka marrë si dhuratë.

10 komente në “FOTOT/ “Rilindja” e Tamarës dhe çiftelia e veçantë të cilës i bie Rama”

  1. Hahaha says:

    Eshte LAHUTE dhe jo cifteli.

    1. Kaqaki Junior says:

      Hahahahahaha, po cfar ciftelie mor hajvan, kuuuuuuuuuuuuuuu, kopa t´u keshe, lahuta ka ndryshim si fylli me tuturonxhe apo pipili,
      kjo ketu oshte cifteli:
      https://www.youtube.com/watch?v=45CwRE9l71A&list=TL2jy9Izqd39s

  2. GR says:

    Hmmm…..ore…po ca Ciftelije mo….
    Eshte Lahute…dhe qenka me te vertete shume e bukur….
    Ishalla sna nxefen prape ata dudumet siper…Provokacija…ahaha

  3. Prudentino says:

    Jo çifteli , por lahute.

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vetem keshtu mund te behet Shqiperia ne rradh te par duke investuar per zonat dhe fshatrat me te larget,persa i perket çiftelis, Selehi(qoftelargu) u mundua te mesoj labçen por per fat nuk ja arriti, kurse Rama i bie çiftelis,hajde gadhad hajde,por Rama e din mire se per te qendruar gjat ne pushtet duhe ti biesh çiftelis,ket gjen e par beri edhe i madhi xhaxhi ENVER mesoj çiftelin dhe e mbajti pushtetin sa kje gjall,do thosha jo per mburrje pse jam Malok (Malesor) por çiftelia po benka me jehon se Labçe

    1. armand says:

      Rama erdhi ne pushtet me vota dhe Jo me kenge labe. Per te qendruar ne pushtet sa me gjate duhet te punoj sa me shume dhe pa dallim cifteli o kenge labe. Kush kendon labce o I bie ciftelise duhet te kete aftesine te vleresoje ne baze te punes per nje te ardhme sa me te mire.

  5. E ka mare per salen se i bie mire ciftelis me nje tel.
    ka qene me grupin e ciftelise.

  6. Besoj says:

    Ju lumshin duart dhe mendja.

  7. Gaspri says:

    Eshte fat per nje vend te kete nje kryeminister punetor, me ndjenje te theksuar te te bukures. Ato qe ben Rama i ben sakte. Bravo i qofte. Tani qe lau pjesen me te madhe te borxheve, Edi do beje mrekullira ne kete vend. Ky njeri na ben krenar pasi po krijon mundesi qe ne shqiptaret dhe te huajt te shohim cfar mrekullishe natyrore ka Shqiperia, Atdheu yne i dashur.
    Keto jane pune me vlera monumentale.
    Bravo Edi.
    Do shihni se te gjithe shqiptaret do fillojne te derdhen drejt Tamares, per te shijuar keto mrekulli deri tani te fjetura.

  8. katarakti says:

    Me te vertete pamje fantastike. Shqiperia per nga bukurite natyrore eshte vertete nje perle e rralle. Perpara nuk i vleresonja edhe shume bukurine e vendit tim. Por tani qe kam shetitur pothuajse gjithe Europen jam krejtesisht i bindur se Shqiperia per nga bukuria e natyres i ka te rralla shoqet. Per bukurite e vendit une mendoj se ia kalojme edhe Zvicres se begate. Sepse kemi si plus edhe detin. Por kemi nje te keqe te madhe: shqiptaret. Shqiperia eshte e bukur, por pa shqiptaret, – ka thene deputeti italian Borghezio. Dhe i jap plotesisht te drejtje. Nga ana tjeter jam plotesisht dakort me komentin e Gasperit per Edi Ramen. Me ne fund Shqiperia ka kryeministrin qe meriton. Go, go Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje