Kjo rezidencë mund të quhet padyshim frut i pornografisë.
Miliarderi britanik nga Uellsi, David Sullivan ka hapur dyert për mediat për të prezantuar rezidencën e tij tejet luksoze.
Ajo ndodhet në Essex.
Sullivan, dikur pornostar dhe më pas producent dhe botues, ka një pasuri prej më shumë se 1 miliard paundësh.
Ai është bërë pronar i kësaj vile përrallore 20 vjet më parë për shifrën e 7,5 milionë paundëve.
Ajo ka 14 dhoma gjumi, dy pishina, sallë boulingu etj.
67-vjeçari që është edhe bashkëpronari i klubit të futbollit Uest Hem thotë se nuk e ndërron për asgjë në botë këtë vilë.