Mbledhja e komisionit të jashtëm parlamentar është shoqëruar me debate sot, ndërsa diskutohej raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Dibër.
Deputeti demokrat, Aldo Bumçi tha se ky raport pohon se u kërcënuan votuesit.
“Raporti i OSBE-ODHIR deklaron se u kërcënuan votuesit.
News24 ka treguar me zë e figurë blerje të votës.
Rama i tha policëve se PD është kërcënim më i madh se krimi”, deklaroi Bumçi.
Por deputeti demokrat nuk është ndalur vetëm tek vota, raporton News 24.
Ai foli edhe për kultivimin e kanabisit në vend, duke e përshtatur në një këngë të vjetër partizane.
“Malet me blerim mbuluar nga hashashi”, tha Bumçi.
Te pakten Ju per zgjidhjet hashashin dhe Gerdecin duhet te heshtni sepse jeni te perlyer deri me fyt