Avokati Spartak Ngjela është shprehur ditën e sotme në emsionin “45 minuta” të Denis Mingës në Report Tv se kryeministri Rama kontrollon vetëm policinë e shtetit pasi të gjitha institucionet e tjera i ka nën kontroll ish-lideri i PD-së Sali Berisha.
Ai theksoi se për këtë arsye sulmohet ministri i brendshëm Tahiri.
Ndërsa për procesin e Reformën në Drejtësi avokati ka nënvizuar se nga vetting-u cënohet edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani.
Gjithashtu Ngjela ka folur edhe për debatin e fundit brenda PD-së, ku sipas tij deputetja Majlinda Bregu ka folur në kohën e duhur duke i treguar Berishës se ajo është më e aftë se lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Avokat Ngjela , ju flisni për rigjallërimin të botës shqiptare në Ballkan që ka konciduar me reformën reformë amerikano-shqiptare në Tiranë. Kjo lëvizje e madhe ka nisur sipas jush në 1981 me levizjen në Prishtinë, vazhdon me luftën e Kosovën në 1999 dhe do përfudojë më të drejtat e Çamërisë? Çfarë nënkuptoni me këtë?
Reforma nuk është koncept mesjetar është koncept interesi. Politika anglo-sanksone është politikë interesi. Erdhi një moment i caktuar ku interesi shqiptar përputhet me atë amerikan. Në funksion të kësaj, po të shkojmë pas në histori. I vetmi shtet perëndimor që përkrahu dhe nuk goditi revoltat për republikë të kosovarëve që në vitin 1981, janë amerikanët.
Po ta shikosh në këtë rrjedhë padrejtësitë shqiptare duhet të vendosen. Ismail Kadare e ka thënë i pari dhe saktë. Gjuha shqipe ka qenë e mallkuar dhe historia jonë është goditur. Koha moderne nuk flet për kufinj por për të drejta. Të drejtat kosovarët i morën.
Shqipëria ka humbur territore të mëdha. Kjo histori e fshehur dhe e përbuzuar, e mashtruar nga interesa të caktuar të fqinjëve tanë po mbaron. Aspekti i fundit i mbrojtjes amerikane është reforma në drejtësi. Pa një reformë nuk mund të mbrohen të drejtat.Shqiptarët kanë 25 vitë që nuk kanë të drejtat në Shqipëri.
Çfarë kuptoni me të drejtat e Çamërisë?
Një herë për një herë janë pronat dhe të njihet tregjedia e tyre, pra të njihet genocide grek ndaj tyre . Unë mendoj se do të hyjë në sistemin e mbrojtes amerikane. Të drejtat nisin më shumë gjëra. Ka shumë çamë në Greqi, por nuk lejohet të flasin shqip. Ne po nuk flasim për kufinj por për të drejta.
Ne bëmë aleancë me SHBA që në 1991 por pse erdhëm në këtë situatë 25 vite më vonë?
Aleanca më Amerikën është vendosur në vitin 1991 ndërsa reforma erdhi në 2016-ën. Ka një moment të caktuar por ndonjëhëre politika nuk është strategjike. Koha është shumë e rëndësishme po nuk erdhi koha asgjë nuk ndodh.
Politika amerikane ka qenë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë në favor të vendit. Problemi është se ne nuk kemi aftësi analitike të tilla. Këtu po flasim për neo-shqiptarët që do të thotë shqiptarët e rinj, në moshë, në ide,në profesion. Për herë të parë dëgjuam për shqiptarët e rinj nga ndërkombëtarët, që unë e mbështeta.
Sot është 20 shtatori, sot hyn në fuqi ligji i Vetting-ut? Si ju duket heshtja e Presidentit? Ishte rruga e duhur?
Presidenti cënohet nga ligji. Është në fluksin e qeverive të vjetra që do të kontrollohen. Por nuk është vetëm e vetes sepse ai ndodhta është i kontrolluar. Atë e ka bërë Saliu President. Pushtetin gjyqësor, prokurorinë, kryetarin e parlamentit të gjitha i ka Saliu, vetëm policinë e ka Rama. Çdo njeri në kohë të ndryshme del nga vetvetja. Të gjithë tani kanë frikën e ndëshkimit. Forcën policore e ka Rama që deshën tja marrin por nuk ja morën dot. Prandaj e sulmojnë ministrin Tahiri.
Ministri Tahiri është më i sulmuar, çfarë komenti keni ju për kanabisin?
Duhet të jemi realistë është mbjellje e fshatarëve, njerëzve më të varfër të vendit. Trafikimi vjen më vonë. Shteti edhe mund të ketë toleruar. Në këtë masivitet nuk mund luftohet kanabisi. Opozitën nuk i vret mendja se është bërë masive, por se i lë policia. Nuk mund të kontrolljë policia çdo hapsirë.
\Ne nuk dimë ta bëjmë luftën kundër lëndëve narkotike. Këta nuk kapin dot trafikun dhe ju sulen fshatarëve. Ky është fenomen nuk është spontanitet. Këta kanë një farë stepje ndaj kësaj çështje. A është një lloj paaftësie për të vepruar apo është një lloj interesi për t’i lenë për të vepruar sepse nuk ka para? Nuk mund të flas më tepër sepse nuk kam fakte për këtë gjë. Nuk goditet fenomeni përmes Tahirit. Ministrin e duan për arsyet që thashë unë. Ky është një fenomen i trashëguar.
Pse sipas jush pasi u goditën fenomene si mos pagimi i dritave, ndërtimet pa leje ato nuk po përsëriten. E njeta gjë nuk ndodhi me kanabisin. Edhe pas goditjes së Lazaratit, vazhdohet të kultivohet sërish kanabis?
Nuk ka struktura. Ata që e kanë mbjellë e dinë, që kush u kap u kap. Ata mbjellin në toka pa pronar. Ky është një fenomen. Ata janë fshatarë që e mbjellin në këto toka pa pronar për ta trafikuar më pas.
Ju nuk do ishit dakort me liberalizimin e tij?
Jo nuk është çështje për momentin, shteti duhet ta zhdukë fillimisht fenomenin kriminal.
Ligji i mbetjeve, a është vendim i gabuar ky i qeverisë pasi ishte ligji i parë që rrëzoi kur erdhi në pushtet?
Mbetjet janë një tmerr në SHqipëri, por që të bëhen fabrikat duhen investime gjigande dhe në qoftë se një kompani vjen këtu shikon se nuk aq plehra sa për fitim. Pastaj ndodh importi. Unë e di që sot duhet të ishte e liberalizuar dhe e kontrolluar. Këta nuk po lëpijnë atë që kanë pështyrë por më parë ata nuk kanë qenë opozitë profesionale kur e kanë kundërshtuar tre vjet më parë.
Zoti Topi është shprehur se kjo e djathta është e pashpresë. Ju si e shikoni këtë të djathtë?
Të djathtën e dobësoi mosegzistenca e saj. E djathta duhet të ishte tregu, tani është antitregu. PD nuk flet për tregun, nuk flet për kapitalizmin. Për çfarë shërben kjo e djathtë kur nuk flasin për tregun? Ata janë out. Ata kanë injorantë, flasin siç flet Saliu. Unë nuk shoh prespektivë tek ata.
Ju kam pyetur për Ben Blushin kur nisi të kundërshtontë Ramën në PS. Më keni thënë se Blushi gjeti kohën e gabuar për t’u shprehur. Po për Bregun? A po flet ajo në kohën e duhur?
Bregu po flet në kohën e duhur. Ajo e di se do të ketë fluturime në atë parti.
Mund të jetë ajo lidere e PD-së?
Revervohem në këtë pjesë. Ajo mundohet t’i thotë Berishës se jam më i aftë së Basha. Ne nuk dimë se ku mbaron Berisha dhe fillon Basha. PD-ja nuk ka ide, janë në luftë mes tyre. Shqipëria po bën reforma, ata nuk bëhen pjesë e tyre.
Dibranët ju dëshmuan se nuk i mbështesin. Dibra e kuptoi që ata janë anti-amerikanë. Këtu ka një aleancë shqiptaro-amerikane. Çdo politikë duhet t’i qëndrojë deri në fund sepse shkel interesin kombëtar.
Rama i tha po Reformës në Drejtësi? Por ndonjë gjë tjetër në këto 3 vite nga Rama nuk kemi parë, ekonomia gjithashtu është në nivele aspak të kënaqshme?
Ekonomia shqiptare është në embargo. Pa bërë reformën në drejtësi nuk ka nga të marrë para. Rama pranoi Reformën në Drejtësi dhe tani ai ka pushtet. Kundërshtarët e tij i rrëzon reforma. Me reformën Rama siguroi mbijetesën e parties së tij. Opozita duhet të luftojë me ide, nuk mund të luftojë me policinë.
Ku do të jeni vitin tjetër? Flisni me Ramën?
Është ende herët. Flas me kryeministrin Rama vetëm kur ka kriza.
Amerikanët kanë qenë aleatë të grekëve, ndërsa ju po flisni për një njohje të gjenocidit të Çamërisë?
Amerika ka dalë në funksion të të drejtave. Nuk flitet politika për një vit por në perspektivë.
Po e ndiqni fushatën presidenciale në SHBA? Kë mbeshtesni ju Trumpnin apo Clintonin?
Unë jam me Clinton edhe pse është jashtë natyrës sime si i djathtë. Në këtë rast respektoj interesin kombëtar, jo interesin personal. Çifti Clinton ka bërë luftën e Kosovës. Unë e respektoj interesin e shqiptarëve.
B R A V O !!!!!!!!
Edhe qreqiu aty e ka!
Bravo zoti SPartak !
Bravo av. Interesi shqiptar mbi cdo gje. Zoti te na shedhe Klintonin.Te plase Sali qeni qe mezi pret qe trapi Tramp te beje ate qe ka then per Ramen. Sala shikon vetem interesin e ti si plas shume per ne AV PRESIDENT. PER KETE JAME UNE
Te jesh Koqe te shajne te gjithe.
Por kur je Koqe i Madh si Ngjela te botojne dhe te komentojne per cfaredo koqlleku te leshosh.
Meqe e quan veten syrja qarri kjo mjafton, cop qarri je
Spartaku ka vu re qe cilesia e hashashit a me e mire se ajo e kohes se Saliut.
paska gelletitur edhe ky nje luge nga corba e prishur e edvinit
po mire mo burgaxhi po 2 milione gjermanet e sudeteve, edhe 5 milionet e poloni-kaliningradit cdo ti bejme tua japim edhe atyre pronat
turp se ke qene njeri qe te nderriste llafi tani je bere nje ripertypes i futbollokracise politike te zyrave te sorosit.
Mos harro ate karten e helsinkit qe doje te nenshkuante shqiperia kur ishe ne spac. Lexoje njehere se mbase meson ndonje gje te re o jurist gabi.
Ne fund ka per te qene: e mori motra provimin zoti ngjela? ….
pershendetje Z.ngjela.jeni shume konkret dhe i sakte ne opinionet tuaja.Po ne nje pike nuk jam ne nje mendje me ju.Z.Rama po del OUT me mosveprimet e tij.Po te nis goditjen e duhur ,do te kete te gjithe popullin me vete.
Po te me duhej te blija ndonje dhi,do te pyesja Berishen se e ka tradite.Por ai e ka braktisur zanatin e te pareve dhe ben politiken e madhe.Ngjela eshte ne vazhden e profesionit familjar,nje familje shtetaresh,po turma idioteve rri e qesh.Kushtetuta e shtetit u be si e parashikoi Ngjela ne 97,megjithese ishte ne opozite,Saliu deshtoi ne te gjitha qeverite ashtu si ja tha Ngjela,Reforma ne drejtesi u be ashtu si parashikoi Ngjela,por idiotet qeshin.Une them qe vetem kur Sali Berisha te ngjitet shkurraneve te vucidolit me nje tufe dhi,vetem atehere behet Shqiperia.
Avokat Ngjela,je i vetmi qe flete hapur dhe qarte, pa dorashka, je i vetmi Shqipetar demokratr te tjeret jane ata qe shohim te gjithe: hajdute kriminele, imoral, sharlatene = antikombetare.
Respekt per Avokatin
Ermali, emigrant USA
Z.Ngjela ,e perseris shpesh shprehjen “nje bravo kozmike”,
kur entusiazmohem per nje shkrim apo interviste,apo ko-
ment te mire ….!!!
Perfect Z.Ngjela I sakte,i qarte,elokuent,shume hapa para se shume politikan,Largpames dhe enderus per nje shtet modern,ne se do kene forca shtetaret te zbatojne reformen ne drejtesi!
. Z. avokat! Me gjithe respektin qe kam, me duhet te nderhyj me shume per lexuesit e tjere se sa per ju, mbasi mendoj se keni bere nje lapsus kur thoni qe z.Klinton eshte perfaqesuese e se majtes. Mendoj se nuk mundet te gjendet nje tjeter i dyte ne bote ose te pakten ne USA qe te mos e dije qe ajo eshte sot perfaqesuesja e WallStreet, e paguar nga ata si shpresa e tyre . Ajo ka qene gjithmone e djathte dhe eshte e djathte 100%. Tek ajo nuk mund te gjesh asnje tipar te majtizmit. Nga ana tjeter, partia qe ajo perfaqeson eshte parti tipike e spectrit te djathte. Te dyja partite alternuese te pushtetit ne USA kane qene te djathta me pak diferenca, ku mund te themi se P. Republikane qendron pak me djathtas. Asnjehere ne Usa nuk ka qene ne fuqi ndonje parti e majte , e qendres se majte ose e qendres. Te dyja partite jane perfaqesuese te klases se biznesmeneve. Kete e di cdo njeri, dhe per kete arsye une mendoj se s,ka si mos ta dini ju, vecse ju bete nje lapsus qe e bejne edhe shume te tjere ne Shqiperi. Jo me kot B. Sanders u perpoq qe ta levizte orientimin e pushtetit drejt qendres ose ndoshta me majtas. Arsyeja qe ai u eklipsua, nuk ishte se i mungonin admiruesit, mbasi ai do kishte fituar me me shume se 70%, por vet P.Demokratike qe nuk donte qe te behej levizja drejt kahut ta majte dhe ruajti Z. Klinton si perfaqesuese tipike e se djathtes. Kjo e ka bere si shume te dyshimte fitoren e P.Demoktratike kete vit, se ajo kritikohet per shume te meta dhe adhuruesit e te shoqit po i largohen, mbasi ne te vertete ajo vet nuk ka adhurues. Ajo sot mbeshtetet nga super te pasurit qe mendojne se me ate nuk do te lekundet fuqia e tyre. Tani tmerri nga ardhja e Sanders iku dhe ata jane shume te dhene per te ndihmuar z. Klinton. Nga ana tjeter Z,Trump, edhe pse perfaqeson nje parti qe eshte pak me e djathte se ajo e z. Klinton, vet eshte me majtas, sepse shumica derrmuese e adhuruesve te tij jane nga shtresat e mesme dhe te pa privilegjuara. Idete e tij se ai do te beje ndryshime te medha kane ngjallur entusiazmin e ketyre njerezve qe ne shumicen e tyre jane te paprivilegjuarit e shoqerise, packa se idete e ketij kandidati jane te papranueshme.
Avokat!
Ki mirësinë e na dëfte ne të paditurve se cilat janë interesat amerikane që përputhen me ato të shqiptarëve?!
Gjej rastin të falenderoj zotin që të ka dërguar në këto anë për të na mbrojtur e për të na iluminuar.
Ky (Ngela, pinjolli i diktaturës) është krejt bole, po bole e fishkur, sepse po të ishte bole e rregullt, do ta thoshte të paktën një fjalë të saktë…! Nga mëngjesi e deri në darkë, fluturon me presh në bythë dhe duke lëpirë bythën e amerikanëve, për t’i dhënë siç duket, ndonjë copë nga byreku i Reformës në Drejtësi…. Hahahahahahahaha…or Taku…!!!
Z.Ngjela fillo dhe shkruaj kujtimet mos kapesh nai lek, se ne politike vetem nga larg do ta shohesh pjestar i politikes nuk do jesh kurre. Ai burg qe bere nuk te mesoi asnje gje . Po kokbosh ngele . Ke nje inat me veten tende qe kurre nuk do te mbaroje . Shkruaj kujtimet se te ndihmojne ta shikosh veten tende me pozitivisht, te pakten te vdesesh ne paqe me veten.
Intervista e z. Ngjela eshte e sakte, plot mendime ndricuese, por duhet te kesh sy, veshe dhe mend per ta kuptuar si duhet.
I lutem z. Baze te botoje me shpesh shkrime prej avokatit Spartak Ngjela.
TE LUMT TAKU.JU E DINI MIRE KUSHE ESHTE PD E DOKTOR MORTJA.PD PA IKUR SB E LB NUK FITON DOT KURRE ZGJEDHJE.KJO P.E FRYMZUAR NGA BERISHIZMI SHERREXHI,HAJDUT E KRIMINEL TIPAR DALLUES KA JO IDET,ALTERNATIVEN QEVERISESE POR SHPIFJEN E BALTOSJEN E KUNDERSHTARIT DERI NE ASGJESIMIN E TIJ SI ARMIK MORAL E FIZIK ME TRITOLE GJITHANDEJ.Z.BREGU SULMOI BASHEN E MBURRI SALIUN SE KA NDIHMUAR ATE PERSONALISHT,POR PA DASHUR KRITIKOI SJELLEN E EGER TE PD ME SHARJE E FYERJE TE CILAT NUK I PRANON POPULLI.POR AJO NUK E ANALIZOI MIRE HUMBJEN NE DIBER POR TREGOI FRIK PER 2017 SENLULI GJOJA NUK KA FRYMZIM SI SB E SOKOL OLLDASHI PER TE CILEN AJO KA VOTUAR.AJO KERKON FIRMA PER MBLEDHJEN E KK TE PD.POR A DO E PRANOI SB?THEM SE JO.KESHTU,PD DO KALOI DREJT SHPERBERJES TOTALE DHE DO HUMB PERSERI.POR RAMA DUHET TE PERGATITET PER PROTESTAT MASIVE TE PD DERI DESTABILIZIM TE VENDIT,PASI SB ESHTE BETUAR QE DO BJERI PD NE PUSHTET SEZBEN.
Z. Spartak deri tani keni plotesisht te drejte. Duhet bashkuar me SHBA dhe BE si dhe te bashkepunoni me Izet Haxhine per ta bere shembull kriminelin Sali Cjapin plak Serb, pasi me cdo kusht duhet te basardohet, madje edhe Ilir Meta duhet te vendose piken mbi I, perse e lene kaq shume orare pa orar te flase ne Kuvend, se sali Serbi na eshte bere si morr bythe dhe nuk duam tia shikojme me surratin se e shkateeroje plotesisht kete vend. Une pervec emrave te mesiperm per te punuar ja leje edhe zotit qe ta shikoje si familje kete katil kriminel.
Taku ka shume te drejte kur shan Berishen & com dhe sidomos ortakun “urt’e bute e plot’tiganin” e gjithperfshires, Ilir Meta, por e ka gabim (ose tregohet oportunist) kur thote se Rama ka vetem Ministrine e brendshme. Pervec ministrive te LSI-se, te tjerat drejtohen nga te zgjedhurit e Rames. Por edhe ato te LSI-se, sipas nomenklatures i drejton e kontrollon k/ministri (kur ka bole). Pastaj ka te gjitha institucionet qendrore, ka kontrollin e shtetit, ate te pasurive (sidomos te politikaneve, gjykatesve, zyrtareve te larte), etj. Ka pushtetin vendor, ka edhe shume media dhe OJQ. Mbi te gjitha ka partine dhe deputetet e parlamentit. Ka edhe shume para……..ne dispozicion.