"Lulzim Basha të mos qajë në Bruksel, por të rrëmbejë kosën dhe të dalë me të në dorë"

20 Shtator 2016, 16:19Politika TEMA

Andi Bejtja shkruan se Lulzim Basha nuk duhet të qahet dyerve të Brukselit, por duhet të jetë më agresiv në Shqipëri.

Ai madje shkruan se Basha duhet të rrëmbejë kosën dhe të dalë fushave të korë hashashin e mbjellë.

“Ndryshe nga Lubonja, unë nuk mendoj se ky është rrezik putinizmi, se një pjesë jo e vogël e rusëve kanë disa arsye pse e duan Putinin, që lidhen me ekonominë, rikthimin e një krenarie kombëtare të humbur, etj etj. Këtu nuk ka asgjë të ngjashme, sepse nuk kemi as mafiozë vizionarë, që përveç vetes mendojnë dhe paksa për vendin. Këtu kemi thjesht mafiozë pushtet mbajtës, matrapazë votash, që nuk do arrijnë të quhen kurrë burra shteti, që pasi fitojnë me vota të blera, jo vetëm kërkojnë të na bindin që po qeverisin mirë, por fillojnë besojnë edhe vetë që po qeverisin shkëlqyeshëm. Në këtë dëshpërim dhe një pjesë e shqiptarëve e kanë gjetur zgjidhjen, me ikje, ose të paktën me ëndrrën për të ikur. Ndërsa opozita shqiptare, duket se nuk e ka gjetur zgjidhjen akoma dhe është me e rrezikuara për t’u asfiksuar.

Ka vetëm një zgjidhje: Opozita dhe lidershipi i saj mos bëjnë opozitë vetëm me konferenca shtypi dhe nga foltorja e parlamentit. Opozita dhe lidershipi i saj përpara se të shkojnë të qahen ne Bruksel dhe Uashington për Kanabisin duhet ta marrin kosën në dorë këtu. Nuk ka nevojë as për demonstrata, as për protesta, as për ngjirje zëri, as për trashje zëri.

Ndaj, si qytetar që mendon se fatet e Shqipërisë këtë herë varen dhe mos asfiksimi i opozitës,  prisja dhe pres që vetë Lulëzim Basha të shkonte te pista në Ishëm. Unë prisja dhe pres që vetë Lulëzim Basha me këmbët e veta dhe me kosë në dorë, së bashku me të gjithë deputetët e PD-së, mos shkojë të instalohet në Dibër, po të shkojë në çdo parcelë kanabisi kudo të jetë në çdo cep të Shqipërisë me kosë në dorë. Unë pres që dhe Majlinda Bregu dhe Eduard Selami, para se të merren me Bashën, të shkojnë dhe ata atje në fushat me kanabis me Kosë në dorë. Dhe pastaj të shikojmë çdo të bëjë Vllahutin, çdo të bëjë Lu, çdo të bëjë media ndërkombëtare, çdo të bëjë Uashingtoni e Brukseli.

Punëtorët e parë që duhet çmbjellin kanabisin në Shqipëri, nuk duhet të jenë ata policë që çohen me grafikë enkas, po vetë anëtarët e opozitës shqiptare me në krye Lulëzim Bashën. Lulëzim Basha duhet të rrallojë avionin dhe të shtojë furgonin me gjithë PD-në brenda, në të gjithë Shqipërinë, në çdo fshat, në çdo cep të saj, jo thjesht dhe vetëm për të shpëtuar vetveten, po për të shpëtuar gjithë Shqipërinë, nga një deformim i madh elektoral dhe nga ngjitja e krimit në sallonin VIP të politikës dhe në segmentet më të larta të shtetit. Ndryshe zyrtarizoni koalicionin me Edi Ramën dhe as mos qani e as mos u ankoni më për Dibrën dhe gjithë Dibrat që do vinë më pas”, shkruan Bejtja.

16 komente në ““Lulzim Basha të mos qajë në Bruksel, por të rrëmbejë kosën dhe të dalë me të në dorë””

  1. Moni says:

    Ee, dike mire, ti! Po kush do te niset te premten dhe te kthehet te henen me avion per ne Holande, per tek gruaja e Bashes? Do vesh ti? Nuk ka nevoja ajo grua?

  2. TJ says:

    Medioker Bejtja dhe leadership-i i PD!

  3. turpi i botes says:

    A ini ok o ju debila analista te zgjuarit e buthes , po ku ndikoj ketu kanabisi , beni hetime merrni intervista, beni denoncime, dhe pastaj shkuani si e ama e zeqos.

  4. vjola says:

    Po basha me cfare votash e rrembeu bashkine e Tiranes ?Po Sali shkaterruesi i ketij vendi me cfare votash ka qeverisur ? A po e kujtoni popullin budalla ,analiste servila .

  5. L leshi says:

    O pallr cari po drogen e 5ije do prishi ai, sa do te beni gam gam ju lepiresit e Berishes populli e di se i kujte eshte kanabisi.me cfare jeton dhe tr paguan ty dhe disa lehes te tjere si puna jote zen kurva ? Me parate e kanabisit e legen dhe ti e di mire por ben sikut se di…..FUCK.

  6. Bato says:

    Do dal raporti i Guardia Di Finanza kto dit per kanabisin e keni me dal si te dhim. Se kom per ty Ando se ti ashtu je cdo ore tdites,nuk ndrysho shum per ty ky raporti.

  7. vito says:

    Kosen do tua fusim ne bythe te gjithe ju serbo-shpellareve te Sali Vuk Karadzic.

  8. adnan kondakci says:

    Nuk do te habitem aspak, kur nje dite te marr vesh se kete dykembesh e mbyti vreri qe po I merr frymen, qekur iku Agon Chanel…

  9. analisti says:

    Cfare shkrimi i dobet.

  10. Ben Dibrani says:

    O Andi, o Bejtexhiu i Saliut, po a ke turp , apo ju ka plasur cipa fare. Opozita e sotme shte ideatori dhe “babai” i canabisit ne Shqiperi, cfare te korre, ate qe mbolli vete? Sa te degjeneruar jeni takemi i “anale”-isteve te PD. Ikni mbytuni me gjithe PD se keni marre fund.

  11. shqip says:

    po ti bejtja pse nuk iken nga ky vend qe e ka mbuluar kanabisi e krimi? ore manall, te duket vetja i zgjuar , po je nje gdhe si shoket e tu qe vegjetojne ne shqup. sikur s’te ndihej zeri kur komsomolasit e lazaratit korrnin fitore e u ishin qepur maleve e çukave. i ziu ti, nuk fle rehat se debilet e shqupit po behen estrade ne popull. ti, lubonja, dhe kori i tru shpelareve, nuk e nxirrni qimen nga qulli. jeni po aq gomere sa flamur noka dhe paloka. i ben thirrje bashes. po kaq i trash je? po kur ka degjuar nje here basha? sa ishte minister, e ndriti me mega vjedhjen dhe shitjen e detit. ata kater te vraret do ta ndjekin edhe ne brime te miut po qe se do futet. ore sharlataner, i beni thirrje nje njeriu qe vetem gerhet e s’di te beje nje pune. te uroj shume, qe bashke me peden edhe ti te marresh rrugen per janine.

    1. Fshatari says:

      O shqip di Luli te beje pune-A nuk te kujtohet torta e madhe e Pavaresise qe ushqeu gjithe boten ?

  12. Treviso says:

    Zoti Andi Bejdija je i kontaminu 100% me droge, me ane te parave qe te kane paguajtur padronet kriminela. Nuk po e kupton qe po te shkurtohet jeta, me parat e kontaminume te droges qe serviret nga Shqupi. Ju po bertisni ujku, ujku, por çakejve po i afrohet fundi.

  13. agim says:

    Ndoshta dhe vetem ta mbeshteste policine Basha dhe PD do ta quanim se po punon,jo ti kundervihet policise,Muli i PD del e gerthet bashke me Ploken se ne Rinas ka droge !!!Pse uk shkuan nje dite ne Rinas e te korrnin vet ata,jo te shkonin ne malsi !!??
    Cdo dite njollosin policine!!
    Pra kta sduan te punojne duan vetem kundravumje e pengim.

  14. Mersin says:

    Lul Basha te ndreqe Shqiperine. Ku jeton ti gazetaruc. Luli duhet te shkoje ne bange te akuzuarve. Eshte i vetmi i akuzuar per 230,milion euro.

  15. Kuq e zi says:

    Don me nga beluli andi?
    12 komente 12 sharje per zotrine tende
    Ben mire te nderrosh zanat ose me mire te mesosh nje zanat
    Sepse anal nuk eshte zanat eshte qejf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje