Astrit Patozi sulmon qeverinë për rendin dhe pranon: Ne nuk kishim ministri

20 Shtator 2016, 15:27Politika TEMA

Astrit Patozi ka sulmuar Ministrinë e Brendshme duke thënë se sot ka një godinë por nuk ka rend.

Ai ka pranuar se Ministria ka qenë në gjendje të keqe kur qeveriste PD, por thotë se kishte rend.

Ja shkrimi i Patozit:

Kur kishim rend – nuk kishim ministri, tani që kemi ministri – nuk kemi rend

U bë një kohë e gjatë duke kërkuar të gjej një gjë të mirë, që bën kjo qeveri, për ta thënë me zë të lartë, pa asnjë kompleks, ndonëse nuk është fare ky detyrimi i opozitës. Natyrisht, që nuk më emocionojnë aspak akuzat e kundërshtarëve, se Partia Demokratike vetëm e nxin panoramën e shndritshme të Shqipërisë së “Rilindjes” në këto vite.

Dhe dje m’u duk se e gjeta, teksa pashë ceremoninë pompoze të restaurimit të godinës së Ministrisë së Brendshme. Komplimente, për llacin, tullat, dhe për ngjyrat më shije, që i ndërruan pamjen një intitucioni të rëndësishëm në Shqipëri, i cili, para së gjithash, pozicioniohet në një pikë strategjike të bulevardit kryesor të vendit. Bënë mirë edhe që rrëmuan në kujtesën historike të qytetit dhe zbuluan ngjyrat e origjinës të projektit Italian të mbretit Zog, ndonëse tanimë do të duhet që të gjitha godinat e tjera të ministrive ngjitur të përshtaten me fasadën e përuruar dje. Dhe kur mendon se është i njëjti “strateg” që I ka ideuar të dyja projektet, nuk kuptohet shumë se përse tani ia gjeti bojërat e origjinës për Ministrinë e Brendshme, ndërsa para disa vitesh, kur vizatoi fasadat e tjera, i ra për shkurt.

Por ky gjithësesi, mund të jetë detaj jo shumë i rëndësishëm. Sepse nuk kishte ndonjë arsye të fortë që nga ansambli i institucioneve shtetërore, që popullojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombt”, në përgjithësi të kuruara në këto vite, të bënte përjashtim vetëm dikasteri, që drejton prej 3 vjetësh Saimir Tahiri. Dukej si një lloj asketizmi tërëëisht i panevojshëm dhe pa asnjë sens.

Ndaj edhe ta gëzojnë godinën e re, jo vetëm ata që punojnë atje, por edhe shqiptarët, që i kalojnë përbri apo e shohin nga ekranet Ministrinë e Brendshme (më parë quhej e Rendit). Por problemi qëndron se ndërsa dikur kishim rend dhe nuk kishim ministri, tani kemi minisri dhe nuk kemi rend.

Sepse me gjithë problemet dhe zigzaget e forta të luftës ndaj krimit, shteti dhe policia në përgjithësi i kanë dominuar bandat në këto 25 vjet. Sot krimi i vë në rresht policinë, dhe jo për shkak të kësaj të fundit, por sepse ai ka mbërritur me vendim politik në parlament dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes. Se Shqipëria është shndërruar me shpejtësi marramendëse në një plantacion gjgand droge, ku kanabisi mbillet dhe korret me licencë të pashkruar, që del pikërisht nga godina e promovuar dje.

Dhe duke shprehur edhe një herë konsideraën për restaurimin me shije të ministrisë së Brendshme, nuk mund të mos bëj analogji edhe me disa vepra të tjera të ngjashme të kësaj qeverie në këto vite. Jam shprehur dikur se projektin e Edi Ramës për “rilindjen e qendrave të qyteteve shqiptare” e konsideroj si normal, pavarësisht devijimeve, që mund t’i bëhen rrugës për shkak të tenderave korruptivë dhe përfshirjes në to të vetë “kryearkitektit” delirant. Sepse i qëndroj konceptit se investimi ka më shumë vlerë aty ku prek dhe e prekin më shumë njerëz.

Por pyetja është, edhe në rast se ato do të ishin të gjitha kryevepra estetike, a do të ishte ky shpëtim apo një rreze drite për qytetet tona? Kurrësesi, mendoj unë. Për sa kohë që ato po shpopullohen me ritme të frikshme, ku më fatlumët gjejnë një shteg dhe ikin fare nga Shqipëri, kur ata më me pak fat, vijnë e dynden në Tiranë apo Durrës, cfarë vlere kanë qendra e “rilindura”? Dhe njerëzit po kërkojnë të ikin, mundësisht jashtë vendit, për shkak të kësaj qeverie, megjithëse Edi Rama thotë se po bën mrekulli për vitrinën e vendbanimeve të tyre. Dhe gjithësa po ndodh do të thotë se nëse dikur kishim qytete, por nuk kishim qendra, tani kemi vetëm qendra, por nuk kemi më qytete. Ky është bilanci i “Rilinndjes”.

Kaq për sot. Natyrisht, do të flas prapë, nëse kjo qeveri më frymëzon, me vepra të mira, ndonëse jam kundërshtar politik i saj.

9 komente në “Astrit Patozi sulmon qeverinë për rendin dhe pranon: Ne nuk kishim ministri”

  1. nandi says:

    Cudi eshte se ka akoma katunar si ky Patozi qe vazhdojne te njejten violi si Sali Idiot berisha nuk e kuptojne qe jemi ne vitin 2016 ( Po kthelou o i uruar thote Pandi Raidhi) po shikoni se po ju shkrihet Partia o te uruar nuk dini ke keni kryetar dhe keni GOMAR

  2. Faro says:

    Koncepti i modernizimit arkitektonik te qyteteve nuk eshte i ri! Ka pershkuar si nje fill ndricimi te gjithe historine e botes, qe nga Egjypti, Persia, Athina, Stambolli, Parisi,Njujorku. Ne Shqiperi lidhja e ketij koncepti te lashte me zhvillimin e infrastruktures, dt sjell impulse te jashtezalonshme ne turizem. Statistikat jane te dukshme qe tani. Vetem ne bulevard te dalesh sheh ne cdo moment tufa turistesh,qe ne kohen e aeverise tuaj as.nuk dukeshin.
    Me vjen keq por ke shume per te mesuar!
    Nese nuk te mungon vullneti dhe aftesia!

  3. Faro says:

    Me fal! qeverise=aeverise

  4. Greg says:

    Po crend kishte me ju more ditezi. Ju i kishit kryekriminelet ne maje te kupoles se Policise. Ti Patozarak mjerran do te besh disidentin brenda PD por nuk ke kellqe sepse edhe ti vete ishe nga ata gazetaruce qe u pompove nga Shpellari pasi infektove Shqiperine me diarrene qe percillte pacavurja RD simoter e asaj te Bahri Falliut.

  5. Bardhyl Korce says:

    S’ke turp,po ku krahasohet kjo polici me tenden o maskara. Policia jote korruptohej me 2 mije leka.

    Patoz,ti nuk behesh me deputet edhe sikurse ti puthesh prapanicen Lules dhe Sales. Te pakten ruaj dinjitetin,mos u shperytyro si Ristani,se eshte turp.

  6. kozmo says:

    ME GJITHE RESPEKTIN QE KAM PER PATOZIN SI NJE NGA LIDERIT E PD ME TE ZGJUAR , NE KETE SHKRIM NUK PO SHPREHET HAPUR .
    PD NJK KA PATUR AS MINISTRI DHE AS REND . PER HIRE TE SE VERTETES JO SE KJO QEVERI PO BEN CUDIRA ,POR PO BEN ME SHUME SE JU .

  7. TJ says:

    Medioker keta qe kane ngelur ne PD!

  8. Spartaku says:

    “Ka godine por nuk ka rend”.Per kete shprehje gjoja te madhe e ka nisur dhe bjetisur kete shkrim Patozi.Sot ka vertete rend.Policia eshte ne sherbim te popullit.Nuk eshte policia sot si ajo e Berishes qe te vidhte e te rrihte.ata ishin rrugaç.Sot policia eshte e sjellsheme dhe e pergatitur profesionalisht.

  9. Xhaja says:

    S’kishe ministri ? Po ketyre kush u a dhuroi ? hajde deputet i mençur , hajde . dua te te jap voten por kam merak se na i humbni ministrine qe e gjeten keta !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje