Garë për kreun e LSI, Meta e Rrokaj përballë deputetit Përparim Spahiu: S’mund të vazhdohet më kështu…

20 Shtator 2016, 13:38Politika TEMA

Merr përmasa interesante gara për kryetarin e LSI, ndërkohë që më i avantazhuar në këtë garë mendohet të jetë kryetari aktual Ilir Meta.

Deputeti i zgjedhur në radhët e LSI-së në qarkun Dibër, Përparim Spahiu edhe pse prej disa kohësh është përjashtuar nga ky grup parlamentar pritet që të jetë rival në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor për kreun e ri të kësaj partie.

Teksa deri më tani në garë për kryetarin e ri të LSI-së janë shpallur dy kandidatura ajo e kreut aktual, Ilir Meta si dhe kreu i grupit të anëtarëve të këshilltarëve të LSI-së në bashkinë e Tiranës, Shezai Rrokaj, duket se gara do të jetë e fortë mes tyre dhe deputetit të Kuvendit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu në profilin e tij në Twitter. “Vendosa sot, të kandidoj për kryetar të Lsi-së! Nuk mund të vazhdojmë më keshtu, shumë gjëra duhet ti ndryshojmë në bashkëqeverisjen..!”, shkruan ai.

Spahiu u përjashtua nga grupi parlamentar i LSI-së, pasi pak kohë më parë kishte shkruar pak se ishte kundër monitorimit të procesit të vetingut nga ndërkombëtarët.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Cfarë përfaqësojnë këta?!” – u shpreh Spahiu në një shkrim te tijin.

5 komente në “Garë për kreun e LSI, Meta e Rrokaj përballë deputetit Përparim Spahiu: S’mund të vazhdohet më kështu…”

  1. Mamurrsi trim says:

    Rimi, çfare thote Keno per kete kandidimin tend ?
    Sikur te doli emri tek ai raporti i CAS per futbollin …

  2. Pelikani says:

    Cfare estrade ?

  3. Koqua says:

    Une degjova qe do kandidoje edhe bahcevani i Ilirit. Pastaj keni per te pare sesa e forte do te jete gara. Palacot!

  4. hasani says:

    O Rimi po cpun ke ti me LSI?????

  5. vaso says:

    Ja pra,kemi ehe ne nje parti qe funksionon me praktika demokratike.Oh sa mire.Dite me te mira vijne pasketaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje