Universiteti Europian i Tiranes fesoti dje 10-vjetorin e krijimit në një mbrëmje Gala të mbajtur në ambjentet e universitetit, ku ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme në vend, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, ish-presidentë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Bernard Kouchner, një avokat i shqiptarëve dhe një figurë me rëndësi në politikën franceze.
10 vjet më parë ky universitet ishte vetëm një ide dhe një projekt i 4 djemve të rinj të pagëzuar si liberalët e djathtë, ndërsa sot numëron me mijëra studentë, 7 breza të diplomuarish, 570 pedagogë etj..
Bernard Kouchner, i cili do të nderohet nesër nga UET me titullin Honoris Causa gjatë përshëndetjes së tij shprehu vlerësimin për ftesën e bërë. “Jam i nderuar që jam i ftuar nga Universiteti Europian i Tiranës. Kuptohet që keni një reputacion të shkëlqyer dhe e keni mbërritur këtë në një periudhë 10 vjeçare dhe do ju përgëzoj të gjithëve që keni punuar për ta arritur këtë në një periudhë kaq të shkurtër. Ta gëzoni përvjetorin e universitetit! Rroftë UET, rroftë Shqipëria!”- tha ai në fjalimin e tij të shkurtër.
Ministrja Nikola e cilësoi këtë përvjetor me rëndësi, jo vetëm për UET, por për sektorin e Arsimit të Lartë në vend. Ajo tha se: “Sot është një ditëlindje e veçantë, UET është një nga ato institucionet që gjatë këtyre 10 viteve ka krijuar një dritare të ekselencës në Shqipëri. UET është qendër e konsoliduar në ekspertizë si; ekonomia, shkencat sociale, jurispudenca. Kjo është një datë e shënuar që duhet festuar nga të gjithë, jo vetëm për UET, por për arsimin e lartë gjithashtu. Sigurisht reforma jonë e arsimit të lartë i ka dhënë fund anatemimit të institucioneve të arsimit të lartë si lavatriçe diplomash. Në këtë raport të ri, që ligji i ri i arsimit të lartë i vendos të gjithë universitetet, si ato publike dhe ato jopublike, bën të mundur që ata ta shohin njëri-tjetrin, jo si rivalë, por si partnerë”.
Firma e parë zyrtare në liçencën që i hapi rrugë hapjes së UET-it ka qenë ajo e ish-ministrit të Partisë Demokratike, Genc Pollo, i cili nuk mund të mungonte në këtë përvjetor. “Ky 10 vjeçar është interesant se në 2006, kur u liçensua UET ende vlonte debati nëse arsimi privat është një gjë e mirë për shoqërinë apo jo, por sot s’ka dyshim që kjo është një e mirë për shoqërinë dhe këtë meritë do t’ua njohim sot themeluesve të këtij universiteti. Të gjithë e pranojnë se universitetet private përbëjnë një plotësim, në mënyrë modeste, në radhë të parë të arsimit të lartë në vend. Për këto 10 vite do të veçoja diçka tek UET, aftësinë për të qenë me idetë e veta duke u shprehur në mënyrë jokonformiste me pushtetin e ditës me anë të akademikëve të tij, për aftësinë për të mbajtur debatin mbi idetë më shumë se debatin mbi njerëzit. Kjo është një meritë që i takon personelit akademik”, tha ndër të tjera ai.
Pollo adresoi kritika karshi ministrisë aktuale për mbështetjen e pakët me buxhet për arsimin e shkencën, por më tej shtoi se “sot është një ditë për të përkujtuar një 10-vjeçar të rëndësishëm që spikat në panoramën e arsimit të lartë në Shqipëri”.
Një prej themeluesve të universitetit, Henri Çili, tha se festa e UET-it mund të na shërbejë për tre premisa të së ardhmes që lidhen sipas tij me lirinë e tregut, potencialin e sektorit privat për të sjellë ndryshime të mëdha dhe së fundmi si faktor i zhvillimit të vendit. “Universiteti do ta shpëtojë Shqipërinë në kuptimin e gjerë të fjalës, nga aty do të vijnë idetë e reja në një botë që po ndryshon çdo ditë, njerëzit më të përgatitur në një botë që ka sfida të shumëfishta. Universiteti është i vetmi që mund të na kapërcejë me një shpejtësi në një kohë më të shkurtër se çdo kush tjetër, prapambetjen që kemi me botën e zhvilluar, për t’u bërë realisht një vend i zhvilluar”, tha ndër të tjera Çili.
Gjatë ceremonisë përshëndetën Presidenti i UET-it, Prof.Dr.Adrian Civici, rektori Prof.Dr.Tonin Gjuraj dhe rektori i parë i UET-it, Prof.Dr.Ferit Duka, të cilët ndanë me të pranishmit sfidat që ka hasur stafi akademik në këto 10 vite.
Gjithashtu në lidhje audio përshëndetën ceremoninë dhe dy personalitete që janë nderuar me Honoris Causa nga UET, Trajnieri i Kombëtares shqiptare Gianni de Biasi dhe ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli.
Mos shiten diploma deri tani dhe tani duan te bejne virgjereshen…..
Bledi
keta qe duan te bejne virgjereshen, dikur ishin ne kolimatorin e ish-opozites (te PS sot ne pushtet) dhe natyrisht edhe te Temes dhe Henri (Naim) Cili etiketohej si b…..lepiresi i Berishes (me plot te drejte sipas meje).
Sot UET-se i behen elozhe nga TEMA ne nje shkrim me titull bombastik “Mision i permbushur” a thua se egziston ne Shqiperi nje strukture e çfardo lloji qofte qe ka permbushur nje mision sado te vogel ne keto 25 vjet te tranzicionit tone te perjetshem.
Me afer ketij objektivi ka qene TEMA e pas 2005 qe ende vazhdon te mbetet gazeta me e lexuar ne internet.
Po une me keqardhje bej pyetjen: edhe per sa kohe akoma?
Te shohim nese moderatoret do te ma botojne kete koment dashamires.
Ndryshe nuk do te shkruaj me asnje rresht dhe asgjekundi dhe do i them vehtes; ky vend nuk behet dhe ne na ka mallkuar Perendia.
Cfar misioni permbushen? Ate te berit para? Te pasurimit te tyre duke diplomuar kerrica e gomere?
Vetem Universiteti shteteror te jep diplome me merite (nese nuk llogarisim profesoret e korruptuar) por qe shkolla esht bere biznes kjo dihet kur keta 4 liberale te djathte e pan si oportunitet per tu pasuruar ne emer te dijes bashk me universitete te tjera private. me tregoni ke ngelet ne klase pasi kan paguar miliona leke??? Jeni ber si ai kursi tre mujor per avokate ne vitet 90 tek kampi i puntoreve ne Durres. Derisa ne shqiperi te shetisin qaf lesh me para jo nje dplome por 3-4 do ti gjeni ne CV dhe kjo eshte nje oportunitet i majmur per shkollat private.
Mero, keni dite qe shkruani artikuj te sponsorizuar duke bere publicitet per nje universitet privat!! Boll se na hapet barkun duke u bere publicitet shokeve dhe miqeve!! As per Nene Terrezen nuk shkruajtet kaq artikuj! Mediat kane nevoje per publicitet, po kur behet ne menyre kaq te rendomte humbasin komplet kredibilitein qe kane Ju rrofte grafizmi i web site, se thelbi i lajmeve eshte 7 uje nje kos.
Kam nje pyetje te thjeshte Sa euro/dollare kushton diploma ne kete universitet. Ju lutem per te mos u lodhur shume mund ta publikoni cmimin ne Ebay ?????
Falemnderit
P.S Nuk do te ishte keq sikur te publikoheshe cmimi ne forme e nje ankandi , ndoshta mund te kursehet dicka