DEBATET në grupin e PS/ Arta Dade kundër importit të mbetjeve: Do marrim kosto elektorale. Rama: Tani gjërat kanë ndryshuar nga 2013-a

20 Shtator 2016, 09:16Politika TEMA

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka qenë e përqendruar vetëm tek projektligji i importit të mbetjeve që pritet të votohet këtë të enjte. Argumentet pro dhe garancitë që ka dhënë një nga deputetët nismëtarë Eduard Shalsi, nuk e kanë bindur Arta Daden.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm ka thënë se ky është një risk elektoral që Partia Socialiste po merr dhe për këtë arsye ka propozuar që këtë heqje moratoriumi, PS ta bëjë në vitin e parë të qeverisjes së mandatit të dytë.

Por kryeministri Rama i cili ka ndërhyrë menjëherë pas kundërshtisë së saj, ka thënë se kompanitë e përpunimit dhe riciklimit janë në prag falimenti dhe një gjë e tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në pastërtinë e ambientit pasi s’do të kishin ku të përpunoheshin.

Mes debateve dhe diskutimeve, Eduard Shalsi ka ndarë dhe argumentin ekonomik se do të investohen mbi 130 milionë euro nga industria e riciklimit, dhe pritet të fuqia punëtore të shtohet me 10 mijë persona, raporton Shqiptarja.com, që ka zbardhur debatin.

Debati me dyer të mbyllura në grupin e PS:

Eduard Shalsi: Siç jeni në dijeni unë bashkë me Ervinin dhe kolegun e LSI-së, Dervenin kemi depozituar një projektligj për menaxhimin e mbetjeve. Natyrisht që ka dhe amendime mbi projektin tonë dhe të gjitha këto së bashku janë parashikuar të votohen këtë të enjte. Është një nismë delikate dhe natyrshëm ka dhe do të ketë debat qoftë edhe mes nesh. Ajo që dua të ndaj sot me ju, është se qoftë privatisht, qoftë edhe në punën e Komisionit që drejtoj, jam vënë në kontakte dhe në konsulta edhe me grupet e interesit dhe ambientalistët. Këta të fundit, duke e parë ligjin siç ne kemi propozuar të ndryshohet janë shprehur në mbështetje. E vërtetë është që ne kemi qenë kundër këtij neni. Por propozimi ynë është ndryshe nga ai vitit 2013. Në këtë rast nuk do të importohen mbetjet e djegshme dhe të rrezikshme. Kjo ndërhyrje vjen si nevojë e grupeve të interesit të cilët janë në prag të falimentit. Argumentet pro dhe kundër janë sa të duash. Ajo që dua t’ju siguroj se ky çlirim i kontrolluar i importit do të jetë një prurje e lartë për ekonominë. Është parashikuar që industritë e përpunimit të investojnë 130 milionë euro dhe niveli i punësimit nga kjo hapje të arrijë në 10 mijë punonjës.  Nuk do të importohet asnjë mbetje e djegshme në Shqipëri, vetëm lëndë të riciklueshme. Nuk ka asnjë risk që Shqipëria të kthehet në një kazan mbeturinash.

Mimi Kodheli: Unë nuk dua të shprehem për përmbajtjen e këtij ndryshimi, por dua t’ju kërkoj që të jemi të kujdesshëm që  objekt i këtij ligji të mos jetë veprimtaria e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila për objekt të punës së saj, kryen pastrime dhe përpunime për pastrimin nga mbetjet e municioneve, etj. Duhet të ndalohet në mënyrë kategorike futja e materialeve ushtarake të riciklueshme që deri tani bëhen vetëm me kontrollin e ministrisë sonë.

Besnik Baraj: Unë kam qenë një nga nismëtarët e ligjit të kundërt në vitin 2013 kur kërkuan dhe arritëm të shfuqizonim ligjin e importit. Por nga atëherë deri tani gjërat kanë ndryshuar. Doganat tona janë më të afta dhe kontrolli kufitar është më i sigurt. Në këto kushte, doganat tona kanë kapacitet për të bërë me saktësi diferencimin mes mbetjeve të cilat janë të rrezikshme dhe cilat jo. Në ditët e sotme, sistemi ynë doganor mund të bllokojë me sukses mbetjet që nuk janë të lejueshme sipas këtij ligji që ne duam të miratojmë. Ajo që ne duhet të ndryshojmë dhe për këtë duhet të ndërhyjë Ministria e Financave, ka të bëjë me një taksë të pa kuptimtë, që nuk ekziston, jo në botë, po as në rajon. Për çdo kilogramë kanaçe të grumbulluar, grumbulluesi paguan një taksë prej 500 lekësh. Ky është një nonsens që dekurajon mbledhjen e mbeturinave nga rrugët dhe ambientet tona. Nuk e ka as Maqedonia, as Greqia, asnjë nga vendet fqinje. Duhet hequr që të inkurajojë vetëpastrimin e ambienteve tona dhe që të motivohen dhe mbledhësit dhe pikat e grumbullimit.

Arta Dade: Ne jemi këtu brenda një grupi dhe nuk po ja arrijmë të qartësohemi dhe të bindemi për efektet e ligjit. Imagjinoni reagimin që ka ky ligj tek njerëzit e thjeshtë. Ju mund ta kuptoni që nga ky ligj ne mund të marrim një kosto elektorale të konsiderueshme. Pse nuk shihet mundësia që ne ta bëjmë këtë ndërhyrje në vitin e parë të mandatit të dytë? Pse tani që jemi para zgjedhjeve, në vitin e fundit të këtij mandati? Ne kemi ndërmarrë shumë reforma që kanë pasur efektet e veta dhe që për të bindur qytetarët për efektet pozitive na është dashur shumë punë dhe komunikim i zgjeruar. Për mendimin tim ky është një veprim i nxituar.

Edi Rama: Të gjitha parashtrimet që u bënë këtu ishin të drejta. Është e vërtetë që jemi tërhequr nga ajo që votuam në vitin 2013. Në fakt, moratoriumi që votuam atëherë ishte veprimi i duhur, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ligji i vitit 2013 nuk është njëlloj me atë që po kërkojmë të bëjmë ne sot. Në vendin tonë funksionojnë disa industri të përpunimit të mbetjeve që janë në prag falimentimi. Ata kanë marrë kredi dhe tani nuk po ja dalin. Jo se ne kemi përgjegjësi direkte për të mos lejuar një apo dy kompani për të falimentuar, por se puna e tyre lidhet direkt me pasoja në ecurinë tonë. Falimenti i tyre do të ishte një goditje direkte për punësimin, pasi qindra njerëz që aktualisht punojnë aty, do të ngelen pa punë. Po ashtu, nëse kompanitë falimentojnë ne rrezikojmë të mbytemi nga plehrat, sepse procesi është zinxhir. Nëse fabrika nuk përpunon, ai që i grumbullon nuk ka ku i depoziton. Ne nuk mund të rrimë dhe të bëjmë sehir se si na kanoset një rrezik i madh. Rrisqet sigurisht që janë prezente. Ama struktura e sotme doganore ka mundësi kontrolluese shumë më shumë sesa vitet e mëparshme. Ne do të përcaktojmë përmes VKM-ve që vetëm 3 pika kufitare të mund të pranojnë hyrjen e mbetjeve. Këto pika do të jenë të specializuara për të njohur mbetjet e rrezikshme duke kontrolluar se çfarë futim brenda. Po ashtu, të drejtën e importit nuk do ta ketë kushdo. Vetëm kompanitë që përpunojnë dhe kanë industrinë e përpunimit mund të importojnë mbetje nga jashtë. Po ashtu, garanci e rëndësishme është fakti që nga dogana deri në përpunim dhe riciklim ne do të vendosim një sistem të fortë monitorimi për të ndjekur të gjithë rrugën që do të përshkojnë mbetjet. Kjo është një garanci.

Bledi Klosi: Dhe unë si Besniku në vitin 2013 firmosa për moratoriumin, por sot jemi në kushte të reja. Ndaj ne duhet ta mbështesin nismën dhe të gjykojmë për kushtet që jemi.

Valentina Leskaj: Ky proces hap shumë debat dhe si i tillë duhet shoqëruar me transparence që kolegët deputetë dhe qytetarët të mos krijojnë keqkuptime dhe të jenë të qartë se çfarë po ndodh me të vërtetë.

Gramoz Ruçi: Siç u parashtrua nga propozuesi por edhe nga kryeministri, jemi të detyruar ta votojmë një ligjin si një nevojë sipas situatës. Ashtu si ndajmë në këtë grup mendime të ndryshme, debati me opozitën por edhe me qytetarët do të jetë i madh. Ne duhet të jemi të gatshëm që të përballemi me këtë debat dhe tu shpjegojmë të enjten të gjithëve atë që po ndodh dhe çfarë parashikon ligji. Të enjten të marrim pjesë në diskutime, të mos mungojmë dhe të argumentojmë nismën.

4 komente në “DEBATET në grupin e PS/ Arta Dade kundër importit të mbetjeve: Do marrim kosto elektorale. Rama: Tani gjërat kanë ndryshuar nga 2013-a”

  1. LORA says:

    Pamvaresisht se cfare ka “ndryshuar” ne mendesine e Qeverise dhe grupit te saj parlamentar,Shqiperia eshte e piste dhe voten time e kam dhene edhe per ndalimin e importit te plehrave te botes ne vendin tim.
    Nuk e pranoj kete politike “punesimi”.
    C’eshte ky punesim qe nuk pastron Shqiperine,por riciklon plehrat e botes ne nje territor aq te kufizuar sa c’eshte siperfaqja e Shqiperise ??????????????????????????????????????????????????

  2. tomi says:

    Plehrat do miratojne ligjin e plehrave. Prete ne bese nje popull te tere qelbesira, sepse medemek gjerat paskan ndryshuar.

  3. ble-ta says:

    Për politikanët: Nënën krejt juve majmunëve që me lehtësi e zotëroni mjerimin që e quajmë shtet!
    Martina Mlinareviq Sopta është kroate. Shkrimin e saj të fundit, kundër politikanëve të korruptuar dhe me mendësi kriminale – që ka nxitur reagime të mëdha në mediat e Ballkanit – Telegrafi ua sjell të plotë më poshtë.
    Kur titujt e djeshëm të portaleve ta hanë shpirtin, të rrëqethin, e të sjellin turbullira të padurueshme në bark, e edhe pagjumësi.
    Kur shëmtia e përditshme e realitetit të këtij shteti kalon në një pikë kritike, si llum i lodhur lumi, e ku neveria përballë të jetuarit në këtë kaos për herë të parë kalon në një pasiguri të parehatshme, dhe të vështirë, në diçka që kemi menduar se kurrë më nuk do të përsëritet në jetët tona.
    Kur gjëra kolosale deklarojnë minjtë hipokritë, duke apeluar rrejshëm që të mos eskalojë situata; minj që m… e zinë çdo ditë të re, sepse vetëm m… i mban në sipërfaqe; minj që këtë m… në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e kanë shikuar nga strehët e sigurta, me prapanicat e tyre të mbrojtura mirë, derisa njerëzit kanë gjakosur që ata sot paturpësisht të dh… Edhe në jetë, edhe tek njerëzit. Ata që në vitet e nëntëdhjeta kanë fshehur edhe veten e edhe fëmijët e tyre, e sot në luftë i nxisin të njëjtët budallenj që atë kohë mbetën pa fëmijë, pa arsye, pa gjymtyrë.
    Me lehtësi e kanë marrë këtë mjerim që ndonjëherë e quajmë shtet. Me lehtësi e kanë marrë korrupsionin, nepotizmin, varfërinë, hajninë, reketin dhe lypsarinë. Nënën krejt juve. Këtë herë caktojani armët familjeve tuaja dhe dërgojini ata që të mbrojnë idetë e juaja të sëmura.
    Sillni fëmijët tuaj nga kolegjet prestigjioze të botës dhe hiqini nga kolltukët e bordeve drejtuese të firmave të shtetit, e në duart e tyre vendosini kallashnikovët që ata të vdesin për budallallëqet për të cilat ëndërroni.
    Q… e largohuni nga babai im që mezi e ka arritur pensionin me duar të plasaritura e me shpirt të lënduar, sepse asgjë tjetër në jetë nuk ka marrë pos lythave kur ju keni kontrabanduar në emër të interesave nacionale e për xhepat tuaj.
    Q… dhe ikni nga të gjithë prindërit tjerë që mezi e shtyjnë jetën nga i pari te i pari tjetër, që fëmijët të mos e ndjejnë barrën e të qënit nën kontrollin tuaj, teksa bijtë e juaj me makina të shtrenjta vozitin yjet e dhjamosura.
    Q… dhe ikni nga rinia që në mënyrë masive regjistrojnë Shkollën e Mjekësisë vetëm që të mund të pastrojnë e të bëjnë masazh për pleqtë gjermanë, duke lënë gjyshet dhe gjyshërit me lot në sy, derisa gjyshet tuaja, vjehrrat, xhaxhallarët, dajtë dhe dhëndurët me letra bëhen pronarë të ndërtesave më luksoze, sepse dokumentet e juaja të pronësisë nuk mund të përballin tërë atë kriminalitet.
    Nuk ka me shku gjatë kështu, o ju majmunë.
    Më shumë mend këtë herë për ju, o popull labil.
    Le të jetë patriotizmi i vetëm i joni – kulmi mbi kokë të secilit.
    Mikrokozmosi ynë individual le të jetë fushëbeteja e vetme që duhet mbrojtur.
    Le të jetë familja atdheu dhe flamuri i vetëm ndaj të cilit duhet të lutemi. E vetmja luftë për të cilën duhet luftuar le të jetë për më shumë puthje të fëmijëve tanë. Dhe, i vetmi përshkallëzim e çrregullim të ndodh në shtrat me personin e dashur.
    E ata le të mbyten. Ndoshta këtë herë të dytë do të kenë më shumë fat. /Telegrafi/

  4. ble-ta says:

    Cfare ka ndryshuar more Besnik i mjeri ti. Qe ne 2004 kur e nisi Nano, e me vone Saliu kete pisllek ishe nga te paktet qe dole kunder dhe e argumentove kete. Cfare eshte permiresuar ne dogana more te rafte nje pike ty me gjithe cke rrotull! Kaq vemje dhe krimba gjirizesh jeni sa per nje vend ne liste per deputete beheni kriminele per shqiptaret. Por cfare i keni bere ketij populli i pagofshi ne femijet tuaj!
    Ju jeni te zote vetem qe te vidhni, te shisni e shkaterroni vendin,ai psikopati do mbaje fjalen duke hapur vende pune -qe jane vrasje per gjithe shqiptaret. Nuk besoj se vjen nga injoranca se ti more zoteri je kimist dhe e di shume mire se cfare jane dioksinat dhe furanet qe do shkarkohen ne ajrin qe do thithin shqiptaret ( pjesa dermuese e rinise eshte ne Tirane, ( edhe Elbasani njesoj).
    Mbetjet e mbetjeve jane te rezokshme qe do i mbeten brezit qe vjen. Por esat Toptanet kene vetem nje qellim-bythen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje