Duket në pamje të parë si një mungesë korrektese mosthirrja e ish-deputetit në mbledhjen e kryesiosë socialiste, por në të vërtetë kjo është një mbledhje periodike dhe anëtarët e këtij forumi duhet të jenë në mbledhje, nuk ka nevojë për ftesa nominale.
Ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk ishte pjesë e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk ishte vënë në dijeni për mbledhjen.
I pyetur për ‘News24’, Kokëdhima theksoi se: “Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”. Mësohet se Kryesia e PS u mblodh në orën 18:00 për të diskutuar projektligjet që do të dërgohen në Kuvend ditën e enjte.
Ndërkohë, e pyetur dhe zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali, theksoi se kjo eshte nje mbledhje periodike dhe njoftimet bëhen nga kryetari. “Takimi i sotëm në orën 18:00 është një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS. Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, tha Spiropali për ‘BalkanËeb’.
Pas heqjes së mandatit si deputet, Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë mes tij dhe kryeministrit Rama. Në seancën plenare pritet të diskutohen ligjet për reformën në drejtësi, pr/ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, dhe ligji për kamerat e sigurisë.
Ja se e sqaron kjo hajdutja e doganave kete ceshtje.
mire ta bene o koco legeni mire ta bene… kur te degjeneron edhe xhepistja spiropalui mire ta bene.
E mo boll ju, hajdutja hajdutja. Ke te vertetuar gje, po’ paté ik coje ne prokurori dhe boll i dhate gojes per te njollosur kedo qe ju del para